• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në Berat ullinjtë ngelen në pemë/ Mungojnë punëtorët dhe infrastruktura e shkatërruat

16:05 : 07/01/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Theodhori Bello nga fshati Gjeroven, rreth 10 kilometra nga Berati, u kthye nga emigrimi i gjatë në Greqi për të investuar në kultivimin e ullirit. Por pasi derdhi kursimet e 27 viteve punë në emigrim për ngritjen e një fabrike moderne të prodhimit të vajit të ullirit, ai e gjeti veten para vështirësive që nuk i kishte menduar. Dy problemet kryesore sipas tij janë mungesa e rrugës dhe e krahut të punës.

“Tre vite më parë kur erdha për të investuar në fshat shpresova se të paktën shteti do të investonte në rrugë, sepse ka vite që është premtuar, por asgjë nuk është bërë”, tha Bello, duke shtuar se ishte kthyer me optimizëm për t’u zhgënjyer.

“Kjo është gjendja e rrugës, shikojeni vetë me sa vështirësi kalon mjeti, duke rezikuar që të kapë poshtë” shtoi ai.

Berati ka një traditë të trashëguar ndër breza të kultivimit të ullirit dhe prodhimit të vajit. Plantacionet që rrethojnë kodrat rreth qytetit, jo vetëm që nuk janë është lënë pas dore, por vitet e fundit janë shtuar sipërfaqet me këtë kulturë.

Megjithatë, fenomeni i emigrimit të banorëve nga fshatrat e Beratit vuri në pikëpyetje procesin e vjeljes së ullinjve gjatë këtij viti. Në mungesë të fuqisë punëtore, Ysteak Molitaj, një 69- vjeçar nga fshati Molishtë thotë se u detyrua që të kthejë të birin nga Kreta.

Lexo edhe:

Përplasen tre makina në aksin Berat-Dimal, plagosen drejtuesit

Aksident i rëndë në Berat/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

“Unë u detyrova që solla djalin nga Kreta, ku jeton dhe punon me familjen për të vjelë ullinjtë sepse ngelën në pemë,” tha Molitaj.

“S’ka të rinj në fshat, kanë ikur që të gjithë,“ shtoi ai.

  • Mungon fuqia punëtore
Theodhori Bello u kthye nga emigracioni për të investuar në prodhimin e vajit të ullirit, por thotë se po përballen me shumë vështirësi.

Qarku i Beratit në jug të Shqipërisë numëron rreth 2 milionë rrënjë ullinj, sipas Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. Njëri prej plantacioneve më të mëdhenj shtrihet mbi 10,638 hektarë, ndërsa pjesa tjetër në sipërfaqe të shpërndarë.

Por ndërsa banorët u treguan entuziastë dhe rritën sipërfaqet dhe prodhimin e vajit të ullirit, problemet e infrastrukturës mbetën pa zgjidhje, ndërsa emigracioni ka sjellë së fundmi edhe probleme në gjetjen e krahut të punës.

Pasi ndërtoi fabrikën e prodhimit të vajit të ullirit dhe shtoi sipërfaqen e mbjellë, Theodhori Bello thotë se eksporton tashmë në Spanjë dhe Itali. Por ai punon së bashku me të gjithë familjen, ndërsa punëtorët thotë se i siguron edhe jashtë sezonit të punës.

“Gruaja ime, vajza, të gjithë jemi të përfshirë në këtë punë, madje dhe dhëndri na vjen për ndihmë,“ tha Bello. “Nëse nuk i paguan me 3 mijë lekë dita, vështirë se mund të gjesh punëtorë, madje unë i mbaj të siguar dhe jashtë sezonit që t’i kem të garantuar“, shtoi ai.

Si pasojë e emigrimit të djemve dhe burrave, në shumicë janë vajzat dhe gratë e fshatit që përballen me sfidat e panumërta të këtij aktiviteti.

Zamira Merkaj, 41 vjeç nga fshati Gjeroven i Beratit thotë se ka mbjellë deri tani 1 mijë rrënjë ullinj, por ende nuk ka mundur që të përfundojë vjeljen.

“Burri tre muaj punon këtu dhe tre muaj në Greqi. Kur ka andej më shumë punë, unë merrem dhe me ullinjtë se nuk na del. Kemi investuar shumë, por akoma nuk po marrim sa duhet,“ tha Merkaj.

Nga ana tjetër, shumë prej banorëve të fshatit të larguar i lënë në ruajtje ullinjtë tek banorët e mbetur.

“Veç ullinjve të mi, këtë vit kam dhe ullinjtë e komshiut aty afër se kanë ikur të gjithë në Itali, nuk i lëmë dot që të bien dhe kalben se është gjyhan, të paktën të marrin nga një bidon vaj“, thotë Merkaj.

Mungesën e fuqisë punëtore për të vjelë prodhimin e ullirit e vlerësoi si sfidë të këtij aktiviteti dhe Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor.

‘‘Mungesa e fuqisë punëtore dhe tregtimi i vajit të ullirit, janë sfidat kryesore të këtij sektori,“ tha Agjencia në një përgjigje me shkrim.

  • Mungesa e infrastrukturës, rrugët e shkatërruara
Rruga është e dëmtuar në fshatin Gjeroven të Beratit

Fermerët e fshatrave të Njësisë Administrative Velabshitë dhe Sinjë ndonëse kanë investuar në këtë fushë pas viteve të gjata të emigrimit, thonë se shteti nuk u ka mundësuar as minimumin e ndihmës, përfshi ndërtimin e rrugëve.

“Deri më tani kam mbjellë 600 rrënjë ullinj, çdo vit i shtoj, sjell lekë djali nga emigrimi në Greqi dhe unë i mbjellë ullinj, por ç‘e do. Mirë që rrugë për të shkuar tek kurora e ullinjve nuk kemi, por nuk kemi as rrugën kryesore të fshatit“, tha Ysteak Molitaj, banor i fshatit Molishtë për BIRN.

Molitaj u ankua se në kushtet e mungesës së rrugës janë të detyruar që ta transportojnë prodhimin me kafshë nga tokat deri në pikën e grumbullimit apo në treg.

“Ose do t’i mbash me kafshë si në mesjetë, ose do paguash fuoristradën se ndryshe nuk mund ta sjellësh prodhimin në fabikë, apo ta shesësh“, tha burri.

Fermerët tregojnë se janë në periudhën më të vështirë, atë të sigurimit të tregut. Por mungesa e infrastrukturës e vështirëson edhe këtë proces. “Kur vijnë e marrin këtu tregtarët, nuk e shet dot më shumë se 4 mijë lekë litri. A shitet ky vaj kaq lekë, është për të ardhur keq,“ u ankua Molitaj.

Fermerët ankohen se kosto e prodhimit është shumë e lartë përballë çmimit të shitjes.

“Çdo vit çmimet e plehrave po rriten. Që nga punimi i tokës rreth rrënjëve, krasitja, vjelja ka kosto të lartë dhe shitja me çmimin e tregut është e pajustifikuar“, u ankua 41 vjeçarja Merkaj.

Fermerët ankohen gjithashtu për mungesën e mbështetjes nga shteti dhe atë të agronomëve.

“Ne blejmë ato plehra që na japin farmacitë bujqësore. Çdo vit plehra të ndryshëm, ne nuk i njohim, sepse as ndonjë specialist agronom nuk vjen që të konsultohemi, të mësojmë më shumë“, tha Merkaj.

Sipas Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, ekziston një program vjetor për informimin e fermerëve, ku përfshihet edhe kultura e ullirit.

“Informacioni përçohet tek fermerët nëpërmjet takimeve në grup, takimeve individuale , fletëpalosjeve, broshurave etj“, tha Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor.

Por fermerët thanë se u kanë munguar totalisht kontaktet me agronomin rreth kultivimit të ullirit./ BIRN

Etiketa: Beratfermeretinfrastrukturamungojne punetoretpemeUllinjtë

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

Përplasen tre makina në aksin Berat-Dimal, plagosen drejtuesit

16:02 : 18/08/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Berat/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

12:46 : 17/08/2025
AKTUALITET

EMRAT-VIDEO/ Goditet grupi i kultivimit dhe shitjes së kanabisit në Skrapar, 5 të arrestuar

12:21 : 16/08/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr në tokën e tij dhe rrezikoi banesat e fshatit, arrestohet 65-vjeçari në Berat

10:59 : 16/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ U kapën duke kultivuar kanabis, arrestohen 2 kushërinj në Berat

13:09 : 14/08/2025
AKTUALITET

Berat/ 68-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë bashkëshorten

12:29 : 14/08/2025
Para

Zyrtare/ Tirana shet talentin Jordi Jaku te Bologna, detajet e marrëveshjes

TË GJITHA

Zjarri përfshin Kodrën e Beut në Cërrik, rrezikohen varrezat publike

17:37 : 21/08/2025

Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

17:19 : 21/08/2025

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

17:11 : 21/08/2025

Aksident në “Kthesën e Dukatit”, plagoset një person

16:54 : 21/08/2025
Foto ilustruese

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë

16:45 : 21/08/2025

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 në pranga! Kërcënuan policët me kaçavidë

16:36 : 21/08/2025

“Hëna e Zezë” shfaqet këtë fundjavë, fenomeni i rrallë i gushtit që ndodh një herë në 33 vjet

16:18 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com