• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Britania, Franca dhe Ukraina do punojnë për një plan paqeje, do t’i paraqitet SHBA-së

16:07 : 02/03/2025
në BOTA

Britania, Franca dhe Ukraina kanë rënë dakord të punojnë për një plan armëpushimi, që do t’i paraqitet Uashingtonit, tha të dielën Kryeministri britanik Keir Starmer, ndërsa organizon një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve evropianë për të diskutuar dhënien fund të luftës.

Kritikat e Presidentit Donald Trump ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë të premten kanë hedhur hije mbi takimin e nivelit të lartë në Londër, por Kryeministri Starmer tha se vazhdon të jetë i përqendruar që takimi sotëm të shërbejë si një urë lidhëse për rikthimin e bisedimeve të paqes.

Ai tha se do të shfrytëzonte krisjen në negociata si një mundësi për t’u angazhuar përsëri me udhëheqësit Trump, Zelenskyy dhe Macron, në vend që të “përforconte retorikën”.

“Tani kemi rënë dakord që Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Francën dhe ndoshta një ose dy vende të tjera, të punojnë me Ukrainën mbi një plan për të ndalur luftimet, dhe më pas do ta diskutojmë atë plan me Shtetet e Bashkuara”, tha Kryeministri Starmer për televizionin BBC.

Që nga e premtja, Kryeministri Starmer dhe Presidenti Macron kanë biseduar dy herë në telefon me Presidentin Trump.

Lexo edhe:

Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë

Ukraina tërhiqet nga traktati që ndalon minat tokësore kundër personit

Takimi i së dielës, një hap i rëndësishëm

Takimi i Londrës ka marrë një rëndësi më të madhe në përpjekjet për mbrojtjen e Ukrainës dhe kontinentit.

Takimi i nivelit të lartë ka të ngjarë të përfshijë bisedime për krijimin e një force ushtarake evropiane që do të dërgohet në Ukrainë për të mbështetur një armëpushim të mundshëm.

Kryeministri Starmer tha se ai nuk i beson Presidentit rus Vladimir Putin, por i beson Presidentit Trump.

“A i besoj Donald Trumpit kur thotë se dëshiron paqe të qëndrueshme? Përgjigja për këtë është po”, tha ai.

Kryeministri Starmer tha se ka “diskutime intensive” për të marrë një garanci sigurie nga Uashingtoni, si një nga tre elementët për një paqe të qëndrueshme.

“Nëse do të ketë një marrëveshje, nëse do të ketë një ndalim të luftimeve, atëherë ajo marrëveshje duhet të mbrohet, sepse më e keqja e mundshme do të ishte një ndërprerje e përkohshme e luftimeve dhe më pas [Presidenti rus Vladimir] Putini të kthehej përsëri”, tha zoti Starmer.

“Kjo ka ndodhur në të kaluarën, mendoj se është një rrezik real, dhe kjo është arsyeja pse duhet të sigurohemi që nëse do të ketë një marrëveshje, ajo të jetë e qëndrueshme, jo një pauzë e përkohshme”, shtoi ai.

Takimi i nivelit të lartë në Lancaster House, një rezidencë elegante 200-vjeçare pranë Pallatit Buckingham, pason një fushatë takimesh javën e kaluar për t’u angazhuar me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe për ta vendosur Ukrainën në qendër të negociatave.

Takimi i nivelit të lartë do të përfshijë gjithashtu udhëheqës nga Franca, Gjermania, Danimarka, Italia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Spanja, Kanadaja, Finlanda, Suedia, Republika Çeke dhe Rumania. Në takim marrin pjesë gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, shefi i politikës së jashtme turke dhe presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian./VOA

Etiketa: armepushimBritaniaFrancaluftepaqejepunojneuashingtoniukraina

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë

10:03 : 16/07/2025
BOTA

Ukraina tërhiqet nga traktati që ndalon minat tokësore kundër personit

20:29 : 15/07/2025
BOTA

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

08:23 : 15/07/2025
BOTA

Trump i jep 50 ditë afat Rusisë për paqe me Ukrainën

21:54 : 14/07/2025
BOTA

Lufta/ Zelensky dhe i dërguari i SHBA-së bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

15:48 : 14/07/2025
BOTA

Të paktën 67 fëmijë kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023

08:10 : 13/07/2025
Para

Ernest Gjoka pas fitores së Skënderbeut: Do ishte zhgënjim nëse nuk arrijmë mbijetesën

TË GJITHA

Irani përjashton bisedimet bërthamore me SHBA-në

13:04 : 16/07/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha

13:03 : 16/07/2025

Gjendet një trup i pajetë në Elbasan, zona përreth e djegur

12:54 : 16/07/2025

FOTO/ Arjola Demiri po shijon pushimet, pozon me bikini

12:45 : 16/07/2025

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

12:27 : 16/07/2025

Emërohet drejtori i burgut të Peqinit dhe Elbasanit/ Kontrolle blic në burgje

12:26 : 16/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

12:11 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com