• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarri në urgjencën e QSUT/ Prokuroria mbyll hetimet, dërgon në gjyq dy inxhinierë

10:10 : 30/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Kur bëhen gati një vit nga zjarri në urgjencën e QSUT, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen për dy të inxhinierë.

Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria bën me dije se lidhur me këtë ngjarje ka dërguar për gjykim shtetasit Enea Koka dhe Ejnar Shena specialistë të sektorit të inxhinierisë klinike pranë QSUNTS-së, Tiranë.

Mbi shtetasit e lartpërmendur rëndon vepra penale “shpërdorim detyre”.

Përgjatë hetimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur në 29 shkurt 2024, ku rreth orës 05:25, në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, në godinën e “Urgjencës së Re”, në katin e 2-të të saj, në dhomën teknike kishte rënë zjarr, prokuroria arriti në përfundimin se specialistët me veprimet e tyre nuk kanë zbatuar detyrat e përcaktuara në rregulloren e institucionit si:

– Funksionimin e sigurt dhe në përputhje me standardet përkatëse të aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, ku përfshihen UPS-të dhe bateritë, pjesë integrale e pajisjeve mjekësore;

Lexo edhe:

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

Po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët/ Ç’ndodhi me Nuredin Dumanin, spitali ende pa diagnozë

– Nuk kanë planifikuar dhe ndjekur me përgjegjësi kryerjen e mirëmbajtjes së aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, në përputhje me udhëzimet e prodhuesve e konkretisht të UPS-ve dhe baterive;

– Nuk kanë parashikuar dhe nuk kanë hartuar projektin teknik lidhur me ventilimin, ajrimin e vendosjen e UPS-ve, raportin teknik të projektimit dhe zbatimit nga zjarri në vendin ku do vendosen UPS-të dhe bateritë;

– Ata kanë qenë në dijeni të faktit që UPS-të dhe bateritë janë vendosur në katin 2-të godinës të Urgjencës se re, jashtë kushteve teknike dhe standardeve që kërkohen nga prodhuesi, për instalimin dhe funksionalitetin e tyre, megjithëse e kanë pasur si detyrë funksionale dhe ofrimin e konsulencës teknike.

Gjithashtu, gjatë hetimeve u krye dhe akti i ekspertimit teknik elektrik, nga i cili ka rezultuar se shkaku i shkatërrimit nga zjarri i godinës së “Urgjencës së Re” në QSUNT ka qenë “mungesa e një projekti të detajuar të instalimit të stacionit të burimit emergjent UPS, të kushteve teknike të sigurisë për zhvendosje dhe instalim si dhe mungesa e zbatimit të kushteve teknike, standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri të instalimit të burimit emergjent të UPS, raftit baterive dhe kushteve ambientaliste të shfrytëzimit të tyre”.

Etiketa: hetimeinxhinierëtprokuroriaurgjencezjarri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
AKTUALITET

Po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët/ Ç’ndodhi me Nuredin Dumanin, spitali ende pa diagnozë

08:44 : 07/09/2025
AKTUALITET

I penduari i SPAK, Nuredin Dumani dërgohet me urgjencë në QSUT

20:02 : 06/09/2025
AKTUALITET

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj

10:57 : 05/09/2025
SHOW BIZ

“Sa do na paguajë ky idiot?”/Zbardhen mesazhet tronditëse të mjekëve pas vdekjes së Matthew Perry

20:00 : 22/08/2025
AKTUALITET

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

10:28 : 18/08/2025
Para

Zi në familjen e këngëtares kosovare, ndahet nga jeta personi i rëndësishëm

TË GJITHA

Dëshmimi i Paul Williamsit: Çfarë tregoi në Gjykatën Speciale?

14:58 : 18/09/2025

Franca në protestë masive/ 800,000 njerëz kundër shkurtimeve të buxhetit dhe rritjes së moshës së pensionit

14:57 : 18/09/2025

“Plumbi i Artë”, Enver Diva: Edi Rama dhe SPAK-u janë bërë bashkë

14:46 : 18/09/2025

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit – themeli i besimit mes qeverive e popujve

14:43 : 18/09/2025

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes! Mashtrimet online po marrin forma të reja

14:37 : 18/09/2025

Policia e Kosovës gjen municion luftarak në veri, çfarë dyshohet

14:27 : 18/09/2025

Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

14:18 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com