• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zbulohet ditari i të dashurës angleze të Hitlerit: Adolf sillet si një 17-vjeçar i dashuruar

18:16 : 17/01/2025
në BOTA

Pas plot 80 vitesh janë zbuluar detaje nga ditari sekret i të dashurës angleze të liderit nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler, duke hedhur dritë mbi jetën private të Fuhrer-it me Unity Mitford, bukuroshen aristokrate që skandalizoi shoqërinë britanike.

Ditarët sekretë që rezultonin të humbur prej kohësh janë zbuluar sot nga Mail dhe tregojnë se Unity Mitford e adhuronte Hitlerin pavarësisht se ai ishte ndër më të urryerit në botë.

Bukuroshja e re e klasës së lartë skandalizoi shoqërinë britanike duke u gënjyer ndaj Hitlerit dhe duke u bërë më e afërt me të se çdo britanik tjetër.

Ajo ia besoi ditarit të saj të përditshëm sekretet e lidhjes së tyre të jashtëzakonshme gjatë pesë viteve deri në Luftën e Dytë Botërore, kur vetë Unity tradhëtoi Britaninë për hatër të Gjermanisë naziste.

Në një nga faqet e ditarit, kuptohet se teksa komplotonte masakrën globale, Hitleri sillej si një 17-vjeçar i dashuruar rreth bukuroshes bionde. Një nga studiuesit më të shquar në botë për Unity, historiani dhe biografi i saj David Pryce-Jones, tha se ka besim se ditarët e saj janë të vërtetë.

Lexo edhe:

A do të futet shërbimi ushtarak me detyrim në Gjermani?

Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për tregun gjerman

Të zhdukur për 80 vjet, ditarët e Unity përfshijnë vitet 1935-1939 dhe kronikën e 139 takimeve të jashtëzakonshme me Hitlerin, regjimi monstruoz i të cilit vrau gjashtë milionë hebrenj në Holokaust.

Një adhuruese e nazizmit, Unity nderonte diktatorin, të cilin ajo e ka quajtur në mënyrë të pandërprerë si ‘Führer’ ose ‘Ai’ dhe i referohej sikur të ishte një zot.

Aq e magjepsur ishte Unity pas Hitlerit saqë u transferua në Mynih në moshën 20-vjeçare për të ndjekur me obsesion liderin nazist. Ditari i zi i saj, me veshje lëkure ekspozon kështu për herë të parë se Unity ishte pothuajse me siguri seksualisht aktive ndërsa shoqërohej me nazistët kryesorë në Gjermani.

Kjo ngre perspektivën joshëse nëse ajo kishte një marrëdhënie seksuale me vetë Fyhrer-in, i cili ishte 25 vjet më i madh se ajo. Ditarët e saj nxirrnin në pah pasionin e tyre në rritje për njëri-tjetrin ndërsa Unity u përqafua në rrethin e brendshëm të nazistëve në muajt vendimtarë që çuan drejt luftës.

Teksa kolegët e saj britanikë përgatiteshin për sakrificën përfundimtare, vajza aristokrate – e cila ka lindur në Londër, por është ngjizur në qytetin kanadez të Swastika – mbante një vend brenda rangut më të lartë të drejtuesve në Gjermani.

Shkrimi i fundit në ditarin e saj daton më 1 shtator 1939, ditën kur Gjermania pushtoi Poloninë. Dy ditë më vonë, kur u shpall lufta, Unity ishte kaq e shqetësuar me perspektivën që atdheu i saj dhe Gjermania e saj e dashur naziste do të hynin në luftë me njëra-tjetrën, ndaj ajo qëlloi veten me plumb në kokë në parkun “Garden” të Mynihut.

Ajo nuk arriti të vriste veten, megjithëse mbeti e dëmtuar në tru dhe plumbi i ngeli në kafkë për gjithë jetën e mbetur. Ajo u kthye në Britani, ku vdiq në vitin 1948, në moshën 33-vjeçare./ A2CNN

Etiketa: Adolf HitlerditarigjermaniaUnity Mitford

Lajme të lidhura

BOTA

A do të futet shërbimi ushtarak me detyrim në Gjermani?

08:56 : 18/08/2025
BOTA

Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për tregun gjerman

13:12 : 16/08/2025
BOTA

Merz: Gjermania e palëkundur në anën e Izraelit

08:32 : 11/08/2025
BOTA

Gjermania shton arsenalin ushtarak, porosit 1,400 automjete me vlerë 770 mln euro

20:05 : 06/08/2025
BOTA

Gjermania kërcënon me sanksione Izraelin për situatën në Gaza

14:13 : 02/08/2025
BOTA

Gjermania përballet me krizën e strehimit/ Planifikon lehtësime ligjore për ndërtimin e banesave

19:34 : 29/07/2025
Para

Dështimi i impiantit të Shkumbinit, mbetjet vijojnë të vërshojnë në grykëderdhje

TË GJITHA

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova e gatshme të bashkëpunojë

18:52 : 28/08/2025

Osmani diskuton me Prattipatin për “hapat drejt konstituimit të plotë” të Kuvendit

18:42 : 28/08/2025

Korçë/ Fëmija bllokohet nga një kokërr fasule, niset me urgjencë në Tiranë

18:35 : 28/08/2025

Kaos në Tunelin e Llogarasë! Bllokohet qarkullimi, radhë kilometrike

18:25 : 28/08/2025

Makina përplas 7-vjeçaren në Ballsh

18:06 : 28/08/2025

Dy motrat Dhimaku humbën jetën në aksident, vëllai 10-vjeçar niset për kurim në Romë/ FOTO

17:50 : 28/08/2025

Testimi i kryeinspektorëve të AKU/ Pse po favorizohen drejtori i përgjithshëm dhe drejtori rajonal i Tiranës

17:46 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com