• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qëlloi me armë tek “Cinco Cavalli”/ Policia shpall zyrtarisht në kërkim Mir Pepën: Gjetëm një gëzhojë!

13:25 : 03/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Tiranës ka shpallur zyrtarisht në kërkim biznesmenin 33-vjeçar Jetmir Pepa, i njohur ndryshe si Mir Pepa. Ai akuzohet se ka qëlluar me amrë zjarri pistoletë në një prej klubeve të njohura të natës në kryeqytet “Cinco Cavalli” në orët e para të mëngjesit të 1 Janarit.

Përmes një komunikate të shkurtër për mediat, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se nga kqyrja e vendit të ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

“Në përfundimin të veprimeve të para hetimore nga Komisariati i Policisë Nr.2, nën drejtimin e Prokurorisë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.P, 33 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” më datë 01.01.2025 rreth ores 04:30. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.” – thuhet në njoftim.

Ngjarja ndodhi teksa në skenë po performonte reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi dhe më pas pritet të dilte Dafina Zeqiri.

Burime për mediat bëjnë me dije se Jetmir Pepa ishte ulur në zonën “VIP”, teksa gjatë natës ka hedhur një cigare të pafikur nga vendi ku ishte ulur.

Lexo edhe:

Gjermania miraton eksporte armësh me vlerë 4 milionë euro për Izraelin

Polici i bashkisë qëllon me grusht dhe hedh “knock out” qytetarin në Berat/ VIDEO

Cigarja e pafikur ra poshtë në një tavolinë ku ishin një grup me djem, të cilët të revoltuar nga ky gjest i Pepës filluan të përplasen verbalisht me të. Më pas debati agravoi, deri në dhunë fizike.

Referuar të njëjtave burime, grupi i djemve, të cilët deri më tani nuk janë identifikuar nga policia, kanë qëlluar me gota. Në këtë moment, Jetmir Pepa ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar kështu panik te qindra të rinj të cilët ishin mbledhur në këtë club për të festuar ndërrimin e viteve.

Fatmirësisht si pasojë e këtyre të shtënave nuk pati viktima, ndërkohë Pepa pas ngjarjes u largua menjëherë nga ambientet e “Cinco Cavalli-t”.

Emri i Mir Pepës doli në qendër të vëmendjes gjatë verës së kaluar, kur ish-bashkëshortja e tij, Mariela Berisha, sulmoi dhe plagosi në një lokal në Tiranë të dashurën e “kazanovës” Pepa, Klea Prenga.

Ngjarja tronditëse u publikua nga vetë Prenga në rrjetet sociale, ku ajo tregoi plagët dhe dëmtimet e rënda në fytyrë dhe trup. Sipas aludimeve, arsyeja e dhunës  ndaj saj lidhej me një marrëdhënie të pretenduar mes Prengës dhe Jetmir Pepajt, çka e bëri incidentin një çështje shumë të përfolur në publik.

Mir Pepa njihet për përfshirjen e tij në ngjarje të ndryshme me precedentë penalë, shpesh të shoqëruara me incidente të armatosura. Ai hiqet si biznesmen në sektorin e ndërtimit në Tiranë, por ka shumë dyshime se pasuria e tij është vendosur nga burime të jashtligjshme.

Në vitin 2020, Pepa u plagos pas një sherri banal në një lokal në zonën e Brrylit. Pepa është i njohur për lidhjet e tij me figura publike dhe më parë ka qenë në një marrëdhënie me motrën e Oriola Marashit, Xhulia Marashi.

Ngjarja e ndodhur në Cinco Cavalli ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë në club-et e Tiranës dhe ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si personat me të kaluar problematike arrijnë të shmangin kontrollet e sigurisë dhe të shkrepin ‘koburen’ pa i’u dridhur qerpiku.

Etiketa: ArmeCinco CavalliJetmir Pepaklea prengamir pepapistoleteqellon

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania miraton eksporte armësh me vlerë 4 milionë euro për Izraelin

22:06 : 19/06/2025
AKTUALITET

Polici i bashkisë qëllon me grusht dhe hedh “knock out” qytetarin në Berat/ VIDEO

15:29 : 19/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Prokuroria kërkon 25 vite burg për grupin që trafikonte pistoleta “Ekol Speciale” nga Kosova

15:58 : 18/06/2025
AKTUALITET

Automatikë, fishekë dhe granata difensive të fshehura në murin e banesës, e pëson i moshuari në Vlorë

10:45 : 18/06/2025
AKTUALITET

U arrestua me armë e drogë/ Kush është Fabian Muçollari, vite më parë vrau bashkëmoshatarin e tij

09:28 : 18/06/2025
AKTUALITET

U kap me armë dhe kokainë, arrestohet i “forti” në Pogradec/ EMRI

08:46 : 18/06/2025
Para

UNESCO: Shqipëria ka përkeqësim në arsim, nevojë urgjente për rritjen e financimit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 21 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/06/2025

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

22:50 : 20/06/2025

Përmbyset makina në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

22:49 : 20/06/2025

VIDEO/ Sherr në Astir! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe rrihet me grushte me dy të tjerë

22:41 : 20/06/2025

Benfica fiton me goleadë dhe eliminon amatorët nga Botërori i Klubeve (Video)

22:37 : 20/06/2025

Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme

22:34 : 20/06/2025

Sa investuan bashkitë për banor? Buxheti nis me 10 euro për frymë

22:30 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com