Kozma Papa, 22-vjeç, vrau bashkatdhetarin e tij Bledi Petraj, 37 vjeç, në 4 shkurt të këtij viti në zonën e Southgate-it në verilindje të Londrës pasi të dy, si vrasësi dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe kishin pasur një përplasje fizike më herët në një kafene.
Por në procesin gjyqësor u mësua se 45 minuta më vonë të dy kishin shkuar në një zonë tjetër të Londrës, ku secili mbante thika të mëdha me vete.
Të dy, sipas prokurorit të çështjes, i drejtonin njëri-tjetrit, derisa viktima Bledi Petraj, humbi kontrollin e thikës dhe vrasësi, Kozma Papa e kapi thikën dhe me dy thika në duar, në kohën pasi viktima kishte rënë në tokë e ka goditur 13 herë në mënyre të vazhdueshme viktimën, i cili edhe pse u gjet i gjallë nga ambulanca nuk arriti t’i shpëtojë dot dhe ndërroi jetë pas disa orësh në spital në pasditen e 4 shkurtit të këtij viti.
Për këtë krim Kozma Papa është dënuar me burgim të përjetshëm.
Autori i vrasjes u kap nga Policia duke u larguar me makinë jashtë Londrës dhe e pranoj vrasjen e kryer.
Hetuesit e Policisë Metropolitane në këtë rast nuk specifikojnë shkakun dhe motivin e vërtetë që çoi në përplasjen fizike që rezultojë me humbjen e jetës së 37-vjeçarit Bledi Petraj me banim në Londër.
Kryededektivi britanik Mathew Goode, thotë: “I shprehim ngushëllimet familjes së Bledit dhe të dashurve të tij që mbajnë zi për vdekjen e tij. Kishim të bënim me një përleshje fizike që përfundoje në një humbje të pakuptimtë të jetës dhe Papa do vuaj një kohë jashtëzakonisht të gjatë me të drejt, prapa hekurave”.