• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gafat e Ramës tek postimi i krahasimit të Berishës me “bufin e kënetës”

20:25 : 14/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ashtu siç e kemi parë edhe në zgjedhjet e kaluara, sa më shumë që afron data e votimeve, Edi Rama shpik nofka dhe etikemi denigruese për kundërshtarët e tij politik.

E këtë fushatë, Rama për t’iu drejtuar Berishës përdor etiketimin “bufi i kënetës”, duke harruar “non gratën”, e cila duket se me rikthimin e Donald Trump në pushtet në amerikën, duket i papërshtatshëm për të dalë prej gojës së tij.

Ditën e sotme, Edi Rama i pari, pas tij “copy paste” edhe Belinda Balluku, publikuan në rrjetet sociale një video bardhezi, duke pretenduar se në të shfaqej “bufi i kënetës”, teksa krahas videos jepnin edhe përshkrimin me të ligat që na vijnë nga ky shpend.

“BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit.” – shkruan Rama.

Por, lidhur me këtë video të publikuar nga Rama, ka ardhur një reagim nga Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, e cila kap “gafat” e kryeministrit dhe shprehet se informacioni që i është dhënë Ramës për të bërë atë postim është krejtësisht i gabuar.

Lexo edhe:

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

Sipas këtij Forumi, “bufi i kënetës” nuk ekziston në Shqipëri, teksa në pamjet e publikuara nga Edi Rama është një kukuvajkë, e njohur me emrin shkecor si “Athene noctua”.

Ndryshe nga postimi që i kishte bërë Rama, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shprehet se ky shpend është shumë i dobishëm për mjedisin dhe se nuk përmendet si një specie plaçkitëse, e aq më shumë ndaj shpendëve shtepiake.

Më tej thuhet se nëse nuk do të kishte kukuvajaka, popullata e brejtësve urbanë do të rritej në nivele të tilla që do të bëhej kërcënuese për shëndetin dhe jetën e njerëve. Gjithashtu, theksohet se nuk ka asnjë studim shkencor që të vërtetojë se kukuvajka është një shpend që grumbullon pesticide apo toksina dhe aq më shumë të jetë armiqësor dhe helmues ndaj diversitetit.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shkruan se nëse nuk do të ekzistonin kukuvajkat, vendin tonë do ta kishin mbytur minjtë.

Nuk mungon as ironia ndaj Ramës, ku shkruan se ka shpërndarë informacion të gabuar për shkak të mungesës së specialistëve në administratë.

Reagimi i plotë i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore:

Nje shpjegim per “Bufin e Kenetes” dhe nje keshille per z.Kryeminister

Ne postimin e sotem mjaft domethenes te Kryeministrit, si nje alegori politike permendej nje shpend i quajtur “Bufi i kenetes” si nje specie negative dhe e demshme per mjedisin. Duke u konsultuar me specialistet e fushes, deshirojme te keshillojme z. Kryeminister se:

– Sipas literatures se botuar ne Udhezuesin “Shpendet e Shqiperise” mund te themi se specia me emrin “Bufi i Kenetes nuk ekziston ne Shqiperi.

Foto e postimit ne fakt eshte Kukuvajka apo e njohur ne emrin shkencor si (Athene noctua) apo ne anglisht Little Owl.

Ky shpend eshte mjaft i perhapur ne zonat rurale te Shqiperise dhe eshte shume i dobishem per mjedisin pasi ushqehet me zvarranike dhe minj. Nuk permendet si nje specie plackitese aq me shume ndaj shpendeve shtepiake. Sipas studimeve shkencore ka një rol kyç në ruajtjen e balancës së popullatave të brejtësve, kryesisht minjve, të cilët janë vektorë të transmetimit të shumë sëmundjeve.

Nëse nuk do të kishte kukuvajaka, popullata e brejtësve urbanë do të rritej në nivele të tilla që do të bëhej kërcënuese për shëndetin dhe jetën e njerëve. Nuk ka asnje studim shkencor qe te vertetoje se Kukuvajka eshte nje shpend qe grumbullon pesticide apo toksina dhe aq me shume te jete armiqesor dhe helmues ndaj diversitetit. Perkundrazi Z. kryeminister nese Kukuvajka nuk do ekzistonte ne Shqiperi do na kishin mbytur minjte.

– Duke shprehur konsideraten tone per interesimin e Z Kryeminister ndaj mjedisit mund te themi se si rezultat i mungeses se specialisteve ne administrate, informacioni i dhene eshte teresisht i gabuar. Aq me shume kur mendon se shqiptaret taksapagues kontribuojne per mbajtjen ne kembe te Ministrise se Mjedisit, e cila nuk mundet te jape dot nje informacion te sakte Kryeministrit te vendit edhe per nje Kukuvajke.

P.S . Sipas specialisteve te fushes britma e shpendit ne videon e postuar te KM nuk eshte zeri i Kukuvajkes, por i nje shpendi tjeter.

Me poshte po publikojme listen e Bufeve dhe kukuvajkave qe jane identifikuar ne territorin shqiptar: bufi i madh, bufi veshgjatë, bufi veshshkurtër, bufi i vogël, bufi i dëborës, kukuvajka e uraleve, kukuvajka e pyjeve, kukuvajka kokëmadhe, kukuvajka mjekroshe.

Etiketa: bufi i kënetësEdi RamaForumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë KulturoregafatkukuvajkaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

14:35 : 12/08/2025
AKTUALITET

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

19:34 : 11/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret

18:32 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kush janë këta “borgjezët gjakpirës” në Shqipëri?

17:18 : 11/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal

13:30 : 11/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore për ndërprerjen e sinjalit të News24

13:10 : 11/08/2025
Para

“S’mund të fitoni duke arrestuar kundërshtarët”/ Deklarata e JD Vance, Berisha: I shkon Ramës

TË GJITHA

Drejtësia e re me “gabime” trashanike; KLGj-ja anulon tenderin 1.7 mln euro, dokumentet të pasakta

08:45 : 13/08/2025

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

08:33 : 13/08/2025

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

08:20 : 13/08/2025

Dyshohen 2 viktima nga zjarri në Elbasan, dhjetëra banesa të shkrumbuara

08:14 : 13/08/2025

Temperatura përvëluese, ja sa pritet të shënojë termometri ditën e sotme

08:06 : 13/08/2025

Këmbimi valutor 13 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:05 : 13/08/2025

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat (VIDEO)

23:15 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com