• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Lajm i keq për Barcelonën, humbet Yamal në momentin më kritik të sezonit

15:37 : 16/12/2024
në SPORT

Barcelona, pas testeve përkatëse, ka publikuar raportin mjekësor për Lamine Yamal, në lidhje me gjendjen e kyçit të djathtë të këmbës së tij, si dhe konfirmimin e mungesës së talentit 17-veçar për 3 deri në 4 javë.

Raporti mjekësor zyrtar sqaron se Lamine ka pësuar një dëmtim të gradës së parë në ligamentin “intertibio-peroneal” të përparmë të kyçit të djathtë të këmbës. Ky dëmtim do ta mbajë atë jashtë fushave për një periudhë prej 3 deri në 4 javë.

Me siguri, ai do të mungojë në përballjen e rëndësishme kundër Atlético Madridit, fundjavën e ardhshme. Po kështu ka humbur ndeshjen kundër Barbastro në Kupën e Mbretit.

Në rastin më të mirë, ai mund të rikthehet për gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Club. Por, nëse rikuperimi zgjat 4 javë, pjesëmarrja e tij në finalen e mundshme më 12 janar mbetet në dyshim.

Mungesa e Lamine Yamal vjen në një moment të vështirë për skuadrën katalanase. Barça ka arritur vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit të La Liga-s, duke grumbulluar 3 humbje. Ajo që filloi si një rënie forme tani duket të jetë kthyer në një krizë sportive.

Lexo edhe:

Jules Koundé refuzon ofertat, rinovon deri në vitin 2030 me Barcelonën

Ter Stegen jo mjaftueshëm i denjë, te Barcelona diskutohet shiriti i kapitenit

Me Atlético Madridin si kundërshtarin e radhës në La Liga, Barcelona humb një nga lojtarët e saj më të rëndësishëm dhe kreativë, pikërisht kur skuadra ka nevojë të rikthejë formën e saj më të mirë.

Dëmtimi ndodhi gjatë ndeshjes së fundit, ku Lamine pësoi një ndrydhje të kyçit të këmbës pas 15 minutash lojë. Pavarësisht dhimbjes, talenti i “La Masía” qëndroi në fushë deri në minutën e 75-të, kur u zëvendësua nga Gavi.

Marcus Sorg, i cili drejtoi skuadrën në mungesë të Hansi Flick, shmangu dhënien e detajeve gjatë konferencës për shtyp: “Nuk mund të them që është mirë, do të duhet të presim ekzaminimet e stafit mjekësor”.

Tani, rezultatet konfirmojnë dyshimet: i riu do të jetë jashtë fushave në një moment vendimtar të sezonit. Barcelona shpreson që Lamine Yamal të rikuperohet sa më shpejt, pasi mungesa e tij përbën goditje të rëndë për një skuadër që kërkon të rikthehet te vazhdimësia dhe suksesi.

Etiketa: BarcelonademtimYamal

Lajme të lidhura

SPORT

Jules Koundé refuzon ofertat, rinovon deri në vitin 2030 me Barcelonën

08:38 : 26/07/2025
SPORT

Ter Stegen jo mjaftueshëm i denjë, te Barcelona diskutohet shiriti i kapitenit

20:11 : 25/07/2025
SPORT

Ter Stegen i nënshtrohet një tjetër operacioni, e ardhmja te Barcelona mbetet në pikëpyetje

19:07 : 24/07/2025
SPORT

Zyrtare, Manchester United huazon Rashford te Barcelona

19:21 : 23/07/2025
SPORT

E kryer/ Sulmuesi largohet nga Barcelona dhe ka gati firmën me Bragën

19:12 : 23/07/2025
SPORT

Rashford te Barcelona, Pogba: I lumtur për të, Man.United po humb një lojtar të madh

16:50 : 21/07/2025
Para

I vuri tritolin lokalit tek ‘Uji i Ftohtë’, Gjykata e Vlorës jep masën për 28-vjeçarin

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com