• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sfidat dhe përpjekjet e përafrimit të Aktit të Shërbimeve Digjitale me legjislacionin shqiptar

17:44 : 03/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Organizatat e shoqërisë civile, gazetarë, hulumtues, dhe aktivistë mbajtën të martën një qëndrim të përbashkët advokues lidhur me përafrimin legjislativ të Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, me fokus respektimin e të drejtave digjitale, lirisë së shprehjes, sundimin e ligjit, dhe përfshirjen e shoqërisë civile në proceset e konsultimit.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Tiranë organizoi të martën paradite një tryezë diskutimi me organizata të shoqërisë civile, gazetarë, hulumtues, aktivistë dhe kontrollues të fakteve për të diskutuar perspektivën e harmonizimit të Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së (DSA) në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor.

Qëllimi i këtij takimi ishte nxitja e dialogut për të drejtat digjitale dhe dhe angazhimi i aktorëve të shoqërisë civile në këtë proces, për t’u përfshirë në konsultimet gjatë hartimit të ligjit dhe për të kontribuar në zbatimin dhe monitorimin e tij.

“Aktualisht Shqipëria nuk ka kërkesa specifike për transparencën dhe llogaridhënien e platformave online dhe ka progres të limituar drejt përafrimit të legjislacionit me DSA, ndërsa procesi i digjitalizimit është i qendërzuar rreth agjencive shtetërore”, u shpreh Megi Reçi, hulumtuese pranë IDM.

Ky takim ishte pjesë e nismës së udhëhequr nga Partnerët për Ndryshim Demokratik Serbi, me mbështetjen financiare të Open Society Foundations Western Balkans.

Lexo edhe:

Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv

Gjatë takimit u theksua gjithashtu rëndësia dhe ndikimi i Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në punën e aktorëve të përfshirë, si edhe sfidat në lidhje me kapacitetet e kufizuara ekzistuese për zbatimin e tij, nevoja për garantimin e pavarësisë institucionale të Koordinatorit Kombëtar të Shërbimeve Digjitale, kompleksitetin e zbatimit të këtij akti në tregje të vogla digjitale, si edhe shqetësimet në lidhje me cenimin e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

“DSA duhet të përqendrohet në rregullimin e proceseve të qeverisjes së përmbajtjes, jo në kontrollin e drejtpërdrejtë të përmbajtjes si gjuha e urrejtjes, dezinformimi, apo mediat online. Një qasje e tillë respekton lirinë e shprehjes dhe shmang censurën”, tha Reçi.

“DSA nuk synon të reduktojë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, apo të rregullojë mediat online, por synon garantimin e proceseve të sigurta, të qarta dhe llogaridhënëse të qeverisjes së përmbajtjes”, shtoi ajo mbi qëllimin e këtij akti.

Ekspertët theksuan rolin thelbësor që shoqëria civile luan në procesin e përafrimit me DSA-në, dhe shtuan se përfshirja e saj duhet të inkurajohet në mënyrë aktive.

“Një risk potencial është impakti i limituar i aktorëve të shoqërisë civile në politikat e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, si pasojë e konsultimeve publike të vakëta dhe kapacitetet teknike të pamjaftueshme të grupeve të shoqërisë civile”, shtoi Reçi.

Risqe të tjera potenciale lidhur me implementimin e legjislacionit të DSA në Shqipëri lidhen me mungesën e pavarësisë institucionale dhe ndikimin e pushtetit.

“Pavarësia e institucioneve në implementimin e DSA mund të komprometohet, duke qenë se mund të ndikohen nga influenca e pushtetit ekzekutiv dhe mbikëqyrja e ulët e parlamentit”, tha hulumtuesja e IDM gjatë fjalës së saj.

Shqetësime ngrihen edhe mbi ruajtjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, duke marrë parasysh ndërhyrjet e mundshme politike që gjithmonë përpiqen t’i kthejnë diskutimet mbi sigurinë kibernetike në favor të tyre dhe në kontrollin mbi mediat online.

Sipas ekspertëve, platformat që operojnë në rajon duhet të caktojnë përfaqësues ligjorë ose pika kontakti të dedikuara në secilin vend për të garantuar komunikim efektiv dhe pajtueshmëri me rregullimet vendase./BIRN

Etiketa: BEdigjitalelegjislacioniperafrimisherbimet

Lajme të lidhura

RAJONI

Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

19:50 : 02/08/2025
AKTUALITET

Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv

18:22 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ BE: Jemi të shqetësuar, disa nene nuk janë në përputhje me standardet europiane

18:05 : 01/08/2025
AKTUALITET

BE kërkon gjithëpërfshirje për Kodin e ri Penal

16:59 : 31/07/2025
BOTA

BE marrëveshje brenda vitit 2025 për kampet e azilkërkuesve

16:45 : 31/07/2025
BOTA

BE do të nisë që nga tetori zbatimin e sistemit biometrik të hyrjes për vizitorët

18:37 : 30/07/2025
Para

Kore e Jugut, Presidenti Yoon shpall vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme

TË GJITHA

“Cunami i bardhë” godet Francën, mbi 200 mijë persona të përfshirë në shpërndarje kokaine

20:10 : 03/08/2025

Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar

19:56 : 03/08/2025

“Big Market” i Vullnet Sinajt përgjysmon trotuaret , institucionet bëjnë “qorrin”

19:36 : 03/08/2025

Temperaturat përvëluese, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

19:16 : 03/08/2025

Dalin PAMJET/ I riu vrapon me armë në dorë pas atentatit në zonën e Freskut në Tiranë

19:04 : 03/08/2025

Hamasi: Nuk dorëzojmë armët, pa u krijuar shteti palestinez! Publikon VIDEO-n e një pengu në Gaza

18:53 : 03/08/2025

Detajet/ “Pole Qorri” kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap

18:39 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com