• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BIRN: PD mbyll primaret, fitojnë drejtuesit lokalë dhe deputetët

16:57 : 03/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike në opozitë përmbylli të hënën procesin e “Primareve”, një votim për renditjen e kandidatëve për deputetë me vota nga anëtarësia. Në një njoftim për shtyp, PD tha se në primare morën pjesë rreth 51 mijë anëtarë. Ndërkohë, rezultatet e tre qendrave të votimit, dy në Tiranë dhe një në Vlorë, u shpallën të pavlefshme për shkak të parregullsive.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha në një konferencë për shtyp se procesi ishte demokratik dhe e cilësoi pjesëmarrjen si më të madhen pas vitit 2013. Ndryshe nga primaret e kaluara dhe votime të ngjashme brenda PD-së, ky proces u duk më i qetë dhe pa shumë kontestime, megjithëse Berisha pranoi se shumë anëtarë mbetën pa votuar për shkak të problemeve teknike.

“Proces të përsosur nuk ka dhe nuk mund të ketë, por kërkoj ndjesë të gjithë atyre që u paraqitën për të votuar dhe nuk votuan dot për shkak të listës apo mungesës së dokumentit. U kërkoj shumë ndjesë dhe mendoj se PD do të bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë,” tha Berisha.

Sipas rregullores së brendshme të PD-së, renditja në primare është vetëm një prej elementëve që do të merret në konsideratë në listat përfundimtare të kandidatëve nga PD, ndërsa vend në lista do u jepen edhe aleatëve dhe drejtuesve që nuk janë pjesë e primareve. Rregullorja ia lë në dorë listën kryesisë së PD-së e cila përpos renditjes në “Primare” merr parasysh edhe elementë subjektiv, përfshi; aktiviteti dhe kontributi politik për Partinë Demokratike apo angazhimin në mbrojtje të vlerave dhe kauzave opozitare apo edhe kontributin në regjistrimin e votuesve nga diaspora.

Kreu i PD-së e bëri të qartë se renditja në këtë garë nuk ishte përfundimtare. “Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta. I sigurtë të jetë, që ai që merr më shumë vota do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë̈. Por pa diskutim në përpunimin e listave të mbyllura ky është një nga kriteret kryesore”, tha Berisha. Ai nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes në lista edhe të personave që nuk morën pjesë në garë edhe pse tha se kjo ishte e vështirë.

Lexo edhe:

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

Për shkak të sistemit, i cili favorizon kandidatët e listuar në lista të mbyllura nga partia politike, drejtuesit e partive kryesore politike në vend janë përcaktues në shanset për të hyrë në Kuvend. Ndërkohë renditja në listën e hapur nuk e garanton një vend deputeti pavarësisht numrit të votave që mund të marrë kandidati.

Rezultatet e publikuara të hënën nuk u panë shumë surpriza. Drejtues lokalë të PD-së në qytete dhe në qendër, deputetë dhe persona aktivë në media morën shumicën e votave. Në Tiranë në krye të listës u rendit Hysen Kadiu, drejtues lokal në Kavajë dhe pas tij Klevis Balliu, shef i organizimit në PD, Grigels Muçollari anëtarë i kryesisë dhe Jorida Tabaku deputete. Në Tiranë u kualifikuan mbi kufirin minimal prej 144 votash 26 kandidatë, përfshi ish-deputetin e larguar dhe rikthyer në PD, Myslim Murrizi.

Në Durrës Igli Cara, ish-deputet dhe ish-drejtues lokal i PD-së mori numrin më të madh të votave, ndërkohë në 13 kandidatët e kualifikuar, me mbi 130 vota, i 12-dhjeti u rendit ish-prokurori Arjan Ndoja i shkarkuar nga vetingun me akuza për lidhje me persona të përfshirë në krim. Një tjetër ish-personazh i drejtësisë, i larguar me dorëheqje gjatë procesit të vetingut ndaj tij, ish-gjyqtari Gjin Gjoni, rezultoi më i votuari në qarkun e Lezhës.

Në Elbasan deputetët e përfshirë në garë siguruan të gjithë një vend mbi kuotën minimale që në këtë qark ishte 164 vota. Deputeti i Peqinit Dashnor Sula u rëndit i pari në këtë qark, i ndjekur nga drejtuesi i opozitës në Këshillin Bashkiak Blendi Himçi. Në Fier mes 22 kandidatëve vetëm 7 e kaluan pragun minimal të votave. Rezultate të ngjashme u panë edhe në qarqet e tjera, ndërsa në lista fituese janë renditur edhe mjaft figura të panjohura.

Procesi i caktimit të kandidatëve për në zgjedhjet parlamentare është shoqëruar gjithmonë me polemika në vend, ndërsa pavarësisht përfshirjes së anëtarësisë dhe votimit, vendimmarrja u mbetet në dorë kryetarëve të partive politike./ BIRN

Etiketa: Berishaprimare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

20:43 : 27/05/2026
AKTUALITET

Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan

19:00 : 23/05/2026
AKTUALITET

Berisha në QSUT, paralajmëron drejtuesit e policisë për terrorin në protestë

22:48 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën se kanë frikë nga Rama

20:49 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha paralajmëron Ramën: Fundi yt do të jetë para gjykatës

20:36 : 17/04/2026
Para

Dikur i shpëtoi tragjedisë së Mynihut, ish-lojtari i Man.United fiton shumën e madhe në lotari

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom