• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nini: Mbyllja e TikTok-ut do ta kthejë Shqipërinë në një Turqi ose Rusi të re

22:41 : 30/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Aldor Nini, drejtuesi i Acromax, diskutoi mbi ndikimin e TikTok-ut në shoqërinë shqiptare dhe lajmit për mbylljen e tij nga kryeministri Edi Rama.

Ai theksoi se algoritmi i TikTok-ut mundëson një shpërndarje shumë të shpejtë të informacionit, duke e bërë atë më efektiv se platforma të tjera si YouTube, Instagram apo Facebook. Nini argumentoi se kjo shpejtësi ka efekte të ndjeshme, sidomos për ata që përballen me sulme në këtë platformë, duke ndjerë presion më të madh nëse sulmi ka bazë argumentuese. Ai përmendi një raport nga Reuters, i cili evidenton se TikTok-u, Instagram-i dhe YouTube-i janë ndër platformat më të besueshme për informacion politik në nivel global. Në këtë kontekst, ndalimi i TikTok-ut do të kishte pasoja të rënda për Shqipërinë.

Nini kujtoi se Shqipëria ka firmosur marrëveshje ndërkombëtare që ndalojnë kufizimin e shërbimeve digjitale pa studime shkencore. Po ashtu, shkelja e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në do të dëmtonte perspektivën evropiane të vendit.

Këto masa, sipas tij, rrezikojnë të largojnë Shqipërinë nga Europa dhe ta afrojnë me modele autoritare si Rusia apo Turqia.

Lexo edhe:

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

“Diçka që unë e dëgjova shpesh këtu është rrezikshmëria e TikTok-ut.

Rrezikshmëria e TikTok-ut ka një arsye shumë të thjeshtë: algoritmi i TikTok-ut e bën të mundur që një informacion të transmetohet shumë më shpejt tek një grup shumë më i gjerë i popullatës sonë sesa në YouTube, Instagram dhe Facebook. Kjo do të thotë se, nëse ndodh një skandal në YouTube, ai bëhet publik normalisht, por është shumë më e shpejtë përhapja në TikTok; brenda 6 orësh mund ta ketë marrë vesh e gjithë Shqipëria.

Dhe kthehemi prapë te ajo pikë që personat që janë të sulmuar normalisht vuajnë më shumë nga TikTok-u, sepse, nëse një sulm ka një bazë argumentuese, atëherë ai ndihet më i madh.

Nga ana tjetër, unë kam parë një raport nga Reuters, për sa i përket besueshmërisë në popullatë në lidhje me lajme që kanë të bëjnë me politikën. Interesant është fakti se ata kanë pyetur 95 mijë persona të ndryshëm në 47 vende, të cilat përfaqësojnë si shtete gjysmën e popullsisë së botës, dhe ka rezultuar që TikTok-u, Instagram-i dhe YouTube-i janë klasifikuar si platforma të cilave këta persona u japin besueshmërinë më të lartë për informacione politike. Kështu që e kemi dhe TikTok-un këtu brenda.

Sa i përket pasojave ligjore që mund të ketë për Shqipërinë mbyllja e TikTok-ut, ne kemi firmosur një sërë konventash me shtete të ndryshme, me Bashkimin Evropian, me Kinën, të cilat faktikisht na ndalojnë që të ndalojmë një shërbim digjital në territorin e Shqipërisë, sidomos pa pasur një studim shkencor.

Kemi edhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, e cila është shumë e rëndësishme, sepse, duke shkelur atë marrëveshje, i largohemi Evropës. Siç tha dhe Klevio, kjo do të na çojë në një “Turqi të re” ose në një “Rusi të re.” Domethënë, me këto masa që po ndërmarrim, ne nuk po i afrohemi Evropës.”- tha Nini në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV.

Etiketa: Edi RamaTikTok

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

18:58 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në pyje, fatura që djeg

17:45 : 26/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
Para

Ka plagë me thikë në trup, gjendet një person i vdekur në Durrës

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com