• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Beçi: Deklaratat e Ahmetajt, një indicie e re për rihapjen e dosjes Tahiri

22:55 : 30/01/2025
në AKTUALITET

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka ngritur një çështje të rëndësishme pas intervistës ekskluzive të Arben Ahmetajt në SYRI TV. Mbrëmjen e sotme në bisedën me moderatorin Çim Peka i ka vënë në dukje se deklaratat e Ahmetajt mund të përbëjnë një indicie të re për rihapjen e dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas Beçit, vendimet gjyqësore që dënuan Tahirin nuk janë thjesht një konkluzion mbi veprimet e tij personale, por vërtetojnë ekzistencën e një procesi të gjerë të kanabizimit në Shqipëri gjatë kohës që ai drejtonte Ministrinë e Brendshme. Më konkretisht, gjykatat kanë arsyetuar se Tahiri, në një mënyrë ose në një tjetër, ka shërbyer në kanabizimin e vendit, duke lejuar dhe mundësuar përhapjen e këtij fenomeni në të gjithë territorin shqiptar.

Beçi ngre pyetjen nëse ky proces ishte pasojë e neglizhencës së institucioneve shtetërore apo një veprim i mirëorganizuar ku mund të kenë qenë të përfshirë zyrtarë të tjerë të lartë, madje edhe vetë kreu i qeverisë. Ai sugjeron se ekziston mundësia ligjore për rihapjrn e dosjes së Tahirit, dhe se kjo duhet të shoqërohet me marrjen në pyetje të disa ish-ministrave, të cilët sipas tij kanë debatuar në mbledhjet e qeverisë mbi këtë çështje.

“Aty në intervistën e Ahmetajt unë hasa një informacion shumë të rëndësishëm, i cili procedurialisht do t’i vinte në ndihmë Prokurorisë së Posaçme për të rihapur një dosje të rëndësishme. Themi për të rihapur, sepse kemi të bëjmë me dosjen e Saimir Tahirit.

Nga dy vendimet e parashikuara nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe nga Gjykata e Apelit, ku është dënuar Saimir Tahiri, pavarësisht nga rezervat që kam unë për dënimin e tij me prova apo pa prova, kjo është tjetër histori.
Aty Prokuroria e Posaçme gjykon që gjykatat, në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë arsyetuar dhe kanë thënë: “Ka shërbyer në kanabizimin e vendit”.

Lexo edhe:

EMRI/ Zbulohet se kush është i penduari i parë i drejtësisë shqiptare

Vrasja e Gjovalin Prendit, Beci: Ja pse janë vështirësuar hetimet

Duke iu referuar vetëm vendimeve të cilat kanë shpallur fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në ato vendime gjykata ka vërtetuar faktin penal të ekzistencës së ‘kanabizimit të vendit në tërë Shqipërinë’. Madje, gjykata, me të drejtë apo pa të drejtë, i ka dhënë një formë kriminale Saimir Tahirit, duke e quajtur atë si përgjegjës për kanabizimin dhe, në pikëpamje penale, e ka quajtur lidhjen shkak-pasojë të veprimeve, duke e shoqëruar me shpërdorimin e detyrës dhe kanabizimin e vendit.

Atëherë, thjesht dhe pastër rezulton që del një indicie e re, e cila duhet të vërë në lëvizje këtë dosje të vjetër për të realizuar procesin e verifikimit, minimalisht të disa rrethanave. E para, është kryer në mënyrë rastësore dhe vetëm nga grupet kriminale, nga neglizhenca e shtetit, apo, në frymën e kësaj interviste, kemi të bëjmë me faktin që një organizatë kriminale ka kryer procesin e rekrutimit të të gjithë qeverisë dhe të kreut të saj për të realizuar procesin e kanabizimit? Dhe, që të zbresim në tokë fare, si realizohet kjo gjë?

Rifillohet çështja. Në rast se nuk ke çështje të veçuar, merren dhe ripyetën të paktën 5 persona që kanë qenë ministra dhe kanë debatuar në lidhje me këtë rast konkret. Merret dhe administrohet mbledhja e qeverisë ku është bërë ky debat, dhe të gjitha këto rrethana të bëjnë që të rishikosh mënyrën sesi shpërdorimi i detyrës ka qenë vetëm te Saimir Tahiri apo ka qenë te e gjithë qeveria dhe sesi është organizuar procesi i kanabizimit të vendit. Është rastësi apo është pakujdesi?

Të gjitha këto elemente, duke administruar intervistën, të bëjnë të mos e quash provë në vetvete intervistën, por ta quash indicie, që të paktën Erion Veliaj, Saimir Tahiri, Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj të merren dhe të thirren nga Prokuroria e Posaçme dhe të pyeten: kur e keni bërë këtë bisedë, në cilin ambient e keni bërë këtë bisedë dhe pse ka qenë argument kundërshtues i kreut të qeverisë?

Të gjitha këto rrethana të çojnë në faktin e thjeshtë: kanabizimi që solli pasoja për krimin e organizuar në Shqipëri, si ka ardhur dhe si është krijuar?“, tha ai.

Etiketa: Ahmetajeugen beciTahiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Zbulohet se kush është i penduari i parë i drejtësisë shqiptare

22:32 : 21/05/2025
AKTUALITET

Vrasja e Gjovalin Prendit, Beci: Ja pse janë vështirësuar hetimet

22:27 : 21/04/2025
AKTUALITET

Beci: Rama ndërtoi një sistem ligjor në shërbim të narkotrafikut

22:36 : 16/04/2025
AKTUALITET

Kush po i bën presion SPAK? Eugen Beci zbërthen mesazhet e Dumanit

21:25 : 14/04/2025
AKTUALITET

Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

18:09 : 14/04/2025
AKTUALITET

“Luftojmë kundër tre gjigantëve”/ Ahmetaj publikon thënien e Miguel De Cervantes. Për kë e ka?

15:42 : 27/03/2025
Para

A do të jetë në listën e PD-së si kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ilir Meta

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com