• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vota e diasporës/ Gazetarja përplaset me zyrtaren e PS: Dhe votimin do ta bëni në zyrat tuaja!?

22:46 : 17/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Për gazetaren Esiona Konomi, zyrat e asistencës që Partia Socialiste ka hapur në Greqi dhe Itali, duke ftuar emigrantët të regjistrohen në këto ambiente për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, janë në shkelje të ligjit.

Gazetarja Konomi tha në A2 CNN se ka rrezik që emigrantët të shantazhohen, kryesisht në zyrat e PS ku po bëhen regjistrime në grup dhe ekziston rreziku që edhe të votohet në grup.

Konomi kërkoi një përgjigje nga Sekretarja për Diasporës në PS, Zerina Bruci, duke e pyetur: “Zonja Bruci kush na garanton ne se kjo partia juaj, kjo partia më e organizuar se gjithë të tjerat dhe ka edhe më shumë kuota se të tjerët, nukj do ta mbaj zyrën hapur në çdo qytetet kryesor të Evropës kur të vijë zarfi me vota dhe ta plotësojë zarfin në syrin tuaj. Se fakti që ju i bëni regjistrimet në mënyrë të organizuar na krijon dyshimin e arsyeshme që ju edhe votimin mund ta bëni të tillë, duke cenuar votën dhe duke u bërë shantazh votuesve”.

Teksa Bruci u rrek të shpjegonte se PS ka bërë demo dhe trajnime, Konomi e ndali për t’i thënë: “Jo, ju nuk keni bërë demo, ju keni bërë regjistrime”.

“Ju lutem mos na gënjeni. Keni bërë regjistrime. Duhet të tregoheni e sinqertë në këtë pikë se e kanë pranuar ata që kanë qenë aty ministra që ftojmë për regjistrimi jo për t’ju mësuar apo trajnojmë. Kështu që të paktën në këtë pikë që keni bërë regjistrime duhet ta pranoni”, shtoi më tej Konomi.

Lexo edhe:

QUINT i bën thirrje Kosovës: Mos pengoni certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

Ndërkohë, Bruci u përgjigj duke thënë: “Asistuar, që do të thotë siç janë bërë demot ashtu edhe janë asistuar. Nëse juve ju pyet dikush si skanohet dokumenti, patjetër që do e ndihmonit apo jo, Sepse qëllimi ynë nuk është këtu të vështirojmë regjistrimin por ta lehtësojmë atë.”

“Nëse bëhet në kompjuterin tuaj nuk e keni asistuar por regjistruar”, ia ktheu më pas gazetarja Konomi.

“Përpara se të hidhni këto akuza që hidhen rëndomazi në proceset zgjedhore dhe të paragjykoni në këtë proces, të mund të shihni përtej kësaj dhe të inkurajoni të gjithë ata që njohim që jetojnë në diasporë që të regjistrohen për të votuar në këto zgjedhje”, tha Bruci.

Sakaq, pjesë e debatit mbi regjistrimet masive në zyrat e asistencës që PS po hap në qytetet kryesore ku është vendosur diaspora shqiptare, u bë edhe Florian Haçka nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, i cili tha se do t’i kërkojnë KQZ-së të mos i pranojë regjistrimet nga një IP e ngjashme që bëhen në të njëjtën kohë, për të frenuar kështu procedurën që po ndjek PS

“Unë si Flor, ne si “Diasporë për Shqipërinë e Lirë” po e gjykojmë direkt këtë proces, nuk po hedhim hipoteza, nuk po e paragjykojmë. Ju keni regjistruar njerëz dhe kërkesa jonë është për KQZ që do vijë dhe me shkrim në ditët në vazhdim, që të gjitha kërkesat që kanë ardhur nga e njëjta IP, në të njëjtën kohë, që janë ato sallat në Greqi, që ju thatë se janë zyrat e PS, por që nuk janë zyra të partisë, unë ju nxora foton është një AS Services. Po bëhet regjistrim, nuk po bëhet demo, janë të gjitha me video, që me naivitet partia juaj i ka nxjerrë vetë. Ne do kërkojmë që të gjitha këto kërkesa të mos pranohen, sepse kanë ardhur nga një regjistrim masiv. Ne i kemi ikur me kohë votës familjare. Habitem sesi njerëz si ju mbroni këtë proces të paligjshëm”, tha Haçkaj.

Etiketa: diasporae organizuarEsiona KonomivotavotimiZerina BruciZgjedhjet

Lajme të lidhura

RAJONI

QUINT i bën thirrje Kosovës: Mos pengoni certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

19:44 : 22/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Më shumë dënohet qytetari që e shet votën, se politikani që e blen

18:24 : 03/08/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i votave/ KAS i kërkon Celibashit që të nisë hetim ndaj numëruesve

16:29 : 31/07/2025
AKTUALITET

Blinin vota me 50 mijë lekë në zgjedhjet e 2021-shit/ SPAK dërgon për gjykim 4 persona (EMRAT)

16:05 : 29/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Dumani, armiku kryesor i votës pas Edi Ramës! Çështjen “Braçe” e kanë dërguar te Prokuroria e Tiranës

14:18 : 29/07/2025
Para

Ankthi mund t’ju shkaktojë tension të lartë, kujdesi që duhet të tregoni

TË GJITHA

Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç

13:00 : 23/08/2025

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

12:49 : 23/08/2025

“Skandal mjedisor”/ Mediat gjermane denoncojnë ndotjen masive nga nafta dhe hidrocentrali në Vjosë

12:28 : 23/08/2025

EMRAT/ Dh*nuan dhëndrin, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe

12:10 : 23/08/2025

Si Avni Ponari po rrënon basketbollin shqiptar: Federata në krizë dhe pushteti në dorë të një njeriu

12:01 : 23/08/2025

D*ogë, a*më dhe sherr, 2 të arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në Vlorë

11:48 : 23/08/2025

PD: Air Albania po falimenton, fsheh bilance dhe detyrime

11:32 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com