• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Loja” me ankimet/ Dyshime për skemë mln euro mes “Rej” Kaprit dhe Myzyrit të KPP-së

12:09 : 19/12/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Të mërkurën e 18 Dhjetorit, Ministria e Mbrojtjes shpalli kompaninë “Rej” fituese të tenderit për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe elektrik të repartit ushtarak në Poçestë të Korçës.

Në procedurën me fond limit 275 milionë lekë të reja (rreth 2.8 milionë euro), morën pjesë 20 operatorë ekonomikë.

Tenderi i Ministrisë së Mbrojtjes

Në përfundim, tenderi shkoi për “REJ” me ofertën 197 milionë lekë të reja (rreth 2 milionë euro), pasi më parë një vendim i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) pranoi kërkesën e kësaj kompanie, duke skualifikuar 6 shoqëri që kishin paraqitur ofertën më të ulët.

Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik për tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes

Kjo procedurë është pjesë e një listë prej dhjetra ankimimesh të dorëzuara nga kompania “REJ pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Lexo edhe:

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

650 mln lekë tendera për mbetjet spitalore, Miri i “Vale Recycling” dhe 12 të tjerë dërgohen në gjyq

Megjithëse është një procedurë ligjore, një intensitet kaq i lartë ankimimesh, të cilave vetëm kostot administrative u shkojnë mbi 170 mijë euro, krijojnë dyshimet se kompania e familjes Kapri nga Pogradec kërkon të shpallet fituese nëpërmjet KPP-së së drejtuar nga Jonaid Myzyri në ato procedura që nuk arrin t’i fitojë në garë me konkurentët e tjerë.

Kjo këmbëngulje “REJ” ka qenë rezultative, pasi një seri vendimesh të KPP, pas ankimeve të kompanisë, kanë shkuar në favor të saj.

KPP, tenderat për REJ

Kompania “REJ” është krijuar në vitin 1994 nga biznesmeni Luan Kapri. Aktualisht, Kapri ka 80 përqind të aksioneve, ndërsa pjesë tjetër është në zotërim të kompanisë “Kliva”, me ortak Gëzim Salillari.

“Rej” është e njohur në Pogradec edhe për faktin se Luan Kapri është vëllai i ish-kryebashkiakut të qytetit, Eduard Kapri.

Krahas vendimit të KPP-së për tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes, “Boldneës.al” ka kryer verifikime mbi disa prej vendimmarrjeve të Komisionit të Prokurimit Publik, ku ankues ose i interesuar ka qenë shoqëria “REJ”. Vendimet i përkasin periudhës 2020-2023, kohë kur KPP drejtohet nga Myzyri.

Në fokus të këtij verifikimi ishin procedurat tenderuese me fond limit nga disa qindra mijëra deri në miliona euro. Në të gjithë rastet e konsultuara, rezulton se KPP ka pranuar kërkesat e “Rej” shpk,.

– Në Shtator të vitit 2023, Bashkia e Pogradecit zhvillon tenderin “Sistemim i Lumit të Buçimasit dhe Rehabilitimi i Infrastrukturës Rrugore”, me fond limit 79.282.029 lekë të reja. Në procedurë marrin pjesë 9 operatorë ekonomikë, përfshirë edhe “Rej”. Bashkia e Pogradecit i skualifikon të gjithë, për mosplotësim kriteresh.

Vendimi i KPP-së për tenderin e Bashkisë Pogradec në vitin 2023

“REJ” ankohet pranë Komisionit të Prokurimit Pubik, i cili, me vendimin nr. 1196/2023, datë 21 nëntor 2023, e pranon pjesërisht kërkesën, duke e rikthyer në garë. Bazuar mbi vendimin e KPP-së, Bashkia e Pogradecit e shpall fitues

– Në tenderin “Shërbimi i pastrimit dhe grumbullimi i mbetjeve urbane”, me fond limit 49,968,489 lekë të reja, të zhvilluar nga Bashkia Lushnje në dhjetor të vitit 2021, bashkimi i operatorëve “Rej” dhe “Alko Impeks” shpallen fitues paraprakisht.

Vendimi i KPP-së për tenderin e pastrimit të Lushnjes

Një prej konkurentëve e ankimoi këtë vendim në KPP. Institucioni i drejtuar nga Jonaid Myzyri, me vendimin Nr. 110/2022, datë 28 janar 2022, vendosi të mos e pranojë ankimin, duke konfirmuar fitues “REJ” & “Alko Impeks”.

– Në procedurën “Rehabilitim i Rrugës së Rrodokalit, Njësia administrative Proptisht”, me fond limit 58,333,330 lekë të reja, të zhvilluar nga Bashkia Pogradec në qershor 2021, morën pjesë 6 operatorë ekonomikë, nga të cilët u kualifikua vetëm njëri.

Shoqëria “REJ”, e cila ishte një ndër të skualifikuarat, ankimoi vendimin, duke kërkuar skualifikimin edhe të operatorit që kishte mbetur në garë.

Vendimi i KPP-së për anulimin e tenderit, pas ankesës së “Rej”

Komisioni i Prokurimit Publik, me vendimin nr. 633/2021, datë 5 shtator 2021, vendosi të pranojë ankimin e “REJ” shpk., duke skualifikuar konkurentin e vetëm që kishte mbetur në garë dhe, rrjedhimisht, tenderi u anulua.

– Në tenderin, me objekt “Loti 9, Mirëmbajtje me performancë K/Zëmblak – Liqenas – Dog.

Goricë, Libonik – Rrëmbec – Plasë ”, me fond limit 169,973,967 lekë, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, kompania “REJ” u rendit e dyta.

Vendimi i KPP-së përmbysi renditjen në tenderin e ARRSH-së në 2020

Renditja u përmbys në favor të “REJ”, pasi KPP pranoi ankimin e saj, në vendimin nr. 564/2020, miratuar në Dhjetor 2020.

“Rej”, dhjetra ankime në KPP

Aktualisht, Komisioni i Prokurimit Publik ka në shqyrtim dhjetra ankimime të dorëzuara nga shoqëria “Rej”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 236, dt. 20 Prill 2023 përcakton tarifat që duhet të paguajnë kompanitë, në rastet kur dorëzojnë ankimime pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Këto tarifa variojnë nga 0.4-0.5 përqind e fondit limit të procedurës tenderuese të ankimuar.

Gjatë vitit 2024, kryesisht në periudhën gusht-nëntor, “Rej” shpk ka ankimuar 17 procedura tenderuese. Vlera e tarifës së paguar për këto ankimime arrin në vlerën e 12.5 milionë lekëve të reja ose afërisht 130 mijë euro. Të gjitha këto ankimime janë aktualisht në fazën e “Shqyrtimit”

Lista e ankimeve të dorëzuar nga “Rej” shpk në KPP

Ndërkohë, prej vitit 2022, “Rej” ka ankimuar në total 28 procedura të prokurimit publike, me një faturë për tarifat administrative në total 17.4 milionë lekë të reja ose mbi 170 mijë euro. Një faturë shumë e lartë, por që, mesa duket, “Rej” ka besim tek vendimmarrjet e Jonaid Myzyrit dhe Komisionit të Prokurimit Publik.

Nga shqyrtimi i këtyre ankimimeve, vetëm një numër fare i vogël rezulton në disfavor të shoqërisë “Rej”. Ndërkohë që ato të vitit 2024 janë ende në proces, rezulton se, në vitin 2023 janë shqyrtuar, më së paku 3 ankime të “Rej”, nga të cilat dy janë pranuar nga KPP (shënuar me të kuq në tabelë).

Në vitin 2022, KPP ka shqyrtuar 8 ankimime të “Rej”, nga të cilat ka pranuar 5 prej tyre (shënuar me të kuq në tabelë).

 

Etiketa: "REJ"ankimeKomisionit të Prokurimit Publikkpptendera“Rej” Kaprit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

16:37 : 04/06/2025
AKTUALITET

650 mln lekë tendera për mbetjet spitalore, Miri i “Vale Recycling” dhe 12 të tjerë dërgohen në gjyq

11:04 : 31/05/2025
AKTUALITET

Mandat dhe miliona nga qyetarët/ Misioni i Vasil Llajos, që thotë se ka ardhur për njerëzit në politikë

16:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

Beteja mafioze për tenderin 1.7 mln euro të Rajlit/ Bashkia e Durrësit refuzon sërish KPP

17:34 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
Para

Refuzoi të lironte foltoren, Spiropali përjashton Shehajn dhe ndërpret seancën në Kuvend

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com