• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tërhiqet presidenti i Koresë së Jugut, heq gjendjen e jashtëzakonshme ushtatarke

22:43 : 03/12/2024
në BOTA

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tha herët të mërkurën se së shpejti do të tërhiqte vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, që ai e mori një natë më parë, pasi parlamenti votoi kundër këtij veprimi.

Presidenti Yoon tha se qeveria e tij ka tërhequr personelin ushtarak që ishte dislokuar më parë në disa ndërtesa qeveritare dhe se ai do të hiqte zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme pas një takimi të kabinetit qeveritar “sapo të mbërrijnë anëtarët e tij”.

Zoti Yoon shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të martën vonë, duke u zotuar se do të eliminonte forcat “anti-shtetërore” ndërsa lufton kundër një opozite që kontrollon parlamentin e vendit, duke e akuzuar atë për simpati ndaj Koresë së Veriut komuniste.

Më pak se tre orë më vonë, parlamenti votoi kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Kryetari i Parlamentit të Koresë së Jugut, Woo Won Shik pas votimit e shpalli “të pavlefshëm” vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme dhe theksoi se ligjvënësit “do të mbrojnë demokracinë bashkë me popullin”.

Presidenti Yoon kishte thënë më herët se partitë opozitare kishin marrë peng procesin parlamentar. Ai u zotua se do të çrrënjosë “forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut” dhe tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masën për të mbrojtur rendin kushtetues.

Lexo edhe:

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

Ilir Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë!

Agjencia e lajmeve Yonhap citoi ushtrinë të thoshte se aktivitetet e parlamentit dhe partive politike do të ndaloheshin dhe se mediat dhe botuesit e tyre do të ishin nën kontrollin e komandës së ligjit ushtarak.

Zoti Yoon nuk përmendi ndonjë kërcënim konkret nga Koreja e Veriut që ka armë bërthamore, duke u përqendruar tek kundërshtarët e tij politikë të brendshëm.

Forcat ushtarake u panë duke hyrë në parlamentin e Koresë së Veriut pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa punonjësit e parlamentit përpiqeshin të zmbrapsnin ushtarët duke i spërkatur me bombolat për shuarjen e zjarrit.

Ishte hera e parë që nga viti 1980 që shpallej ligji i jashtëzakonshëm ushtarak në Korenë e Jugut.

Paraardhësi i zotit Yoon, Moon Jae-in i Partisë Demokratike, tha në një postim në rrjetin X se demokracia e vendit është në krizë.

Nënsekretari amerikan i Shtetit Kurt Campbell tha të martën se Shtetet e Bashkuara po i ndiqnin zhvillimet në Korenë e Jugut, një vend aleat, me “shqetësim të thellë” dhe se shpresojnë që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit.

Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me qeverinë e Koresë së Jugut dhe po monitorojnë situatën nga afër, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Rreth 28,500 trupa amerikane janë vendosur në Korenë e Jugut për t’u mbrojtur kundër Phenianit./VOA

Etiketa: e jashtëzakonshmegjendjenKoresë së JugutPresidentishpalljentërheqvendimiYoon Suk Yeol

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

13:07 : 12/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë!

20:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Në tetor pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në 6 bashki

16:11 : 11/09/2025
AKTUALITET

Lapaj mbetet jashtë Parlamentit, zbardhet vendimi i KAS: Mandati do t’i kalojë një zonje

20:31 : 24/08/2025
BOTA

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

12:37 : 10/08/2025
RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
Para

Bayern eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, Leverkusen del triumfues nga "Allienz Arena"

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com