• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Moti i keq, dëbora shkakton probleme në veri, Vlora nën “pushtetin” e ujit

19:19 : 12/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Situata nga moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin ka sjellë probleme të shumta në qarkullim.

Ministria a Mbrojtjes në informacionin e saj të fundit raporton se shumë rrugë në veri të vendit janë të bllokuara dhe në disa zona të tjera është shumë vështirë të kalohet.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në juglindje të vendit.

Ndërkohë Vlora, thotë Ministria e Mbrojtjes vijon gjatë gjithë ditës në ujë. Sipas saj, rrugët janë të bllokuara nga uji dhe kalimi i automjeteve është bërë shumë i vështirë.
Paralajmërim vjen edhe për mjetet lundrusese.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Lexo edhe:

Temperatura deri në 43 gradë, parashikimi i motit për sot

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë.

Akset rrugore
Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.
Në bashkinë Dibër janë bllokuar disa qendra administrative me akset kryesore si; Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës dhe Zall Dardhë.
Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Ostren, Trebisht.
Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët dytësore të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Suç, Gurë dhe Xibër.
Në bashkinë Mat janë bllokuar disa rrugë të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Macukull,Lis, Derjan dhe Komsi.
Aksi rrugor Peshkopi-Ulëz, në vendi e quajtur Qafë Ulëz është bllokuar për shkak të pranisë së dëborës, akullit dhe mjeteve që lëvizin pa goma dimërore.
Aksi rrugor Kir-Shosh është bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe reshjeve të dëborës.
Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara.
Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë thanë ka reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda. Në terren janë shërbimet e policisë rrugore.
Në bashkinë Krujë, aksi rrugor Cudhi Kamp-Qafështamë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.
Rruga për në Shëngjergj, bashkia Tiranë është e vështirë për tu kaluar nga sasia e reshjeve të dëborës.
Në bashkinë Vlorë, niveli i ujit në rrugët e qytetit vazhdon të rritet. Sot në qytetin e Vlorës ka rënë 87 mm shi. Mjetet qarkullojnë me vështirësi
Gjatë ditës së sotme po punohet me borëpastrueset për të mbajtur të hapura rrugët e qarkullueshme dhe për të hapur rrugët e bllokuara nga dëbora.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëbore të përdorin gomat dimërore.

Portet
Në portin e Durrësit është ndaluar lundrimi i anijeve të vogla. Është ndaluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës. Në portin e Vlorës nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.

Lumenjtë dhe rezervuaret

Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Parashikimi motit në vijim
Bazuar informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), sot pasdite (e diel data 12) dhe nesër (e Hënë data 13) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore, Qendrore dhe Juglindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor. Sot pasdite (e Diel data 12) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Vlorë, reshje intensive në qarkun Gjirokastër. Reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare dhe të dobëta deri lokalisht mesatare. Nesër e (e Hënë data 13) reshjet priten të jenë të dobëta.
Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.
Në Veri, Verilindje, Qendër dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
* në bregdet: 5 / 12 °C ;
* në vendet e ulëta: 5 / 10 °C ;
* në vendet malore: -4 / 4 °C
Sot pasdite (e Diel data 12) dhe nesër (e Hënë data 13) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.
Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

Etiketa: bopraMotivend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Temperatura deri në 43 gradë, parashikimi i motit për sot

08:04 : 26/07/2025
AKTUALITET

E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

15:28 : 25/07/2025
AKTUALITET

Termometri shënon sot deri në 42 gradë Celsius! Ja zonat më të nxehta

08:06 : 25/07/2025
AKTUALITET

Moti bën kthesën e madhe, Metereologia: Do të bien ndjeshëm temperaturat

09:26 : 24/07/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 41 gradë Celsius, ja zonat më të nxehta

08:01 : 24/07/2025
AKTUALITET

I nxehti pushton Shqipërinë, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:07 : 23/07/2025
Para

Kapshticë/ Pas kamionëve, ndalohet edhe kalimi i autobusëve drejt Greqisë

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com