• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbi 10 mln dollarë vetëm kriptovaluta, SPAK sekuestron pasuritë e vëllezërve Çopja

11:37 : 22/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën sekuestro pasuritë e dy vëllezërve nga Elbasani, Franc Gergely alias Franc Çopja dhe Hajdar Bako alias Hajdar Çopja, si dhe persona të lidhur me ta, pasi dyshohet se janë përfituar nga aktiveti kriminal i trafikut të drogës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.

Vetëm në kriptovaluta, grupit kriminal të Çopjave iu është sekuestruar mbi 10 milion dollarë, teksa vlen të theksohet fakti se gjatë operacionit të SPAK për goditjen e tyre u sekuestruan dhe 1 milion euro “cash”.

Ende nuk dihet se si do të veprohet me to, pasi shteti shqiptar nuk i njeh monedhat virtuale, teksa SPAK bën me dije se ka bashkëpunuar me një kompani globale të njohur në menaxhimin e kriptovalutës ‘stablecoin’ si dhe një exchange të njohur në rang botëror, i cili menaxhon asete të ndryshme kriptovalutash.

Po ashtu, iu janë sekuestruar edhe llogari bankare me vlerë mbi 132 mijë euro, disa vila bashkë me truajet, hotele, toka, garazhe, kompani, etj.

“Në zbatim të vendimit nr.516, datë 10.09.2024, u vendos sekuestro preventive mbi:

Lexo edhe:

“Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

  • 2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit M. M., me vlerë totale 105,206.65 Euro.
  • 2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit B. L., me vlerë totale 27,212.57 Euro.“ – thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas SPAK-ut, dyshohet se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve Çopja, daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.

Gjithashtu, me kalimin e viteve u rrit potenciali i tyre ekonomik dhe si rrjedhojë pozita e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.

Në vitin 2018 ata nisën dhe eliminimin fizik të kundërshtarëve të tyre, ku akuzohen si porositësit e disa vrasjeve në Elbasan dhe Belgjikë.

Kreu i grupit kriminal dyshohet se ka qenë Franc Çopja, i cili jetonte si një mbret në vilën e tij miliona dollarëshe në Dubai, duke orkestruar goditjet brutale dhe lëvizjen e dërgesave masive të drogës nëpër Evropë.

Por më 29 Dhjetor të vitit 2023, ai u ekstradua drejt Belgjikës, pasi akuzohet si porositësi i atenatit ndaj Ardit (Arjan) Spahiut, kunati i Endrit dhe Erjon Alibejt, krim i regjistruar më 27 nëntor 2020 në bulevardin “Edmond Machtens”, pranë lagjes së njohur Molenbeek të Belgjikës.

Ndërkohë, vëllai tjetër Hajdart Bako alias Hajdar Çopja vijon të jetë ende në Dubai edhe pse është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale.

Në lidhje me pastrimin e parave, SPAK bëri me dije se nga të dhënat e siguruara, rezulton se kjo organizatë kriminale  ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

Paratë në Shqipëri dyshohet se futeshin përmes kompanive të këmbimit valutor, të cilët “de jure” ishin regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto”.

Lista e pasurive të sekuestruara nga SPAK

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 464.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe: kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit E. R.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 468 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe; kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit B. P.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe; kati nëntokë 78.5 m2, kati përdhes 89.9 m2, kati i parë 94.1 m2, kompleksi “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit K. M.;

Pasuria e paluajtshme e emërtuar “Hotel D……”, me sipërfaqe totale 340 m2, nga e cila, 233.30 m2 ndërtesë, në rrugën: “Lek Dukagjini”, Tiranë, në pronësi të shtetasit A L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar shtetasin nën hetim A. L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat me sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat, sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Truall me vendodhje në Elbasan, me pronar A. L. etj;

Tokë arë me sipërfaqe 1300 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetasve M. H. dhe G. P;

Tokë kullotë, me sipërfaqe 28970 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetases M. H.;

4 garazhe me vendodhje në kompleksin “M. D.”, Farkë Tiranë, në emër të shtetases M. H.;

Apartament, me vendndodhje në Golem Kavajë, me pronar shtetasen M. H.;

Dupleks D1, kati përdhes 75.6 m2, kati i parë 79.5 m2, Tiranë, në emër të shtetases M.  H, me vendndodhje në Tiranë;

Operatori ekonomik “E B.” SH.P.K, me ortak dhe administrator të vetëm shtetasin A.O., si dhe llogaritë bankare të “E.B.” SH.P.K;

Bar “D……..”, Elbasan me sipërfaqe; 210 m2,  në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Njësi me sipërfaqe 345 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 9017 m2 dhe ndërtesë 252 m2, (godina e selisë së shoqërisë E.B.), në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 1600 m2 dhe ndërtesë (restorant F.) me sipërfaqe 380 m2, në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Ish “Vila Gjuta”, me përbërje tre njësi banimi dhe sipërfaqe trualli, me vendodhje “Rruga e Elbasanit”, Tiranë;

Vila A7, kati nëntokë 125.5 m2, kati përdhes 99.2m2, kati i parë 109.5 m2, verande 22.4 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Apartament, i cili ndodhet në “Rrugën e Elbasanit”, me pronar shtetasin nën hetim D.D. dhe shtetasen E. B.;

Pasuri truall me vendodhje në Farkë, Tiranë Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 24, me pronar D.D.. Adresa: Tiranë, Farkë e Madhe;

Pasuri truall në Farkë, Tiranë, Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 25, indeksi i hartës 44-D, me numër pasurie 865/15, me pronar shtetasin D. D.;

Tokë arë me vendodhje në Elbasan, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 171, indeksi i hartës K-34-101 162-C, me numër pasurie 420/9, me pronar E.H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 19, me numër pasurie 420/7, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën kadastrale nr. 2346, volumi 2, faqe 16, indeksi i hartës K-34-101-(162-C), me numër 420/6, me pronar E. H.

Etiketa: dollareFranc ÇopjaFranc GergelyHajdar bakoHajdar Copjapasuritesekuestrohen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

21:14 : 22/06/2025
AKTUALITET

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

19:41 : 08/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:58 : 05/06/2025
AKTUALITET

GJKKO konfiskon 5 pasuri të Indrit Veizit dhe i liron nga sekuestro 4 të tjera

17:18 : 21/05/2025
AKTUALITET

Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë

20:41 : 18/05/2025
BOTA

“Bëhu burrë”/ Si po rekruton Rusia shtetas kinezë për luftën në Ukrainë?

08:20 : 14/04/2025
Para

Trump njohu vetëm 2 gjini, DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia “X” në pasaportë

TË GJITHA

Asgjësohen mbi 2900 bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim vetëm roja i pyllit dhe kryepleqtë

09:25 : 26/06/2025

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt

09:24 : 26/06/2025

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

09:14 : 26/06/2025

“Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së dhe përplasja mes Dumanit e Krajës

08:59 : 26/06/2025

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

08:58 : 26/06/2025

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri

08:56 : 26/06/2025

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

08:50 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com