• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, Bundestagu vendos sot për çështjen e votëbesimit të Scholz

09:32 : 16/12/2024
në BOTA

Të hënën Bundestagu vendos për çështjen e votëbesimit që shtron kancelari, Olaf Scholz. Zgjedhjet e parakohshme janë planifikuar më 23 shkurt.

Për zgjedhjet e parakoshme të planifikuara më 23 shkurt debatohet kudo në Gjermani. Por zhvillimi i tyre kërkon ndjekjen e procedurave të caktuara të lidhura me kuadrin ligjor zgjedhor të Gjermanisë. Hapat kryesorë: Kancelari shtron së pari çështjen e votëbesimit në Bundestag, dhe duhet ta humbasë atë, gjë që pritet të ndodhë sot. Më pas presidenti federal shpërndan parlamentin. Si pasojë duhet që brenda 60 ditësh të mbahen zgjedhjet e reja.

Si funksionon procesi i votëbesimit, çfarë ndodh pas tij?
Në përputhje me nenin 68 të ligjit themelor gjerman, kancelari federal paraqet një mocion në Bundestag për të kërkuar votëbesimin ndaj tij. Olaf Scholz e bëri këtë me shkrim më 11 dhjetor 2024 dhe ia dërgoi Presidentes së Bundestagut, Bärbel Bas.

Sipas nenit 68 paragrafit 2 të ligjit themelor gjerman, votimi për kërkesën e kancelarit mund të bëhet jo më herët se 48 orë pas pranimit të saj. Votëbesimi zhvillohet të hënën në Bundestag. Nëse kancelari nuk do merrte një shumicë absolute prej 367 votash pro në këtë votim, do të thotë se e humb votëbesimin. Abstenimet e mundshme nga deputetët do të kishin të njëjtin efekt si një votë kundër. Duhet të bëhet një votim me emër, dhe dihet publikisht se cili deputet dhe si ka votuar. Pas humbjes së votëbesimit, kancelari mund t’i sugjerojë Presidentit Federal që të shpërndahet Bundestagu. Scholz tashmë ka njoftuar se do ta bëjë këtë. Presidenti federal duhet ta bëjë këtë nga e hëna brenda 21 ditësh.

Presidenti federal, Steinmeier mund ta bëjë këtë, por jo patjetër. Kriteri kryesor është nëse krijohet një situatë e paqëndrueshme politikisht. Në fjalimin e tij më 7 nëntor 2024, menjëherë pasi u prish koalicioni, Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier tha, se një mazhorancë e qëndrueshme dhe një qeveri e aftë për të vepruar do të jenë pikë referimi për vendimin e tij. Nga kjo mund të konkludohet, se ai anon drejt shpërbërjes së Bundestagut.

Lexo edhe:

Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj dhe ndërhyjmë ne

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

Nëse Presidenti Federal shpërndan Bundestagun, duhet të ketë zgjedhje të reja brenda 60 ditëve nga shpërbërja e tij. Kështu thuhet në nenin 39, paragrafi 1, fjalia 4 e ligjit themelor. Dita e zgjedhjeve federale përcaktohet zyrtarisht nga Presidenti Federal në përputhje me Ligjin Federal Zgjedhor. Në Gjermani është përcaktuar 23 shkurti.

A do të vazhdojë kancelari detyrën pas humbjes së votëbesimit?
Humbja e votëbesimit dhe shpërbërja e Bundestagut nuk e ndryshojnë faktin që kancelari dhe qeveria e tij janë në detyrë si zakonisht. Funksioni i kancelarit federal përfundon vetëm kur një Bundestag i ri mblidhet pas zgjedhjeve të reja (neni 69 i ligjit themelor). Edhe atëherë, kancelari Scholz qëndron në detyrë me kërkesë të Presidentit Federal, derisa një Bundestag i sapozgjedhur të ketë zgjedhur kancelarin e ri./DW

Etiketa: Gjermanimosbesimscholszgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj dhe ndërhyjmë ne

18:31 : 27/10/2025
AKTUALITET

Do kandidojë për bashkinë, deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati, ja kush pritet ta zëvendesojë

11:01 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zgjedhjet e pjesshme, kush janë kandidatët për kryetar në 5 bashki të vendit

12:45 : 25/10/2025
BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
BOTA

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

08:24 : 25/10/2025
Para

Pritet shtrenjtimi i kafesë në bare nga rritja e çmimit në tregjet e huaja

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com