• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Stefano Boeri u arrestua për korrupsion/ Si ndikoi arkitekti në betonizimin e Tiranës

20:20 : 28/01/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Akuzat për korrupsion dhe favorizim në një konkurs arkitekture në Itali kanë kthyer vëmendjen te roli dhe ndikimi i Stefano Boerit në betonizimin e Tiranës.

Prezantuar dhjetë vite më parë si një yll që do t’i jepte kryeqytetit garancitë për zhvillim të qëndrueshëm, ai rezulton ndër arkitektët më të parapëlqyer nga ndërtuesit pranë qeverisë, e cila me lejet për kulla ka tejkaluar vazhdimisht Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV) që vetë Boeri hartoi në vitin 2016.

Të hënën, e përditshmja italiane “Corrriere della Sera” raportoi se Prokuroria e Milanos kishte kërkuar masën arrest shtëpie për Boerin dhe kolegun e tij Cino Zucchi, në kuadër të një hetimi mbi projektin e Bibliotekës Evropiane të Informacionit dhe Kulturës (BEIC).

Ata dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me konkursin vendor të mbajtur më 5 korrik 2022 për ndërtimin e BEIC. Boeri ka mohuar akuzat dhe është shprehur i gatshëm për t’u përballur me këtë çështje në gjykatë.

Në Shqipëri Boeri njihet si hartues i planit urbanistik të Tiranës dhe si një ndër emrat më të lakuar nga qeveria dhe Bashkia Tiranë për “projekte moderne”.

Lexo edhe:

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Në fillim të vitit 2016 një grup qytetarësh të angazhuar protestuan kundër një projekti të Bashkisë Tiranë në hyrje të Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

Bashkia zotohej të ndërtonte aty një kënd lojërash për fëmijë, por shoqëria civile ngrinte shqetësimin se projekti po zbatohej pa leje mjedisi dhe do t’i hapte rrugë tjetërsimit të mëtejshëm me ndërtime të të vetmit park të kryeqytetit.

Nën këtë dinamikë, qeveria dhe Bashkia Tiranë paraqitën si fitues për hartimin e PPV-së së kryeqytetit, Stefano Boerin, një profesor italian i planifikimit urban në Universitetin Politeknik të Milanos dhe themelues i studios “Stefano Boeri Architetti”.

Ai u prezantua si arkitekt i njohur me qasje novatore në integrimin e gjelbërimit dhe biodiversitetit në arkitekturë duke promovuar një vizion për qytet me zhvillim të qëndrueshëm dhe ekologjik.

Koncepti i Boerit për një pyll që do të rrethonte kryeqytetin si “përgjigje ambientaliste ndaj ndotjes,” – pagëzuar si “Pylli Orbital,” – do të kthehej në simbolikën e PPV-së “Tirana 2030”, të cilin Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, me fushatat e shpeshta të mbjelljeve do ta propagandonte si përgjigje ndaj akuzave për favorizim të ndërtimeve dhe kullave.

Boeri njihej për projekte si “Pylli Vertikal” – dy kulla me gjelbërim në fasadë dhe tarracë ndërtuar në Milano, 2014, – apo “Vila Mesdhetare” në Marsejë dhe “Shtëpia e Detit” në La Maddalena, ndërtuar në vitet 2009 dhe 2013.

Por pikërisht profesori i urbanistikës, promovues i idesë së zhvillimit ekologjik të Tiranës, do të bëhej një ndër shkelësit e PPV-së që vetë ai hartoi. Zyra e tij rezulton fituese e disa projekteve për ndërtime në kryeqytet duke ngjallur dyshime për favorizim apo konflikt interesi, dyshime të cilat në asnjë moment nuk janë marrë në konsideratë për t’u hetuar nga autoritetet shqiptare.

Tirana e vërtetë përtej planit të Boerit

Citizens, përmes serisë së hulumtimeve “Tirana 2031,” ka zbërthyer të gjitha dritëhijet e PPV-së së hartuar nga Boeri në vitin 2016.

Në thelb plani “Tirana 2030” synonte “një metropol modern dhe të qëndrueshëm, që përqafon arkitekturën ekologjike, lëvizjen e gjelbër, biodiversitetin, energjinë e përtëritshme, trashëgiminë kulturore, industrinë krijuese, transparencën, gjithëpërfshirjen, rishpërndarjen e burimeve dhe shërbime të pandërprera”.

Por, sikurse ka shqyrtuar Citizens, në realitet idetë e Boerit sillnin efekte të kundërta.

1- Plani për Unazën e Gjelbër: Thellon trafikun

Disa rrugë kufizohen nga qarkullimi i automjeteve me qëllim ndërtimin e një unaze të gjelbër. Aktualisht, Bashkia e Tiranës ka gati projektin për një nga segmentet e saj, por ekspertët thonë se ky projekt do të rëndojë edhe më tej qarkullimin, duke kufizuar dhe mundësitë për parkim.

2- Projekti 5 Majit: Shkaktoi pasoja të larta sociale

Studioja e Boerit dhe grupi SON përfituan pa garë të drejtën e konceptimit të projektit “Tirana Riverside”, i cili iu mbivendos si plan i detyrueshëm zhvillimi zonës së “5 Majit” duke prodhuar qindra “të pastrehë të rinj të periferisë”.

Gjatë prezantimit të PPV “Tirana 2030”, tetor 2016

3- Vizioni i së gjelbrës: I paqartë

PPV i Boerit nuk përcakton qartë përmasat dhe krijimin e sipërfaqeve të gjelbra, duke i përfshirë ato vetëm si pjesë të hapësirave publike, çka në praktikë i la rrugë spekulimeve dhe mbivendosjeve. PPV-ja njeh përqindjen e hapësirës publike, por nuk specifikon raportin mes elementëve përbërës si trotuaret, parqet apo shtigjet.

4- Monumentet e kulturës: U zunë nga kullat

Një ndër pikat qendrore të PPV-së së Boerit ishte ruajtja e trashëgimisë kulturore. Por sot kryeqyteti ka 36 monumente kulture më pak, të cilat ia lanë vendin ndërtimeve të reja.

5- Pylli Orbital: Të paktën 200 vite larg

Boeri parashikonte ngritjen e “një kufiri hijebërës” prej 2 milionë pemësh frutore e parqesh rreth Tiranës, të cilat do të shërbenin për të kufizuar ndërtimet dhe konsumin e tokës. Por një hulumtin i Citizens i vitit 2023, nxori në pah se me ritmet që kishte ecur projekti, Pylli Orbital ishte 200 vite larg, ndërsa zyrtarisht, prej nisjes së projektit e deri më sot janë mbjellë të paktën 60 mijë pemë.

Nga hartues i PPV-së në përfitues projektesh ndërtimi

Emri i Boerit nuk shfaqet vetëm tek “Tirana 2030,” por edhe në investime publike si projektet për “Sitin arkeologjik të Durrësit” apo “Shkollat e Hapura”.

Paralelisht ai shfaqet edhe në ndërtime kullash, duke u bërë një nga përfituesit kryesorë të projekteve të sipërmarrësve pranë qeverisë.

Përfshirja e Boerit në këto projekte pa procedura të hapura konkurruese kanë ngritur gjithmonë shqetësime për mungesë transparence dhe dyshime për favorizim.

Disa nga projektet që janë ndërtuar ose janë në ndërtim nga studio e Stefano Boerit:

1- Vertical Forest 

Kullë në rrugën “Dervish Hima” e konceptuar si projekti i ngjashëm i Milanos me ballkone dhe tarracë të gjelbëruar.

2- Blloku West Residences

Pallat 9-katësh prapa Presidencës në zemër të Bllokut. Arkitektura moderne ku mbizotëron betoni dhe vetrata dallon nga stili i pallateve të ndërtuara gjatë diktaturës.

3- Blloku Cube

Ndërtesë 7-katëshe në përmasat e një kubi gjigand, konceptuar me një stil modern me fasadë të ndërthurur me kube dhe trekëndësha ngjyrë të artë, të cilat dallojnë nga zona e ish-rezidencës së diktatorit Hoxha.

/Citizens.al

Etiketa: arkitektibetonizimibetonizoiEdi Ramahetimitaliankorrupsionkullapylli orbitalStefano BoeriTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026
AKTUALITET

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026
AKTUALITET

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026
Para

Ra nga skela teksa po punonte, humb jetën shqiptari

TË GJITHA

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş