Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll në prani të Komisionit të Garave, përfaqësuesve të klubeve dhe mediave.
Llapi do të përballet me Drenicën, me të dyja ekipet që do luftojnë për kualifikimin e madh. Prishtina sfidon Dritën, në një tjetër duel interesant.