• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Rrëfimi i Brojës: Evertoni më ktheu buzëqeshjen, jam këtu për të treguar veten

19:37 : 16/12/2024
në SPORT

Armando Broja beson se ai dhe Dominic Calvert-Lewin mund të mësojnë nga njëri-tjetri. Sulmuesi 23-vjeçar nuk do të mund të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër klubit të tij, Chelsea, por ka hyrë si zëvendësues në dy paraqitjet e fundit me ekipin e Sean Dyche.

Broja ka kontratë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2028, por pasi të ketë përfunduar huazimin tek Evertoni, klubi në fjalë ka mundësinë ta blejë përfundimisht verën e ardhshme.

Ndërkohë, Broja mund të bëhet zëvendësuesi i Dominic Calvert-Lewin, kontrata e të cilit përfundon në fund të këtij sezoni, si sulmuesi kryesor i klubit. Sidoqoftë, tani për tani po e shijon punën me kolegun e tij nga Yorkshire.

Broja tha: “Sulmuesit e tjerë janë të shkëlqyer. Ata janë këtu për një kohë të gjatë, veçanërisht Dom e njeh klubin përmendsh. Edhe tifozët e njohin atë përmendsh, është një person i shkëlqyer për të mësuar prej tij, gjithashtu. Ai më ka inkurajuar në stërvitje, më ka ndihmuar shumë. Është mirë ta shtyjmë njëri-tjetrin përpara dhe të ushtrojmë presion, një marrëdhënie e shëndetshme për ta pasur.

Lexo edhe:

Salah shpallet lojtari më i mirë i sezonit në ‘Premier League’

Chelsea nis fazë të re ristrukturimi, Broja larg Londrës

Ai gjithmonë më jep këshilla. Mund të mësojë gjëra nga unë, edhe unë mund të mësoj nga ai, gjithashtu. Para së gjithash përpiqem të bëj lojën time. Jam pa dyshim një djalë i madh dhe i fortë, më pëlqen të vrapoj dhe jam mjaft i shpejtë’.

Pas kaq shumë vitesh te Chelsea, që nga mosha 7 vjeç, kalimi në Merseyside ka qenë ndryshim i madh për lojtarin shqiptar, që ka pasur gjithashtu huazime te Southamptoni, Vitesse dhe Fulhami. Ai është shumë i kënaqur me mikpritjen që ka marrë në “Finch Farm”.

Broja tha: “Kam qenë te Chelsea gjatë gjithë jetës sime, por dua ta tregoj veten këtu tek Evertoni, një klub i madh. Pritshmëritë janë të larta, por më pëlqen të kem presion gjithashtu, sepse më jep energji dhe më bën të luaj më mirë. Drejtuesit, stafi dhe shokët e skuadrës më bënë të ndihem i mirëpritur këtu. Të gjithë ishin shumë të mirë me mua, më bënë të ndihesha si njëri nga lojtarët e vjetër menjëherë.

Ata më ndihmuan përmes lëndimit gjithashtu, sepse nuk është proces i lehtë kur vjen në një klub të ri dhe je i lënduar. Doja të angazhohesha menjëherë, të stërvitesha me shokët e ekipit, t’i ndihmoja bashkëlojtarët dhe trajnerin, por natyrisht nuk mundesha. Më duhej të isha shumë i durueshëm”.

Nëse Broja do të bëjë transferimin e përhershëm, ai do ta udhëheqë sulmin e Evertonit në stadiumin e ri. Ndërsa kjo lëvizje dhe blerja e mundshme nga “Friedkin Group” është çështje e madhe për tifozët, shqiptari ka qenë i përqendruar vetëm te rikthimi në formë:

“Po kaloja një periudhë të vështirë me lëndimin tim. Evertoni ka shfaqur shumë interes për mua dhe më ka mbështetur, ndaj i detyrohem shumë klubit. Ata më ndihmuan shumë përmes lëndimit dhe më rikthyen në formë. Më bënë të qesh përsëri në fushë, iu jam shumë mirënjohës. E kalova atë proces rikuperimi dhe tani ndihem mirë.

Vazhdimësia ka rëndësi për çdo futbollist, nuk është thjesht dëshira për të luajtur futboll. Me rëndësi është të jesh në fushë, të bësh atë punë që e do. Tani mund të luaj përsëri në fushë me buzëqeshje në fytyrë, ta ndihmoj ekipin”.

Pas debutimit kundër Wolverhampton Wanderers, Broja u gëzua që mundi të hynte përsëri në fushë dhe ta ndihmonte Evertonin të merrte një pikë të çmuar ndaj Arsenalit. Me lojën e tij mbajtëse të topit në fazat e fundit ndihmoi në lehtësimin e valëve të presionit të vazhdueshëm nga ekipi vendas në “Emirates Stadium”.

“Nuk është e lehtë të vish këtu dhe të barazosh. Arsenali është një klub i madh, që ka një ekip shumë të mirë gjithashtu. Djemtë luftuan shumë, ishte një pikë e merituar. Ndoshta mund të kishim marrë më shumë nga loja në 10 minutat e fundit, sepse kur ata po shtynin fort përpara, kishim mundësi shënimi. Në përgjithësi, ishte një paraqitje e mirë nga ne, një paraqitje e mirë mbrojtëse. Bëmë shumë mirë dhe jam i lumtur që dhashë kontributin tim.

Kur trajneri më tha të hyja, e dija që do të ishte një lojë paksa e turbullt, sepse ata po shtynin përpara, donin të shënonin patjetër. Ne dëshironim të krijonim mundësi, por u gjendëm shumë nën presion. Kishim nevojë për dikë që të dilte në kundërsulm dhe ta mbante topin, të mund të fitonte faulle. Përpiqem ta luaj rolin tim dhe mendoj se bëra mirë, ndaj isha i lumtur që mora disa faulle dhe e shtyva sadopak ekipin lart në fushë. Kur trajneri më thërret, unë përpiqem të ndihmoj sa më shumë që mundem”.

Etiketa: armando brojaChelseaevertonpremier league

Lajme të lidhura

SPORT

Salah shpallet lojtari më i mirë i sezonit në ‘Premier League’

15:39 : 24/05/2025
SPORT

Chelsea nis fazë të re ristrukturimi, Broja larg Londrës

17:01 : 23/05/2025
SPORT

Moyes heq dorë përfundimisht nga Broja, e dërgon në tribunë për sfidën ndaj Southampton

13:13 : 18/05/2025
SPORT

Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

15:21 : 11/05/2025
SPORT

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025
SPORT

Zyrtare/ Premier League do të ketë 6 klube në Champions sezonin e ardhshëm

18:49 : 09/05/2025
Para

Vendimi i plotë/ Si u bind gjykata për kontrollin në shtëpinë e Erjon Veliajt

TË GJITHA

Riviera Franceze goditet për herë të dytë nga ndërprerja e energjisë elektrike, ja çfarë dyshojnë autoritetet

16:45 : 25/05/2025

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

16:22 : 25/05/2025

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

16:10 : 25/05/2025

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

15:49 : 25/05/2025

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Prishtinë, policia nis hetimet

15:37 : 25/05/2025

Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine!

15:27 : 25/05/2025

Zyrtare/ Partizanit i largohet titullari i mesfushës

15:25 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com