• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krimi zgjedhor/ Rama i kërkon SPAK t’i vërë kapak

18:03 : 20/02/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Armand Shkullaku:

Tingëllon e pabesueshme, por Edi Rama, që ditët e fundit nuk ka qenë hiç mirë, e bëri edhe këtë. Gjatë monologut të tij të mëngjeseve, me të njëjtin t- shirt të zi, kryeministri i vendit i kërkoi SPAK-ut në mënyrë urdhëruese dhe shantazhuese që të mos hetojë krimin elektoral gjatë kësaj periudhe parazgjedhore.

“Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektorale. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet kurrën e kurrës të kthehemi në kohërat e errëta se kush merret me politikë të survejohet”. Në fakt, kjo deklaratë ishte lajthitja e vërtetë e kryeministrit, i cili me zë dhe figurë urdhëron një pushtet të pavarur të mos kontrollojë patronazhistët, ministrat, deputetët, drejtorët, sekserët, biznesmenët dhe fort të dashurit kriminelë, të cilët i mobilizon sa herë ka zgjedhje për të deformuar votën e shqiptarëve. Madje, nën ankthin se kjo edhe mund të ndodhë, Rama mbërriti edhe në një definicion të rrallë se hetimi i krimit zgjedhor na qenka siç tha ai “ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre”. Përkufizim më interesant se ky për të lejuar partinë në pushtet të përsërisë masakrat elektorale, nuk mund të ketë.

Me fjalë të tjera kryeministri po i kërkon SPAK, të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri më sot. Të mbyllë sytë përpara bandave, që përgjimet e dëshmuan qartë se si bënin vota për organizatën e Rilindjes dhe më pas shpërbleheshin me tendera. Të mos hetojë ata punonjës shtetërorë që dalin për të blerë vota, tashmë me çanta edhe në vendet fqinje. Të mos survejojë zyrtarët e policisë ndërsa vihen në rresht për t’i shërbyer qeverisë. Të mos përgjojë drejtorët e pesëdërave rilindase ndërsa paratë e buxhetit i shndërrojnë në vota të trafikuara. Domethënë ta lënë të qetë Edi Ramën që edhe këto zgjedhje t’i zgjidhë siç di ai.

Nëse ka patur një akuzë të fortë dhe të qëndrueshme mbi atë se drejtësinë e re e kontrollon Edi Rama, ka qenë pikërisht tolerimi i qëllimshëm i krimit elektoral që mban në këmbë regjimin e Rilindjes. Bashkë me korrupsionin e tenderave e konçensioneve, që deri më tani nuk është prekur ende nga SPAK, ato kanë qenë dy shtyllat e devizës: vjedhim Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhim vota për të vjedhur Shqipërinë. Mirëpo, deri më sot, nuk ishte parë e dëgjuar që këtë shërbim të paçmueshëm, kryeministri t’ua kërkonte botërisht, hapur dhe me urdhër djelmoshave të SPAK.

Nënteksti i urdhërit të Ramës për të mos ndërhyrë në “të drejtat politike” të Rilindjes ishte tepër i qartë. SPAK ka leje për të survejuar dhe burgosur fjala vjen Fredi Belerin dy ditë para zgjedhjeve, për të përgjuar përfaqësuesit dhe aktivistët e opozitës si në zgjdhjet e 2021-it, për të mos intimiduar bandat e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit etj, kur janë duke bërë vota për Rilindjen siç na tregoi encrochat, për të ndjekur e mbyllur në qeli drejtues të opozitës që të mos kenë mundësi të dalin në fushatë… Pooor SPAK nuk mund të ketë leje asesi të survejojë apo hetojë partinë në pushtet. Kjo Edi Ramës i duket lajthitje dhe për herë të parë goja i foli atë që kishte në shpirt.

Lexo edhe:

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

Gazetari: Deputetët e zgjedhur nga bandat me bekimin e qeverisë Rama

E përveç urdhërit të hapur, pa doreza, për të mos guxuar të hetohet organizata e tij gjatë “veprimtarisë” elektorale, në shfryrjen e kryeministrit përpara kompjuterit ndihej edhe një si “lutje” për SPAK: më lini të marr aq mandate sa dua që më pas t’ua rregulloj, me votën e mazhorancës dhe platformën e Fatmir Xhafës, standartet e drejtësisë që duam.

Nëse mesazhi i Edi Ramës sot për SPAK ishte i qartë, motivi se përse u detyrua ta bëjë diçka të tillë hapur dhe gati dhunshëm nuk është aq i lehtë për t’u kuptuar. Disa e lidhin me një gjendje të rënduar psikologjike pas zgjedhjeve në SHBA dhe perspektivës së zezë për t’iu afruar Shtëpisë së Bardhë. Di

në zemër ndonjë zyrtari të frikësuar apo banditi të zhgënjyer që të jenë të qetë se nuk do të survejohen.  Dhe nëse kësaj i shtohet dhe paranoja se pas “ngrirjes” së ambasadës së SHBA në Tiranë, dikush tjetër veç atij mund të fusë duart në SPAK, ankthi i pasigurisë bëhet më i fortë.

Një pasiguri që për Edi Ramën shndërrohet në tmerr vetëm nga një pyetje që mund t’i kalojë qoftë edhe kalimthi në kokë: po sikur t’i humbas zgjedhjet, çfarë do të bëhet me mua? Dhe mjafton përgjigja e imagjinuar, që frika të dominojë arsyen dhe, me sytë që xhirojnë 360 gradë, të urdhërosh botërisht drejtësinë: mos guxoni të më hetoni në fushatë! Ndoshta ky është kryeministri i parë në botë që kërkon hapur të shpallet i paprekshëm, veçanërisht përpara zgjedhjeve.

Etiketa: opinionqeveriaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Deputetët e zgjedhur nga bandat me bekimin e qeverisë Rama

17:56 : 26/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

15:16 : 26/06/2025
AKTUALITET

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

14:23 : 26/06/2025
BOTA

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

13:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kërkon lirinë/ Zbardhen argumentet e Metës në GJKKO: S’kam asnjë lidhje me pagesat për lobimin

12:58 : 26/06/2025
Para

Krujë - Punëtori humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, arrestohet pronari i banesës

TË GJITHA

Ismajli në udhëkryq për të ardhmen, mbrojtësit i del emri te një tjetër klub italian

18:39 : 26/06/2025

Kapet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador, “Fito” gjendet në një bunker nëntokësor

18:36 : 26/06/2025

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025

Frikë nga lufta, Shqipëria armatoset deri në dhëmbë – presioni i NATO-s rritet, vendit i kërkohet trefishim i buxhetit ushtarak!

18:24 : 26/06/2025

Gjyqtarët pezullojnë ndalimet, 43 emigrantë kthehen nga Shqipëria në Itali

18:21 : 26/06/2025

Dinamo kërkon miliona euro, për Zabërgjan del në skenë klubi “dorëlëshuar”

18:18 : 26/06/2025

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

18:01 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com