• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Foto/ Ja kush është 30-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë në autostradën Fier-Vlorë

15:27 : 14/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Është publikuar foto e 30-vjeçarit Kristian Marku alias Bardhi, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e së hënës (13 Janar) në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, në afërsi të Novoselës.

Viktima Kristian Marku

Atentatorët qëlluan me breshëri plumbash ndaj të riut, i cili nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra. Viktima Kristian Marku mësohet se ka qenë në Tiranë para se të nisej për Vlorë, ndërsa ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij.

30-vjeçari ka vjehrrin në qytetin e Vlorës, por ende nuk dihet se kë po shkonte për të takuar atje.

Ndërkohë targat e automjetit të atentatorëve rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë, po në qytetin e Vlorës. Targat i përkasin një oficeri policie, ndërsa për makinën e autorëve ende po hetohet ku është vjedhur.

Atentati

Lexo edhe:

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

Atentati ndaj 30-vjeçarit ishte i përgatitur në detaje, pasi autorët janë munduar të mos lënë gjurmë.

Sipas skicës së bërë nga hetuesit, autorët, që dyshohet se kanë qenë tre, kanë pasur informacion për udhëtimin e Markut në drejtim të Vlorës. Ky i fundit paradite ka qenë në Tiranë dhe më pas është nisur drejt qytetit bregdetar. Sipas informacioneve, Kristjani ka një lidhje familjare në Vlorë dhe dyshohet se po udhëtonte drejt tyre.

Në orët e pasdites, në afërsi të nënkalimit të Novoselës, ai është qëlluar me armë zjarri në afërsi të një karburanti. Disa plumba i kanë përshkruar trupin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa pak kilometra larg vendit të ngjarjes, policia gjeti një automjet të djegur që dyshohet se i përket autorëve. Në brendësi të tij nuk u gjet as arma e krimit, siç ndodh shpesh në atentatet mafioze.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë, por edhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë. Ndërkohë, është ushtruar kontroll në çdo makinë që hynte në Vlorë, si dhe në fshatrat Novoselë apo Panaja.

Pista kryesore e vrasjes është hakmarrja, pasi viktima rezulton të jetë nipi i familjes Bardhi nga Rrësheni, të cilët njihen për përplasjet ndër vite mes tyre. Edhe viktima ka qenë i përfshirë në disa ngjarje dhe ka pasur rekorde kriminale më herët. Dy vite më parë u akuzua se, në bashkëpunim me xhaxhain e tij, tashmë të vrarë, shtetasin Martin Bardhi, tentoi të ekzekutonte nipin e Kastriot Reçit, shtetasin Sajmir Reçi, në Rrëshen.

Ky i fundit shpëtoi falë makinës së blinduar që përdorte. Përplasjet mes dy fiseve datojnë shumë herët, ku zanafilla dyshohet se nisi për një parakalim të gabuar, e më pas debati agravoi në vrasjen e anëtarëve të dy fiseve, hakmarrje e cila duket se nuk ka fund. Nga vrasjet me snajper, tek atentatet me tritol, apo edhe atentatet me armë zjarri, kanë karakterizuar gjashtë vitet e fundit mes dy fiseve nga Rrësheni.

 

Etiketa: FotoKristian Markuvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026
AKTUALITET

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026
AKTUALITET

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026
Para

“Xibraka”/ Bardhi: Mbyllja e dosjeve penale pa asnjë transparencë, SPAK “mbron” Olsi Ramën

TË GJITHA

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom