• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zelensky takohet me Trump dhe Macron në Paris

19:23 : 07/12/2024
në BOTA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur bisedime trepalëshe me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, dhe presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, në Paris më 7 tetor, qytet ku janë mbledhur udhëheqës botërorë për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame.

Presidenti i Ukrainës falënderoi Trumpin për vendosmërinë dhe Macronin për organizimin e takimit. Temat kryesore ishin përfundimi i drejtë i luftës, gjendja në terren dhe arritja e paqes. Sipas Zelenskyt, liderët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin dhe komunikimin.

“Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Franca. Së bashku në këtë ditë historike. Të mbledhur për Notre Dame. Le të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri”, shkroi Macron në X pas takimit.

Zelensky, që po shikon të rrisë mbështetjen për shtetin e tij që po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022, arriti në kryeqytetin francez mesditën e 7 dhjetorit.

Takimi i përbashkët nisi në Pallatin Elize në orën 17:30, sipas kohës lokale. Tre udhëheqësit bënë një fotografi të përbashkët para takimit.

Lexo edhe:

Qeveria amerikane ka shkurtuar 59 mijë vende pune që nga janari

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

Zelensky pritet të largohet menjëherë nga Parisi pasi të kenë përfunduar ceremonitë për rihapjen e Notre Dame, që u restaurua pas zjarrit shkatërrues të vitit 2019. Për restaurimin e ndërtesës janë mbledhur afër 1 miliard dollarë donacione nga e mbarë bota.

Trump, i cili do të nisë mandatin e presidentit më 20 janar, ka kritikuar ndihmën në vlerë prej miliarda dollarësh që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës, që kur ka nisur lufta.

Ai po ashtu ka thënë se mund t’i japë fund luftës brenda 24 orësh pasi të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, një deklaratë që është interpretuar në mënyrën që Ukraina do të duhet të heqë dorë nga territori që aktualisht Rusia ka pushtuar.

Trump dhe Zelensky po ashtu kanë një histori të gjatë mes tyre, kryesisht për shkak të një bisede të famshme telefonike.

Gjatë bisedës telefonike të korrikut të vitit 2019, Trump i kishte kërkuar Zelenskyt që të hetonte aktivitetet në Ukrainë të Joe Bidenit dhe djalit të tij Hunter. Joe Biden më pas e kishte mposhtur Trumpin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Kjo telefonatë çoi në akuza se Trump kishte kushtëzuar ndihmën ushtarake në vlerë prej 400 milionë dollarësh në këmbim të hetimit të familjes Biden dhe për këtë Trump u përball me gjykim në Dhomën e Përfaqësuesve më 2019, nën akuza për abuzim me pushtetin dhe për pengim të Kongresit. Senati e shfajësoi atë nga akuzat në shkurt të vitit 2020.

“Presim diskutime të mira sot gjatë takimit me Macronin”, tha një burim nga delegacioni ukrainas për agjencinë AFP, para se të bëhej publik takimi trepalësh.

Kjo agjenci po ashtu raportoi se Elon Musk, njeri më i pasur në botë dhe një nga aleatët më të ngushtë të Trumpit, pritet të marrë pjesë në ceremonitë në Paris.

Po ashtu, më herët gjatë ditës, Zelensky tha se Ukraina ka pranuar dërgesën e dytë me avionë të sofistikuar luftarakë F-16 nga Danimarka.

Në nëntor, kryeministri danez, Mette Frederiksen, kishte njoftuar se shteti i tij do të dërgonte edhe dy dërgesa me avionë F-16 në Ukrainë. Gjashtë veçse janë dërguar, dhe në total Kopenhaga do t’i japë Kievit 19 avionë të tillë. /REL

Etiketa: macronparistakimiTrumpZelensky

Lajme të lidhura

BOTA

Qeveria amerikane ka shkurtuar 59 mijë vende pune që nga janari

22:32 : 06/06/2025
BOTA

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025
BOTA

Aleati i Trump, Steve Bannon sugjeron dëbimin e Musk në Afrikën e Jugut: Të hetohet për përdorim droge

18:59 : 06/06/2025
BOTA

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
BOTA

Përplasja me Trump, vajza transgjinore e Elon Musk thumbon të atin: Më pëlqen kur kam të drejtë

17:03 : 06/06/2025
BOTA

Si filloi grindja midis Donald Trump dhe Elon Musk? Ja detajet

11:53 : 06/06/2025
Para

Kanceri i mori jetën aktorit, vajza e Mirush Kabashit: Mjekët i dhanë diagnozën e gabuar

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com