• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të dolën të gjithë hajdutë? Rama: Duhen prova, vetëm 2 nga 60 ministra më janë dënuar

11:36 : 17/02/2025
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Edi Rama, gjatë përgjigjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, ka konfirmuar edhe një herë se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen, pavarësisht numrit të lartë të ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve që po i shkojnë në burg.

Ai deklaroi se në 60 ministrave gjatë këtyre viteve, vetëm dy i janë dënuar Lefter Koka dhe Saimir Tahiri, njërin e ka nën hetim, Ilir Beqaj dhe një tjetër në arrati Arben Ahmetaj.

Rama tha se që të jesh hajdut duhet të dënohesh me prova, teksa theksoi edhe një herë se sipas ligjit, përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive.

Edi Rama: Le t’i marrim pak me radhë i dashur Fredi, e para populli besimin e tregon me votë dhe qëkur erdha unë deri me sot, ma ka dhënë besimin 9 herë. Të siguroj që ma jap përsëri në 11 Maj, për të dhjetën herë dhe me rezultatin më të mirë nga të 10-ta herët. Pse e kam unë këtë bindje? E kam këtë bindje pikërisht sepse populli nuk mendon si ti, që unë duhet të jap dorëheqjen pse udhëhoqa pavarësimin e drejtësisë dhe i hapa rrugën goditjeve në nivele te larta, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë viti 1912 e deri kur me partinë socialiste udhëhoqëm e realizuam reformën në drejtësi. Sepse populli priste pikërisht këtë nga reforma ne drejtësi, fundin e pa ndëshkueshmerisë, të një drejtësie ku ligji kishte fuqi vetëm mbi më të dobëtit.

Me dolën te gjithë hajdutë? Eh jo, këtu janë disa gjëra që duhet vërtetë t’i sqarojmë. E para në tre mandate unë kam pasur nja 60 ministra dhe deri më tani dy ministra të mandatit të parë janë dënuar, njeri mbahet ne paraburgim edhe pse mund të ndiqej në gjendje të lirë, po nuk është dënuar dhe një tjetër, ish-zëvendëskryeministri ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë.

Lexo edhe:

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

Nga një anë këto janë pasqyrë e vullnetit tonë të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë të bëjë punën e saj të pavarur, e ji i bindur se pa këtë vullnet kjo nuk ndodhte kurrë. Nga ana tjetër, me ligj e me zakonin e vjetër shqiptar hajdut quhet dikush qe dënohet me prova, jo dikush qe dënohet dhe lincohet me gurë në Pazar pa prova. E njëjta logjike vlen edhe për nja 250 kryetarë bashkie dhe deputetë gjatë këtyre viteve. Disa te dënuar po, e vërtete, por te thuash të dolën ë gjithë hajdutë është thjeshtë ti bashkoheshi korit të blegërish si kopeja politiko – mediatike.

Tani vijmë tek përgjegjësia. Mësoje nga unë se jeta është e gjatë dhe mund të të duhet. Edhe në një familje, lëre pastaj ne një organizate, kompani, parti a shtet të terë, përgjegjesia e shkeljes se ligjit nuk është kolektive, po është individuale. Ndërsa moralisht familja, organizata, partia apo vetë qeveria, mbajnë përgjegjësi për si reagojnë ndaj rastit kur dikush nga njerëzit e tyre shkelin ligjin. Deri para se të bëhej Reforma në Drejtësi, reagimi ishte marrja ne mbrojtje dhe pengimi me çdo mjet i drejtësisë. Ata qe duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh, përballë nesh, me përbetimin publik se në 11 maj po u dhatë votën do reagojnë duke e shkrire fare Spakun.

Ndërsa ne mbetemi te palëkundur në mbështetje të drejtësisë se re dhe reagimi ynë është drejtësia të bëjë punën e vet në pavarësi të plotë dhe në nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi, për rastin konkret, por tanimë duhet ngremë zërin për standardet demokratike të proceseve. Sepse pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit për herë te parë në histori, ndërsa drejtësia evropiane që duam për Shqipërinë 2030 është një drejtësi, ku pavarësia nuk kthehet në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e te drejtave të çdo individi. Pavarësi, profesionalizem dhe garanci kushtetuese e ligjore për çdokënd qe hetohet e gjykohet, po kurrësesi nuk duhet te poshtërohet në pazar e te merret peng pa gjyq. Historia na i mëson te gjitha, mjafton te duam te mësojmë.

Etiketa: drejtesiaEdi RamahajduteMINISTRAprovaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr leje për të vizituar nënën e sëmurë

11:39 : 07/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

11:18 : 07/08/2025
Para

Koncesionet e shëndetësisë, KLSH: Autoritetet të rishikojnë kushtet e kontratës

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com