• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kreu i një grupi kriminal, arratiset nga burgu Xhevdet Plaku

13:08 : 24/01/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE, KRYESORE

Një prej emrave më të njohur të krimit të organizuar, 44-vjeçari shqiptar Xhevdet Plaku është arratisur mëngjesin e të enjtes nga burgu i Barcaglione në Itali Ancona, teksa mbi të rëndonin akuzat për dy vrasje si dhe si kreu i një grupi kriminal ndërkombëtar droge.

Bëhet fjalë për një arratisje të heshtur, pa spektakël, por dukshëm e studiuar me përpikëri. Xhevdet Plaku ishte një i burgosur model në Ankona dhe për pak muaj do të kishte përfunduar dënimin. Kjo i kishte mundësuar që tre muaj më parë të përfitojë nga regjimi i parashikuar nga neni 21 i Kodit të Burgjeve. Që do të thotë: punoni jashtë, pa shoqërues.

Sipas mediave italiane, dje në mëngjes rreth orës 8:30, shqiptari ka dalë për të zbrazur koshat e plehrave në kazermë. Një rutinë e përditshme, që dukej krejt e zakonshme, por që u shndërrua në një arratisje, deri tani, perfekte.

Në orën 11:30, kur oficerët e burgut bënë kontrollin rutinë, Plaku nuk i është përgjigjur thirrjes. Atëherë, alarmi u aktivizua menjëherë dhe të gjitha forcat e rendit filluan ta kërkonin.

Policia italiane ka nisur aksionin për të rënë në gjurmët e tij duke kërkuar në fusha, pyej, shtëpi të braktisura dhe shtigje rreth burgut Barcaglione, por, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Lexo edhe:

I dehur në timon, shqiptari aksidenton për vdekje programuesin italian të kompjuterëve

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

Për hetuesit, gjithçka tregon për një arratisje të planifikuar. Plaku duket se ka pritur momentin e duhur dhe është është mësuar të jetë në arrati: ai di si të lëvizë, si të përzihet dhe kjo është shqetësuese. Me siguri ka pasur dikë jashtë që ishte gati ta ndihmonte. Ndoshta një makinë të fshehur pranë burgut, ose një rrjet kontakti që është aktivizuar në momentin e duhur.

Kush është Xhevdet Plaku

Xhevdet Plaku nuk është një kriminel i zakonshëm. Ai ka një emër në botën e krimit. Ka dy vrasje pas tij. E para ka ndodhur në vitin 2000, kur vrau Sali Rapi në Borghetto Santo Spirito, në provincën e Savonës: një ekzekutim gjakftohtë, një plumb në kokë për një bashkatdhetar, si pjesë e një grindjeje mes bandash.

Vrasja e dytë ka ndodhur tre vjet më vonë, në Durrës, ku ishte kthyer për të jetuar. Plaku ishte ekstraduar nga Italia në Shqipëri për shkak se dyshohej se ishte autori i vrasjes së Saimir Sinës më 11 qershor të vitit 2004, ngjarje për të cilën, fillimisht u dënua me 21 vjet e 6 muaj burg. Vrasja ndodhi në lagjen Nr.15, në zonën e Spitallës, e gjitha pasi Sina duke e ditur se Plaku kishte të dashur shtetasen Nertila K., e duke përfituar dhe nga njohja personale me këtë vajzë, i kishte propozuar për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për ta bashkuar me të dashurin.

Vajza e kishte pranuar këtë propozim dhe, në muajin korrik të vitit 2001, Sina, së bashku me një person tjetër, e kanë çuar Nertilën në Itali, duke ndryshuar destinacionin për të cilin ranë dakord. Vajzën e dërguan në Romë, ku edhe e kishindetyruar forcërisht që të ushtronte prostitucion për llogari të tyre. Megjithatë e reja ia ka dalë që të rikthehet në Shqipëri, në dhjetor të vitit 2001 dhe ka paraqitur kallëzim penal për ngjarjen e mësipërme. Për trafikimin e të resë, Gjykata e Durrësit dënoi me 1 vit e 6 muaj Saimir Sinën, ndërsa Plaku ku ka marrë vesh se çfarë ndodhi me të dashurën e tij vendosi që të merrte hak. Viktimën e kishte mbajtur në vëzhgim dhe vetëm 3 ditë pasi kishte dalë burgu e qëlloi për vdekje fare pranë banesës së tij në Spitallë të Durrësit. 22-vjeçari Saimir Sina, u qëllua me tre plumba nga të cilët gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa dëshmitarë të vrasjes kanë qenë të gjithë familjarët e viktimës, madje dhe vajza e tij e mitur. Gati 10 vjet pas ngjarjes, pas proceseve të shumta gjyqësore, më 22 shkurt 2013 Plaku u lirua për mungesë provash.

Më pas, u largua jashtë vendit, atje ku ngriti “perandorinë” e tij të trafikut të drogës. Ai ishte drejtuesi i një grupi kriminal shqiptar me bazë në Itali që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, nga Holanda dhe Belgjika, bandë e cila thuhet se i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë. Cilësi e cila dallonte edhe emërtimet ku kokaina më e pastër ishte ‘Hermes’ dhe më pas ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls royce’ dhe ‘Play Boy’ ër atë më të ulët. Në këtë aktivitet, sipas policisë Italiane, ai përdorte 25 identitete të ndryshme për të mos u kapir nga kontrollet dhe drejtonte organizatën përmes udhëtimeve të shumta që bënte në Amsterdam.

Kohët e fundit, ai ishte arrestuar për vepra që lidhen me trafikun e drogës dhe po vuante një dënim dyvjeçar, pothuajse në përfundim të tij.

Atentati i dështuar me porosi të “Kep Arapit”

Në dhjetor të vitit 2023, SPAK zbuloi një atentat të dështuar ndaj Xhevdet Plakut. Sipas SPAK, porositës i planit për vrasjen e Xhevdet Plakut ishte Rexhep Rapi, i njohur ndryshe edhe si i forti i Sukthit. Ky i fundit donte të hakmerrej për vrasjen e një të afërmi të tij, Sali Rapi, në vitin 2010 në Itali. Kjo vrasje u dyshua se u krye nga Xhevdet Plaku dhe një person tjetër, por Plaku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s më datë 04.04.2014.

Por, pavarësisht vendimit të kësaj gjykate, Rexhep Rapi ishte i vendosur të hakmerrej dhe kishte planifikuar edhe 3 herë atentat ndaj Plakut, një i dyshuar për trafik droge, që përdorte 25 identitete si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam.

Pasi i dështuan 3 herë atentatet, konkretisht dy herë në Durrës dhe një herë në Tiranë, Rexhep Rapi krijoi një grup që do ta ndihmonin për ta ‘hequr qafe’ përfundimisht Xhevdet Palkun. Por edhe plani i katërt për eliminimin dështoi pasi ish-polici Dejvi Gjermeni hoqi dorë nga vrasja në momentin e fundit.

Rexhep Arapi e ka dhënë urdhrin për ekzekutim nga Holanda. Në ndihmë i ka ardhur ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni, i cili ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019. Në këtë moment Dedan Gjoni ka komunikuar me Dejvi Gjermenin, të cilit i ka treguar për orën kur do e lironte dhe i ka nisur një foto të tij. Informacionet ish-polici i Durrësit ia ka kaluar Algert Rapit, nipi i Rexhep Rapit dhe më pas janë organizuar për t’i zënë pritë objektivit.

Por, vrasja nuk ndodhi pasi ish-polici Gjermeni ka pasur frikë, se informacioni i dërguar përmes “Whatsapp”, mund të zbulohej më vonë. Kështu, ai i ka thënë Algert dhe Rexhep Rapit të largohen sepse Xhevdet Plaku nuk ishte më në rajon pasi ishte liruar. Kjo ka bërë që të dy të largohen nga aty dhe plani të dështojë.

Etiketa: arratisetburguItaliXhevdet Plaku

Lajme të lidhura

BOTA

I dehur në timon, shqiptari aksidenton për vdekje programuesin italian të kompjuterëve

15:05 : 09/10/2025
BOTA

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

14:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Itali/ Shqiptari kapet me 10 kg heroinë në makinë, e kishte fshehur në sediljen e fëmijës

11:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vetëdorëzohet shqiptari që shkaktoi aksidentin tragjik në Itali ku humbi jetën baba i tre fëmijëve

20:46 : 07/10/2025
AKTUALITET

Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

17:56 : 07/10/2025
BOTA

Në kërkim prej 5 vitesh, arrestohet në gjumë bosi i mafias italiane në Foggia

16:28 : 07/10/2025
Para

Rikthimi i Donald Trump, Berisha: Do kërkoj heqjen e ‘Non Grata-s’

TË GJITHA

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025

Pas ngjarjes tragjike, Erion Bani kërkoi inspektime në gjykata, komandanti i Gardës shkon në GJKKO

10:09 : 10/10/2025

Ekzekutimi i Artur Tushit/ Mediat kolumbiane: Synimi është kontrolli mbi një port të ri, në lojë edhe Sinaloa

10:05 : 10/10/2025

Del audio-incizimi/ Fatmir Sheholli tregon miqësinë me Radoiçiçin dhe Listën Serbe

09:55 : 10/10/2025

Arrestohet për mashtrim një 28-vjeçar në Tiranë

09:46 : 10/10/2025

Ilir Demaliaj akuza Gjergj Lucës: I fut peshkut drogë, e çon në Amerikë

09:40 : 10/10/2025

“Kush më dënon nipin, ka të njëjtin fat”/ Reagon familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje për situatën e krijuar

09:22 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com