• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

10 mijë euro “gjobë” pronarit të një lokali, SPAK dërgon në gjyq ish shefin e anti-drogës në Durrës

12:05 : 04/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim ish-shefin e anti-drogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi.

Ky i fundit është marrë i pandehur nga SPAK si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Preçi akuzohet se i ka marrë 10 mijë euro ryshfet pronarit të një lokali striptizmi në qytetin e Durrësit që ta linte të punonte i qetë.

“Në përfundimin e hetimeve ka rezultuar se i pandehuri Gazmir Preçi i ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj. Hetimet e këtij procedimi u kryen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Si ndodhi ngjarja?

Lexo edhe:

SPAK nën hetim 14 zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë dhe një ish-ministër

Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Rasti është denoncuar nga vetë biznesmeni, i cili ka një klub nate në zonën e Urës së Dajlanit, ku ka pretenduar se shefi i trafiqeve dhe antidrogës i kishte kërkuar 20 mijë euro me kusht që mos t’i mbyllte biznesin.

Sipas biznesmenit, Preçi e kishte kërcënuar, pasi sipas tij, në klubin e natës punonin disa persona të pasiguruar. I gjendur nën presion nga zyrtari i policisë, i cili i kishte vendosur gjobë të majme prej 20 mijë eurosh, qytetari vendosi që të denonconte rastin.

Fillimisht ai kishte organizuar disa kontrolle pa asnjë baze dhe kur nuk u gjet asgjë e paligjshme kishte pretendime se biznesi kishte punonjës të pa siguruar, gjë që nuk ishte në kompetencë të tij për ta kontrolluar.

Është rënë dakord që në momentin e parë të jepeshin 10 mijë euro. SPAK dhe AMP ka qenë në dijeni të momentit kur do të jepej kjo shumë si dhe eurot kanë qenë të regjistruara me numër serie, duke e arrestuar në flagrancë.

Pasi prokurori i SPAK dha autorizimin, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore organizoi takimin grackë të qytetarit me shefin e antidrogës Gazmir Preçi. Takimi u organizua në një lokal në zonën e Kinostudios në Tiranë ku qytetari i dorëzoi 10 mijë euro Preçit duke i thënë që për momentin ka vetëm gjysmat e parave.

Menjëherë sapo efektivi mori paratë, kanë ndërhyrë efektivët e AMP-së ku kanë bërë të mundur arrestimin e tij në kushtet e flagrancës.

Në seancat e kaluara gjyqësore, Gazmir Preçi ka mohuar akuzat, teksa treguar edhe versionin e tij të ngjarjes.

“Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lekë brenda zarfit dhe në momentin e arrestimit kam kërkuar që pakoja të hapet në praninë e avokatit, gjë e cila nuk më është mundësuar.” – ka thënë Preçi.

Ai ka deklaruar se ka pasur nën hetim pronarin e lokalit të striptizmit për shkak se dyshohej sipas informacioneve se brenda ambienteve shpërndaheshin lëndë narkotike. Për këtë arsye ka proceduar edhe nipin e pronarit i cili momentalisht ndodhet në burg për lëndë narkotike.

Sa i përket momentit të arrestimit , Gazmir Preçi ka deklaruar se pronari i lokalit e ka marrë disa herë në telefon dhe i ka kërkuar takim.

Ish shefi i anti-drogës së Durrësit ka pretenduar se ka kërkuar takim në zyrën e tij të punë me pronarin, por ai nuk ka pranuar, dhe më pas e kanë lënë të takohen pas pune. Pasi janë takuar në Tiranë, Preçi pretendon se pronari i biznesit i ka shprehur shqetësimin se Policia e ngacmonte shpesh. Ai pretendon se i ka thënë pronarit të lokalit që të mos kryej aktivitet të paligjshëm që ta lënë rehat.

Pasi janë ngritur nga lokali kanë hipur në makinë dhe pasi ka dashur të zbres nga makina sipas pretendimeve të Gazmir Preçit, ai i ka thënë se i ka bërë një zarf dhuratë.

“Të kam taksur një dhuratë!” i ka thënë pronari, sipas dëshmisë së Gazmir Preçit. Ky i fundit nuk e ka pranuar por biznesmeni ia ka futur në xhepin e pasëm ku dhe janë gjetur nga agjentët e AMP-së.

Në  vitin 2021, në kohën kur ka qenë shef krimesh në Mallakastër, Gazmir Preçi figuron të ketë qenë në hetim për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës.

Etiketa: 10 mije eurobiznemsenitGazmir Preçilokalspakstriptizmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK nën hetim 14 zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë dhe një ish-ministër

16:50 : 22/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

09:44 : 22/08/2025
AKTUALITET

SPAK “ngrohet” në diell/ Prokuroria instalon në tarracë “parkun” fotovoltaik 800 mln lekësh

19:27 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim

14:41 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK

09:34 : 21/08/2025
AKTUALITET

Daniel Shima u kthye në shtëpi pas zhdukjes misterioze, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

08:42 : 21/08/2025
Para

SHBA/ Trump shtyn hyrjen në fuqi të tarifave ndaj Meksikës dhe Kanadasë

TË GJITHA

Arrestimi i Pandeli Nakolecit, publikohen pamjet! Ja çfarë iu tha 40-vjeçari policëve grekë

17:57 : 23/08/2025

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, policia jep detaje: Shfaqi probleme shëndetësore në një restorant

17:38 : 23/08/2025

Vr*sja e shqiptares në Greqi, reagon e bija: Do na mungosh shumë

17:31 : 23/08/2025

E mitura shqiptare humbi jetën pasi u mbyt në pishinë, familjarët: U zhduk papritur…

17:13 : 23/08/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji

16:58 : 23/08/2025

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

16:49 : 23/08/2025

Vr*u gruan me th*kë në sy të fëmijëve, arrestohet Pandeli Nakoleci

16:31 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com