• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryetarët me parti apo parti me kryetarë

20:08 : 17/01/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Partitë e reja në Shqipëri kanë demonstruar përgjatë cikleve zgjedhore të shkuara në mënyrë të përsëritur tiparet thelbësore të partive të vjetra: kryetarë që nuk ndryshojnë kurrë dhe struktura që janë thuajse të padukshme para syve të publikut. Kjo sugjeron se shqiptarët duhet të mësojnë një mënyrë tjetër të të bërit politikë, nëse duan demokracinë.

Nga Gjergj Erebara

Partia Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar u themelua në vitin 1900 dhe doli nga lëvizja e sindikatave dhe partive socialiste të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Që nga ajo kohë, partia ka pasur 19 udhëheqës, shumica dërrmuese e të cilëve kanë pasur jetëgjatësi të shkurtër, një apo dy vjet, me disa përjashtime të dukshme.

Në fakt, kudo që t’i hedhësh sytë nga bota perëndimore do të vëresh se partitë i kanë kryetarët përgjithësisht jetëshkurtër, ku trupa politike që këto parti përfaqësojnë votojnë rregullisht dhe, rregullisht zëvendësojnë një kryetar me një tjetër, me përjashtime të rralla. Grupime të ndryshme shoqërore u bashkohen këtyre partive ose shkëputen prej tyre, jo doemos për të krijuar ndonjë partiçkë të re por për të demonstruar identitetin e vet politik të mëvetëm. Për shembull, Syriza, partia greke, u themelua si një aleancë grupimesh të majta para se të realizonte suksesin e vet elektoral.

Përkundër kësaj, partitë e vjetra por edhe ato të reja që duket sikur kanë lindur sakaq plaka në Shqipëri kanë tendencën të kenë kryetar dhe asgjë tjetër. Në vend që të jenë një grupim njerëzish të cilët, për shkak të ideve apo interesave të veta organizohen dhe zgjedhin një kryetar e struktura të tjera për qëllime të administrimit, përfaqësimit dhe organizimit të vet, tipari i partive shqiptare është që ato përbëhen nga kryetarë të cilët, ose blejnë mbështetjen e mbështetësve drejtpërsëdrejti me para apo me premtime për të qenë pjesë në plaçkën e qeverisjes, ose kanë aftësinë t’i bëjnë njerëzit budallenj që mbështesin liderin sipas modelit të babait të kombit apo kultit të individit.

Lexo edhe:

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Nuk bën dallim nëse një parti është e madhe apo është e vogël, është e majtë apo e djathtë, është e vjetër apo fare e re, modeli i udhëheqësit me disa bishta njerëzish kryesisht anonimë nuk i është ndarë Shqipërisë.

Mundet gjithashtu të vërejmë se kryetarët e partive me raste ushtrojnë funksionin e kryetarit sipas modelit të pronarit të një sipërmarrjeje private e me raste të tjera, sipas modelit të kapobandës së një grupi të strukturuar kriminal. Disa nga udhëheqësit mbështeten në mënyrë thelbësore te shkëmbimi i interesave, reale këto kur partia është në pushtet dhe në formën e premtimeve të hapura apo të nënkuptuara në kohën kur janë në opozitë. Dy deklarata kuptimplota më vijnë ndër mend për këtë: njëra, ajo e kryeministrit dhe kryetarit socialist Edi Rama në deklaratën e fitores së zgjedhjeve të vitit 2021, ku mes rreshtave shprehu keqardhjen se pse partia e tij nuk ka ndonjë grup mbështetësish siç kanë, fjala vjen, grupet muzikore apo skuadrat sportive. Dhe tjetra, një deklaratë e Lulzim Bashës në garën brenda partisë së tij në vitin 2013. Basha deklaroi se platforma e tij garuese mbështetej në “kontabilizimin e kontributit të anëtarëve” në partinë e tij.

Të dyja deklaratat, ajo e Bashës më 2013 dhe ajo e Ramës më 2021 lënë të kuptohen se sot për sot nuk ka alibi, se ideologjia dhe bindja dhe parimet janë idiotësi që nuk bindin dot askënd ndërsa suksesi apo dështimi politik varet nga aftësia e udhëheqësit për të kontabilizuar.

Edhe në zgjedhjet e këtij viti, njësoj si në zgjedhjet e shkuara, disa parti të reja dhe jo aq të reja po garojnë për të ashtuquajturën votë proteste. Teknikisht fakti është që këto parti kanë në këto zgjedhje më shumë shanse që të zgjedhin deputetë në kuvendin e ardhshëm nga sa kanë pasur partitë e vogla në të shkuarën. Por kur vjen puna për të pyetur se çfarë qëllimesh kanë dhe çfarë planesh kanë dhe si mendojnë se duhet të përdorin mandatin e votuesve në parlament në katër vitet e ardhshme apo në dekadën e ardhshme, kryetarët e rinj ose janë të paartikuluar ose janë të padëgjuar. Kjo e dyta ka goxha gjasa të jetë e vërtetë nëse merr parasysh realitetin faktik, i cili thotë se vendi gjendet nën një regjim mediatik ndërsa e ashtuquajtura media sociale duket se prodhon më shumë kakofoni se sa komunikim politik konkret. Gjithsesi, gjasat janë që një përzjerje e këtyre të dyjave, pra paaftësisë për artikulim me mungesën e raportimeve korrekte politike të jetë më pranë të vërtetës.

Politika me drejtim nga lartë-poshtë, me udhëheqës që dalin të gjejnë mbështetës dhe jo me grupe qytetare që vendosin, pasi debatojnë mes vetes, që të mbështesin këtë apo atë parti politike, kjo dallohet veçanërisht nga fakti që shumë nga lajmet e prodhuara nga partitë e reja flasin për themelime degësh nëpër qytete të ndryshme. Me një fjalë, partia e themeluar në Tiranë shkon të gjejë mbështetës dhe hap zyra, fjala vjen, në Kamëz, në Durrës apo në Fier.

Kjo lloj politike me drejtim nga lart – poshtë më ngjan se është pasoja më jetëgjatë e diktaturës komuniste dhe asgjësimit nga ajo diktaturë të të gjitha strukturave të organizimit shoqëror normal, nga pleqësia e fshatrave apo e lagjeve te grupet fetare apo artistike, te klubet e intelektualëve apo te organizimet profesionale. Ky asgjësim duket se ka ndodhur jo vetëm në rafshin fizik por ka ndodhur edhe në nivelin mendor. Për fat të keq, shqiptarëve u mungon koncepti i organizimit në forume apo në klube apo në shoqata; kjo u duket tashmë një ide krejt e huaj, e zëvendësuar nga kulti i liderit që nuk ndryshon kurrë. Kjo vërehet shumë kollaj te fakti se disa e gjetën veten kryetar partie në vitin 1992 dhe vijojnë të jenë të tillë përveçse nëse kanë vdekur. Madje, disa e kanë marrë partinë me vete pasi vdiqën pa lënë pasardhës.

Një nga mekanizmat kryesore të përdorura nga regjimi për shkatërrimin e bazës së organizimit shoqëror jashtëpartiak duket se ka qenë shpërndarja e këshilleve të fshatrave, grumbullimi i fshatrave në të ashtuquajtura Fshatra të Bashkuar, të cilat më pas u bënë kooperativa e më pas, Komuna për të përfunduar sot në Njësi Administrative.

Ndërsa Shqipëria historikisht ka pasur rreth 2800 qendra të banuara, gjithësecila në gjendjen e vet natyrore me një strukturë shoqërore, qeveria komuniste fillimisht shkriu thuajse gjysmën duke pakësuar numrin e qendrave të njohura ligjërisht si fshatra në 1800 dhe pastaj i shkriu edhe këto në kooperativa që ishin rreth 900. Kooperativat u bashkuan nga dy e nga tre për të përfunduar në rreth 400 komuna pas viteve ’90.

Në këto kushte, i vetmi shpëtim për demokracinë shqiptare nuk ngjan se është krijimi i partive të reja, të cilat, në mënyrë thuajse të pashmangshme marrin modelin e të vjetrave, por te rithemelimi i fshatit dhe lagjes si njësi politike jopartiake si dhe përmes nxitjes së organizimit të shoqërisë sipas interesave, qofshin këto kulturore, artistike apo fetare, para se anëtarësia nga këto organizime të vendosë të zgjedhë një apo disa kryetarë, sipas një modeli që nuk është parë në këto anë që prej shumë dhe shumë kohësh.

Me pak fjalë, një parti duhet të krijohet nga një ose disa grupime qytetarësh që vendosin të organizohen dhe zgjedhin një ose disa kryetarë për qëllime të organizimit të vet dhe jo një kryetar që del të gjejë mbështetës, një kryetar që është gjithmonë i pari në çdo gjë, i pari në çdo emision televiziv, i pari në listën e deputetëve dhe i vetmi që flet për gjithçka pa përfaqësuar asgjë.

/BIRN

Etiketa: e rejakryetaretpartipartirëte vjetraZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

“U firmosën tendera dhe u falën gjoba”/ Berisha: 28 deputetë u mbështeten nga bandat në zgjedhje

18:25 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Në fushata legalizohen parcela me kanabis”/ Ina Zhupa: Oligarkët nuk njohin më asnjë kufi

17:40 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gjekmarkaj-mazhorancës: Ju në të vërtetë keni humbur! Jeni bërë viktima të zellit

11:25 : 05/06/2025
AKTUALITET

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

21:00 : 04/06/2025
Para

U arrestuan vitin e kaluar për “nxitje të urrejtjes”, lirohen tre malazezët në Kosovë

TË GJITHA

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com