• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Ky është i riu që i vendosi tritolin “The Boss-it”, lokalit të familjes së Bledar Birçajt

09:56 : 12/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Personi që shihni në foton e mësipërme është 28-vjeçari Beqir Selamaj alias Beqir Murati, i cili u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “DANGER”.

Ai akuzohet si autori i vendosjes së tritolit në lokalin “The Boss” në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë në orët e para të mëngjesit të 8 Dhjetorit. Beqir Selamaj alias Murati banon në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës, teksa është me precedent penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë.

Në banesën e tij, blutë e Vlorës sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy telefona celular, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Lokali “The Boss” është në pronësi të familjarëve të Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash më 10 Maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

Lokali është regjistruar në pronësi të 73-vjeçares Resmie Birçaj, nënës së Bledar Birçajt.  “The Boss”, i cili funksiononte si bar, restorant dhe piceri, ishte dhënë me qira dhe nuk kishte funksionuar prej kohësh, por ishte marrë sërish nga pronarët (vëllezërit e Bledar Birçajt) dhe kishin vetëm pak kohë që e kishin vënë në punë.

Lexo edhe:

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

Vlonjatë protestojnë te Sheshi i Flamurit

Të gjitha lëvizjet e autorit Beqir Selamaj alias Murati ishin filmuar nga kamerat e sigurisë, ku ai shfaqej i maskuar. Mësohet se ai ka shkuar nga ana e lokaleve dhe pasi ka vendosur tritolin me fitil, e ka ndezur atë dhe më pas është larguar mes pallateve. Shpërthimi ka ndodhur 15 sekonda, pasi autori kishte ndezur fitilin.

Dyshohet që 28-vjeçari të jetë porositur nga persona të tjerë, teksa grupi hetimor po vijon punën për të identifikuar porositësit. Mbi të riun rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Kush është Bledar Birçaj dhe atentati ndaj tij

Biznesmenit vlonjat, Bledar Birçaj u ekzekutua në një atentat të mirëorganizuar në 10 maj të vitit 2021 në qytetin e Vlorës. Ai u qëllua me breshëri plumbash teksa udhëtonte me makinë, nga persona ende të paidentifikuar edhe sot.

Kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë filmuan momentin e atentatit. Viktima po udhëtonte me mjetin “BMW X5”, kur një automjet tjetër po e priste e parkuar pranë karburantit.

Bledar Birçaj ndodhej në automjet bashkë me efektivin Gazmend Deromema dhe kushëririn e tij, Edison Zeneli.

Sapo viktima mbërriti me automjet pranë karburantit, 2 atentatorë dolën të maskuar dhe të armatosur nga makina e tyre, duke qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të viktimës dhe më pas u larguan me mjetin e tyre.

Nga veprime e tyre, dyshohet se ata ishin vrasës profesionist, teksa të gjithë plumbat i zbrazën mbi Birçajn, pa prekur asnjë prej dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë.

Viktima thuhet se jetonte më të shumtën e kohës së tij, në Spanjë. Ky fakt u konfirmua edhe nga e dashura e tij, e cila në dëshminë e dhënë për grupin hetimor pohoi se Birçaj, jetonte gjatë në gadishullin Iberik, por pa dhënë detaje, se cila ishte puna e tij në këtë vend, apo cilët ishin personat me të cilët ai shoqërohej.

Dyshohej se Birçaj kishte grabitur një sasi të madhe droge, të cilën një grup kundërshtar po e sillte nga Amerika e Jugut dhe kjo ishte një prej pistave që po hetohej nga grupi hetimor.

Birçaj që thuhet se kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, nuk ishte një emër i panjohur të paktën për policinë shqiptare. Në mars të vitit 2011 ai u arrestua në qytetin e Vlorës, si i dyshuar për vrasjen ndaj shtetasit Artur Tahiraj, ku u mbajt në arrest për 45 ditë.

Në muajin prill Gjykata e Vlorës, e zëvendësoi masën ndaj tij nga ‘arrest në burg’ në masën ‘detyrim paraqitje në policinë gjyqësore’ dhe ‘ndalim të daljes jashtë shtetit’ deri në përfundim të hetimeve. Në muajin korrik, po të vitit 2011, Prokuroria e Vlorës vendosi pushimin e hetimit në ngarkim të Bledar Birçaj duke e lënë atë të lirë, çështje për të cilën thuhet se ai mori edhe dëmshpërblim.

Para se kësaj ngjarje, në vitin 2010, Birçaj dhe vëllai i tij ishin proceduar penalisht pasi kishin dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në qytetin e Vlorës, personin me inicialet F.H., ku prokuroria në atë kohë nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

Vetëm 10 ditë pas vrasjes së Birçajt, Vlora u trondit nga një tjetër krim, edhe ky i lidhur me luftën e egër që kishte shpërthyer në qytet midis grupeve rivale, që nuk po kursenin asnjë metodë për eliminimin e atyre që ata i konsideronin kundërshtarë.

Viktima e radhës do të ishte Delon Troqe, i cili ashtu si edhe Bledar Birçaj, sapo ishte kthyer nga Spanja. Ai u qëllua mbrëmjen e datës 21 maj, me 15 plumba automatiku, në derën e servisit të tij, prapa pallatit të lojërave me dorë, ‘Flamurtari’, në orën 21.50 në lagjen ‘Pavarësia’ në qytet. Delon Troqe ishte i afërm me një tjetër viktimë të luftës së bandave në qytet, ai ishte kushëri me Elvis Troqen, i cili u rrëmbye ditën për diell në mes të qytetit të Vlorës, më 17 korrik 2018.

Ditën kur ai kishte vendosur t’i prezantonte nënës së tij që kishte ditëlindjen, vajzën me të cilën do të lidhte jetën, ai u rrëmbye në rrugë nga persona të panjohur, për të humbur gjurmët edhe sot. Sipas policisë, rrëmbimi dhe zhdukja e Ervis Troqes, mendohet se u krye për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Të njëjtat pazare të prishura që çuan kohë pas kohe edhe në eleminime të tjera në këtë qytet, vetëm një muaj para se Elvis Troqe të rrëmbehej dhe të zhdukej pa gjurmë, një tjetër rrëmbim i ngjashëm u krye në qytet. Albano Xhaferri kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Belgjika.

A i rrëmbye forcërisht me të dalë nga banesa e tij, mëngjesin e datës 17 qershor 2018 dhe u fut në një makinë, ku thuhet se u vra i qëlluar me një çekiç pas koke. Vrasja e tij u dëshmua nga një prej personave që morën pjesën në rrëmbimin e tij, nga një i penduar i cili rrëfeu për grupin hetues të gjithë skenën e krimit, autorët dhe shkakun pse ishte kryer ky rrëmbim.

Sipas tij, Albano Xhaferri u rrëmbye për prishje të pazareve të drogës dhe vrasja e tij u porosit nga Edison Harizaj apo ndryshe i njohur në Vlorës si Edison ‘Faqedjeguri’, një nga një personazhet më të fuqishëm të krimit në Vlorë. I lidhur me bandat edhe në qytetin e Durrësit, i cili u ekzekutua edhe vetë më 7 nëntor 2018 në qytetin e Durrësit, ndërsa po kthehej në mbrëmje nga Tirana në drejtim të Vlorës.

Etiketa: Beqir MuratiBeqir SelamajBledar BirçajlokalishperthimiThe Bosstritolivlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

21:11 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vlonjatë protestojnë te Sheshi i Flamurit

18:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Sherr me grushte në Vlorë, përleshen me njëra-tjetrën dy gra

22:09 : 01/06/2026
AKTUALITET

Bursat e nxënësve mbahen peng/ Shefi i financës nuk njeh Ministrinë përgjegjëse

21:13 : 01/06/2026
AKTUALITET

Edvin Ndreu komandohet drejtor i Policisë së Vlorës

12:23 : 01/06/2026
AKTUALITET

Hapet me forcë dera e shkollës “Selam Musai” në Vlorë, autorët shkaktojnë dëme materiale

09:39 : 01/06/2026
Para

EMRI/ Ra nga lartësia pas shembjes së betonit, vdes tragjikisht në punë shqiptari në Itali

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom