• Kontakt
Tuesday, June 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zjarret në Los Anxhelos, mijëra të evakuuar

15:48 : 08/01/2025
në BOTA

Qyteti i Los Anxhelosit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa zjarrfikësit po përleshen me flakët që po djegin disa qindra hektarë sipërfaqe në pjesë të ndryshme të qytetit dhe zonave përreth. Zjarret kanë përfshirë shumë zona të banuara në pjesën jugore të Kalifornisë duke detyruar evakuime masive të banorëve. Vatrat e zjarrit janë përhapur nga erërat e forta që në disa raste arrijnë shpejtësinë prej 160 kilometra në orë. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Më shumë se 30,000 banorë janë evakuuar nga një zonë luksoze bregdetare e qytetit të Los Anxhelosit që nga e marta, mes tyre edhe yje të Hollivudit. Rrugët e bllokuara kanë bërë që njerëzit të braktisin makinat e tyre dhe të largohen në këmbë. Flakët kanë djegur shumë shtëpi në kodrat përgjatë oqeanit.

“Qyteti Los Anxhelos po përjeton një situatë të motit ekstrem. Lagështia e ajrit ishte shumë e ulët, rreth 12% kur filloi zjarri dhe era kishte një shpejtësi prej rreth 50 kilometra në orë”, tha shefja e zjarrfikëses së qytetit Los Anxhelos, Kristin Crowley

Zjarret kanë shkatërruar një sipërfaqe mbi 1 mijë hektarë në zonën e famshme “Pacific Palisades” e cila ndodhet mes qytezave bregdetare Santa Monica dhe Malibu, njoftuan zyrtarët.

“Deri tani, zjarret kanë shkatërruar një sipërfaqe prej disa mijëra hektarësh. Zjarri po përhapet nga një kombinim i erërave të forta dhe terrenit malor përreth, çka i bën tejet të vështira përpjekjet për të shuar zjarrin”, tha zonja Crowley.

Lexo edhe:

Kore e Jugut, shirat shpresa për fikjen e zjarreve shkatërrimtare

500 mijë euro bizhuteri, Olivier Giroud bie viktimë e një grabitjeje në Los Anxhelos

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

“Rreziku nuk është eliminuar. Shërbimi i motit ka njoftuar për përkeqësimin e erërave që po përhapin zjarret”, tha guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.

Zyrtarët thonë se situata do të përkeqësohet ndërsa flakët përfshinë edhe qytetin Altadena duke shkrumbuar ndërtesa dhe gjithçka tjetër.

“Shërbimi Kombëtar i Motit ka parashikuar shtimin e erërave dhe se ato do të jenë më të forta”, tha Anthony Marrone, shefi i zjarrfikësve të Qarkut Los Anxhelos.

Mbrëmjen e së martës rreth 167,000 familje u njoftua se nuk kishin energji elektrike në qarkun Los Anxhelos. Zjarri në “Pacific Palisades” shkatërroi një sipërfaqe prej 11.6 kilometra katrorë. Kalifornia Jugore ka shënuar rreth 0.25 centimetra shi që nga muaji maj.

Situata e krijuar bëri që Presidenti Joe Biden të anulonte planet për një vizitë në qarkun Riverside për të njoftuar vendosjen e dy monumenteve të reja në shtetin e Kalifornisë.

Ekipet e emergjencave u detyruan të përdorin një traktor për të pastruar rrugën nga makinat e braktisura nga banorët në një rrugë të lagjes “Pacific Palisades”.

Parashikuesit e motit thonë se erërat e forta do të zgjasin disa ditë, që në disa raste arrijnë shpejtësinë deri 160 kilometra në orë dhe kanë nxitur në përhapjen e zjarreve. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se erërat që vijnë nga qyteti Santa Ana, mund të jenë më të fortat në një dekadë./ VOA

Etiketa: Los Anxheloszjarret

Lajme të lidhura

BOTA

Kore e Jugut, shirat shpresa për fikjen e zjarreve shkatërrimtare

21:08 : 28/03/2025
SPORT

500 mijë euro bizhuteri, Olivier Giroud bie viktimë e një grabitjeje në Los Anxhelos

17:55 : 18/02/2025
BOTA

Zjarret në Los Angeles, rritet numri i viktimave

08:30 : 13/01/2025
BOTA

Zjarret në Los Anxhelos, mund të jenë më të kushtueshmet në historinë e SHBA-së

10:16 : 12/01/2025
BOTA

Kalifornia Jugore vazhdon të digjet, flakët shkrumbojnë lagje të tëra

20:17 : 11/01/2025
BOTA

Trishtim dhe frikë mes banorëve në Los Anxhelos pas zjarreve shkatërruese

19:07 : 11/01/2025
Para

Luhet klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia nxjerr në shitje biletat

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

22:55 : 23/06/2025

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike

22:54 : 23/06/2025

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

22:48 : 23/06/2025

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

22:34 : 23/06/2025

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

22:32 : 23/06/2025

Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi

22:24 : 23/06/2025

Sulmi ndaj bazave amerikane, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi, nuk i bëm dëm askujt

22:16 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com