Kristian Asllani është kthyer në një lojtar titullar fiks për Interin në këtë periudhë kur mungon Hakan Çalhanoğlu për shkak dëmtimi.
Trajneri Simone Inzaghi i ka besuar edhe një herë vendin si titullar mesfushorit të Kombëtares shqiptare në sfidën e fundit në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve ndaj Monacos.
Zikaltëve i duhet të paktën 1 pikë për të siguruar biletën direkte për në turin tjetër, ndërsa synojnë fitoren që të ruajnë pozicionin e tyre të paktën në katërshen e parë të turneut që do të garantonte disa milionë euro më shumë shpërblim nga UEFA dhe një raund më shumë pushim për ekipin italian.
Formacionet zyrtare: