• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A i kanë mbetur më njerëz të besuar në PD? Ja si përgjigjet Basha

22:27 : 12/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-kreu i PD-sw Lulzim Basha në një intervistë për“Të Paekspozuarit,  u pyet se me çfarë merret tani që nuk drejton më PD-në dhe për braktisjen nga mbështesit dhe miqtë në këtë parti, disa prej të cilëve njerëz qe vetë Basha u dha pushtet dhe i nxorri nga anonimati.

Ish kreu i opozitës, deklaroi se tashmë ai është drejtues i Demokratëve Euroatlantikë, një formacion që e përshkruan si ish PD-ja zyratare, duke shtuar se ka një axhendë të ngjeshur çdo ditë dhe se do të kandidojë në zgjedhjet palamentare të 2025.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Që kur ka ndodhur gjyqi i 11 qeshorit, PD zyrtare e deri atij momenti është riformatuar në atë që e quajnë edhe mediat Demokratët Euroatlantikë, që është një strukturë me njerëz nga jugu në veri, në çdo qendër votimi dhe që aktualisht pasi ka shpallur programin në Konventën e 1 qershorit, aktualisht është në proces të finalizimit të kandidaturave për deputetë.

Siç mund ta imagjinosh, ky është një proces shumë intensiv edhe në rrethana normale, sigurisht nuk ndodhemi në rrethana normale. Kemi nga njëra anë një qeveri të kalbëzuar si kjo e Edi Ramës, të vërtetuar që mandatin e 2021 e ka marrë në bashkëpunim me bandat kriminale, sic tregojnë përgjimet e rastit Cyrbja, me bandat e Durrësit dhe Elbasanit. Apo sic tregoi VOA, ku një në katër votues pranoi se kishte votuar për qeverinë nën presion për vendin e punës. Nga ana tjetër kemi një opozitë me një problem të madh brenda, të shkaktuar nga ish drejtuesi i PD, zoti Berisha, për shkak të interesave dhe problemeve që ka me SHBA dhe MB, ashtu edhe me drejtësinë shqiptare.

Lexo edhe:

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

E gjithë kjo ka krijuar një situatë ku aktorët e vjetër të politikës duan që Shqipëria të mos ndryshojë. Këtë e bëjnë në një pakt të ndërsjelltë me njëri tjetrin. Zoti Berisha është pajtuar thuajse edhe publikisht me faktin që në rrethanën ku ndodhet opozita për fajin e tij, nuk ka ai vetë asnjë mundësi të largojë Ramën, ndonëse për tr evite i gënjeu demokratët se ai ishte zgjidhje për të larguar Edi Ramën.

Është goditur rëndë shpresa e demokratëve dhe shqiptarëve, ndaj nuk është e lehtë të ndërtosh një program dhe ekip për të dalë para shqiptarëve.

Kurrë nuk e kam parë atë pjesë të misionit që më angazhoi në politikën aktive, të lidhur me një karrike apo me një funksion të vecantë. Veprat e mia, jo vetëm fjalët kanë folur qartë se kam vendosur misionin mbi karriken.

Në këtë kuadër kam një axhendë të ngjeshur nga mëngjesi deri në darkë, në takime në Tiranë dhe jashtë Tiranë, që para shqiptarëve të dalim me një alternativë.

Ylli Rakipi: Këto fjalë janë njëlloj si fjalët që thoshte Lulzim Basha kur ishte kryetar i PD.

Lulzim Basha: Nuk kanë lidhje me postin.

Ylli Rakipi: Jo kanë, me fuqinë. Se ju thoni do bëjmë këto gjëra. Tani hajde të them edhe unë, do ti bëj, por nuk më dëgjon njeri. Po nuk pate njerëz… Ja tani çfarë përkhrahësish të kanë mbetur ty aty? Edhe miqtë e tu, që i krijove ti, janë vërsulur të gjithë te doktori. Gaz Bardhi përshembull, ishe hija juaj, shkeltë këmba e Lul Bashës dhe një hap më mbrapa vinte Gaz Bardhi. Sot, ai të “vret” për Sali Berishën. Të flet Gazi sot apo nuk ti hedh sytë? E mora si shembull Gazin se është më tipiku por mund ti marrë edhe të tjerët. Kishte të tjerë atje, kur afrohesha te PD që të takoja ty për intervistë, kishin frikë të fliste njeri se dëgjonin ata dhe ta thoshin ty menjëherë… Pra, kush të ka mbetur aty?

Lulzim Basha: Ke të drejtë kur e shtron nga kjo pikëpamje. Kjo është pikëpmaja e stilit politik që ka dominuar Shqipërinë dhe aktorët e vjetër duan ta dominojë sërish. Pra, kë ke, ku e ke, kë të fortë ke nga mbrapa, kë oligark ke nga mbrapa, cilat media ke, cilat mund të kapësh.

Ylli Rakipi: Unë nuk thashe për oligarkët, thashë për Gazin dhe këta të tjerët..

Lulzim Basha: Është një mënyrë e të menduarit në raport me personin apo me objektivin e personit në qendër të veprimtarisë politike. Ka një qasje tjetër, që është dominuese në perëndim dhe mua më ka frymëzuar. Nuk ka lidhje me kë ke dhe ku e ke, ka lidhje me idetë. Nëse idetë janë të fuqishme, të duhura, ato kanë aftësinë të frymëzojnë një numër të madh njerëzish, një shumicë njerëzish. Mund të marrim shembuj sa të duash, jo nga starti i Demokratëve Euroatlantikë që kanë strukturë të shtrirë në gjithë vendin…

Ylli Rakipi: Po ide, e di çfarë ideje kam unë sot? Të jem kryetari i Evropës… Po pyet njeri?

Lulzim Basha: Ajo është ambicie për një karrike.

Ylli Rakipi: Jo jo, kam idenë që unë mund ta bëj Europën më mirë se këta… Po ti çfarë ke në dorë ta bësh këtë punë?

Lulzim Basha: Unë kam në dorë ti ofroj dhe kam për detyrë ti ofroj shqiptarëve një rrugë tjetër nga ajo që ofron Edi Rama dhe Sali Berisha, që realisht nuk ofrojnë më asgjë. Kam detyrë të ofrojë një rrugëdalje nga situate ku ndodhen. Është e paimagjinueshme që Shqipëria në 2024 të vinte prapë në këtë ditë, ku ke një shtet të privatizuar tërësisht.

Ylli Rakipi: Ke njerëz në PD ti?

Lulzim Basha: Padiskutim që po.

Ylli Rakipi: Jo popull, se mund të thuash kam gjithë popullin. Edhe Edi Rama thotë, Saliu… Ata që ishit në PD, kë ke?

Lulzim Basha: Demokratët Euroatlantikë ka një strukturë, që vepron në gjithë vendin, me degë, kryetarë degësh, Këshill Kombëtar. Janë njerëz që kanë vijuar të qëndrojnë. Është fakt i njohur.

Ylli Rakipi: Jo, jo, edhe sot madje gjykata ka shkruar Saliun kryetar të PD. Edhe po ka mbetur aty ndonjë që është me ty, fshihet…

Lulzim Basha: Kush ka vendosur fatin personal mbi kauzën politike, e ka ndarë mendjen prej kohësh. Kush ka qëndruar me Demokratët Euroatlantikë, vazhdon të qëndrojë pavarësisht cdo sfide.

 

Etiketa: BashaBerishanjerez

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

20:43 : 27/05/2026
NDRYSHE

10 gjëra që njerëzit vërtet të zgjuar nuk i postojnë kurrë në internet

19:43 : 25/05/2026
AKTUALITET

Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan

19:00 : 23/05/2026
AKTUALITET

Berisha në QSUT, paralajmëron drejtuesit e policisë për terrorin në protestë

22:48 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën se kanë frikë nga Rama

20:49 : 17/04/2026
Para

Pesë ushqime që përmbajnë më shumë hekur se mishi

TË GJITHA

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom