• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Malaj: Dikur ndahej pushteti për të bërë shtet, sot vjedhin pushtet për të mos bërë shtet

22:19 : 19/01/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2 CNN, deklaroi se në vendin tonë sot mund të flitet për autokraci dhe jo për demokraci.

Sipas tij, dikur ndahej pushteti për të bërë shtet, ndërsa sot vidhet pushtet për të mos bërë shtet. Ai theksoi se e keqja aktuale në vendin tonë është se liderët mendojnë se duhet të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet sepse nuk ka tjetër që ta marrë përsipër qeverisjen.

“Sot flitet për autokraci dhe kjo është vërtetuar nga shumë raporte. Por, nuk është fenomen vetëm shqiptar, por gjendet në shumë vende, si Hungari, Turqi dhe Rusi. E keqja është se liderët tanë mendojnë se duhet të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet sepse nuk ka tjetër që ta marrë përsipër qeverisjen. Kur je në qeveri ke shumë mundësi të keqpërdorësh pushtet. Në kohën tonë kishim shumë vështirësi, por qeverisja ishte shumë demokratike, në parti dhe në vend. Ishte teza “do të ndajmë pushtet për të bërë shtet”. Tani, siç më tha një kolegu im, “po vjedhin pushtet për të mos bërë shtet”. Nuk e kam fjalën vetëm për këtë qeverisje, por në tranzicionin tonë”, u shpreh Malaj.

Sipas Malajt , çelësi i rotacionit politik është “përçarja e mazhorancës”.

“Duke ditur që ekziston vetëm kjo mundësi, opozita duhet të bëjë maksimumin që me krijimin e një fryme besimi dhe me forca të ndryshme politike, të krijojë një front. Por, që ta krijosh këtë, duhet kredibiliteti publik”, theksoi Arben Malaj.

Lexo edhe:

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

Gjatë intervistës, Arben Malaj tregoi dhe një përplasje që kishte patur me Edi Ramën, para se Partia Socialiste të vinte në pushtet në vitin 2013. Ai tregoi se i kishte kërkuar kryesocialistit që të modernizonin partinë para se të vinin në pushtet, por Rama kërkonte të kundërtën.

Malaj e konsideroi si absurde faktin që sot përfaqësues të PS-së deklarojnë se sindikatat pengojnë ekonominë, ku sipas tij, ky detaj tregon fshirjen e ndarjes mes të majtës dhe të djathtës.

“Unë kisha idenë që PS-ja duhej të demokratizohej përpara se të vinte në pushtet, ndërsa Rama kishte idenë që të vinim një herë në pushtet e më pas të demokratizohej. Kur sot diskutohet nga të gjithë se pse është thelluar pabarazia, një nga tezat është shpërbërja e sindikatave. Nuk ka më palë që negociojnë me njëra-tjetrën. Zakonisht, punëdhënësit nuk i duan sindikatat. Të kishte përfaqësues të PS dhe të thonë që sindikatat pengojnë ekonominë do të thotë që është fshirë ndarja mes të djathtës e të majtës.

Është modeli i lidershipit që u krijua. Të gjithë kanë merakun e mbijetesës. Duke mos pasur një karrierë të mirëfilltë, duke mos ardhur nga Akademia e PS, ata e shikojnë fatin e tyre vetëm te lideri. Fushata që nisi në PS me ardhjen e Edi Ramës ishte ajo kundër “xhaketave të vjetra”. Në fakt, ne ishim rreth 50 vjeç, njerëz me integritet”, tha Malaj.

Ai foli edhe për atë që nuk shkon me Reformën në Drejtësi, ku theksoi se kemi probleme shumë të mprehta te administrata publike dhe të gjyqësori.

“SPAK nuk është zgjidhje shqiptare, por përshtatje e një programi për të pastruar drejtësinë nga korrupsioni. Janë 140 mijë dosje që presin, me 3 veta për familje janë 420 mijë persona në gjyq. Më e keqja është se aty ka probleme prone dhe pushimesh nga puna. Shqiptarët ikin jo vetëm për pagat, por nuk gjejnë respektin institucional dhe ligjor. Kemi probleme shumë të mprehta te administrata publike dhe të gjyqësori”, tha Arben Malaj.

I pyetur nëse a ka më ambicie politike, Malaj mohoi që të ketë dëshirë të bëhet më ministër apo deputet, por theksoi se nëse qeveria aktuale do të ketë nevojë, ai është i gatshëm për t’i shërbyer vendit.

“Nuk kam asnjë ambicie të drejtpërdrejtë as për deputet, as për ministër. Unë pata rastin që i shërbeva vendit tim në krizën e tij më të thellë. Tani jam në pension suplementar dhe shkruaj libra. Nëse qeveria ka nevojë për këshilltar, unë shërbej sepse ky është vendi im. Por, ambicie të tjera nuk kam.

Le të krijohen gjenerata të reja, por nuk duhet bërë ajo që bëri Partia Socialiste duke i ndarë gjeneratat: të vjetrit që duhet të iknin dhe të rinjtë që duheshin provuar. Nancy Pelosi (në SHBA) është 94 vjeç. Edhe në Itali senatorët janë të vjetër… Nuk është mosha ajo që të bën ty të vjetër, është rënia e fuqisë për t’i shërbyer vendit. Mund të jesh i ri dhe përtac. Të rinjtë nuk e kanë eksperiencën në vendimmarrje, ndërsa ata që kanë eksperiencë kanë shpejtësi në vendimmarrje dhe logjikë.” – deklaroi Malaj.

Etiketa: Arben MalajEdi Ramapushtetiqeveriashtetividhet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
AKTUALITET

A do ulet në një tryezë më Ramën? Berisha: Jam pro idesë së Senatit, por…

11:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
Para

Zyrtarizimi do të bëhet brenda javës, Marcus Rashford zgjedh ekipin e ri

TË GJITHA

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com