• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Revolucioni studentor në ’90, përzuri edhe Beogradin që diktonte politikën e Tiranës

19:15 : 08/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Në takimin e zhvilluar këtë të dielë në Partinë Demokratike me FRPD, kryedemokrati Sali Berisha foli për revolucionin studentor më 8 dhjetor 1990. Atë kohë, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Sipas Berishës, kjo lëvizje “përzuri” edhe Beogradin i cili sipas tij diktonte politikën e Tiranës.

“Ne sonte nderojmë revolucionin demokratik të viteve ’90, apo Lëvizjen Studentore, e cila përbën një nga faqet më të ndritura të historisë së lirisë, të kombit shqiptar.

Përbën një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve në rrugën e lirisë. Rruga e lirisë nuk ka qenë një rrugë e sheshtë për shqiptarët, ka qenë një rrugë shumë e vështirë. Një komb që kishte përjetuar shekuj, mos më shumë, pushtime të huaja.

Një komb që erdhi në agun e shekullit të kaluar, më shumë për tu copëtuar, me fjalë të tjera për tu zhdukur.

Lexo edhe:

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

Një komb që Lufta e Dytë Botërore, ishte më i pari në Europë që u pushtua dhe pushtimi i tij kaloi pa u regjistruar. Përveç medieve, asnjë kancelari pothuajse nuk tha një gjysëm fjale publikisht, dhe që një komb që ditën e çlirimit, shqiptarët luftuar kundër pushtuesve, arritën të rreshtohen në anën e aleatëve, ndonëse lufta mori aspekte të tmerrshme të luftës civile, por prap, ditën e largimit të pushtuesit të huaj, në Tiranë do të vendosej një pushtues tjetër, më i pamëshirë, më barbar që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë.

Do të instalohej ai që me të drejtë në pranverën e vitit 1990, pikërisht partitë që votuan dy ditë më parë në Uashington rezolutën e PD-së, në deklaratën e tyre do të shpallnin Enver Hoxhën, Hitleri shqiptar i pas luftës së Dytë botërore.

Pra në këtë udhëtim të vështirë të kombit, revolucioni demokratik i Dhjetorit ’90, apo lëvizja studentore ishte dhe do të mbetet një prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e lirisë.

Ishte një ngjarje, një revolucion që jo vetëm ndau sistemet, ndau epokat, pra, sistemin totalitar nga sistemi demokratik që do të vendosej. Epokën e lirisë, me epokën e shtypjes dhe represionit.

Por përveç këtyre ky revolucion kishte një tipar tjetër, kardinal. Ishte një revolucion nacionalist qytetar, në kuptimin se, përherë të parë në historinë e vendit, një pushtet pa asnjë lidhje me armikun shekullor të shqiptarëve, Beogradin, do të vinte ose do të niste rrugën drejt pushtetit në Tiranë.

Pra ky revolucion përzuri edhe Beogradin i cili në fakt, në fakt, në çdo kohë dhe rrethanë diktonte politikën e Tiranës. Pra ishte revolucion demokratik, ishte një revolucion kombëtar”, tha kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Etiketa: PDrevolucioni. vitet 90Sali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

18:01 : 26/06/2025
Para

Presidenti i rrëzuar sirian strehohet në Moskë! Rusia i jep azil politik Bashar al-Assadit dhe familjes së tij

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com