• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Osmani bisedon me Sorensenin për pritshmëritë nga dialogu i Brukselit

14:24 : 14/02/2025
në RAJONI

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të premten se ka biseduar me të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, në lidhje me pritshmëritë nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Në takimin e saj të parë me Sorensenin, të zhvilluar në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Osmani tha se bisedoi me të edhe për zhvillimet e fundit në vend.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, shkroi Osmani në X.

Peter Sorensen, nga Danimarka, e nisi zyrtarisht punën më 1 shkurt, duke e pasur Mirosllav Lajçakun.

Lexo edhe:

Osmani takon kongresistet amerikane: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

Defender Europë 2025/ Presidentja Osmani: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO

Osmani, përfshirë liderë të tjerë kosovarë si kryeministri Albin Kurti, e kanë kritikuar në të kaluarën Lajçakun për qasje të pabarabartë në dialog dhe për rreshtim, me raste, kah Serbia.

Gjatë mandatit gati pesëvjeçar Lajçakut, në fillim të vitit 2023 Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja, e cila nuk është nënshkruar, është ligjërisht e detyrueshme për palët, ka thënë blloku, i cili i ka akuzuar Kosovën dhe Serbinë për mosnisjen e zbatimit të paktit.

Edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka thënë është duke dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj paralajmëroi se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me Sorensenin, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje.

Sorensen tha të enjten se në dy ditët e fundit ka biseduar në Paris dhe Berlin për mënyrat se si mund të avancojë procesi i dialogut.

“Mirënjohës për mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e mia”, shkroi Sorensen në X, ku postoi edhe fotografi me zyrtarë të të dyja shteteve.

Nuk është e qartë se kur mund ta mbajë takimin e parë Sorensen në kuadër të dialogut, duke qenë se Kosova mbajti zgjedhje më 9 shkurt dhe pritet ta formojë qeverinë e re, ndërsa Serbia përballet me paqartësi politike pas dorëheqjes së kryeministrit.

Kallas tha se po pret derisa Kosova të formojë qeveri të re, për të “parë se si të vazhdojmë tutje”.

Sorensen, për dallim nga paraardhësi i tij, do të merret vetëm me dialogun ndërmjet dy vendeve fqinje, e jo edhe me çështje rajonale të Ballkanit.

Emërimi i Sorensenit është parë si pozitiv, duke qenë se 57-vjeçari e njeh rajonin. Diplomat prej shumë vitesh, ai ishte angazhuar në Kosovë, në kuadër të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si dhe në role tjera, në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas njohësve të politikës, ai nuk ka nevojë që të informohet paraprakisht për njerëzit apo faktet historike të rajonit, sepse tashmë ka pasur mundësinë ta krijojë një pasqyrë nga afër.

Një tjetër argument që është përmendur si pozitiv nga zyrtarët në Prishtinë është se ai është nga Danimarka, vend që njeh shtetësinë e Kosovës, dhe se do të ketë qasje të barabartë në dialog.

Kosova dhe Serbia dialogojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që nga viti 2011./REL

Etiketa: Dialogu Kosovë – SerbiPeter Sorensenvjosa osmani

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani takon kongresistet amerikane: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

19:55 : 30/05/2025
RAJONI

Defender Europë 2025/ Presidentja Osmani: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO

21:01 : 29/05/2025
RAJONI

“Janë nis me të vra…”/ Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

15:28 : 26/05/2025
RAJONI

Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

19:49 : 19/05/2025
RAJONI

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

15:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Vjosa Osmani mesazh BE-së: Po i hapni derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

11:15 : 16/05/2025
Para

“Kam dikë jashtë, më lër rehat”, Gjesti e injoron totalisht, Egli nuk i ndahet dhe shpërthen në lot

TË GJITHA

“Do të të vrasim”/ Rrëfimi i Elinara Shehut: Si i shpëtova përdhunimit nga komshiu, u hodha nga makina

09:58 : 31/05/2025

Nga djepi në zyrë, përvojat e jetës në vendimet e shefave

09:45 : 31/05/2025

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

09:34 : 31/05/2025

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

09:21 : 31/05/2025

Frederik Ndoci eliminohet nga “Ferma VIP”, ja kë zgjodhi si kryefermer

09:11 : 31/05/2025

Kryenegociatori Besnik Bislimi për DW: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

09:01 : 31/05/2025

Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Ishalla i dedikoj shumë gola!

08:46 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com