• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goditet grupi kriminal i Suel Çelës, GJKKO: Të përfshirë ish-gjyqtarë, avokatë dhe gazetarë

15:46 : 25/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një operacion ‘blic’ për ekzekutimin e 19 urdhërarresteve dhe dy masa sigurise të kërkuara nga SPAK dhe firmosur nga GJKKO është ndërmarrë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit dhe po vijon.

Nga 21 masa sigurie të lëshuara, 18 janë arrest me burg, një arrest shtëpie për avokaten e grupit të Suel Çelës dhe detyrim paraqitjeje për dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha. Po ashtu, është lëshuar masë sigurie arrest me burg edhe për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni, i cili ndodhet i arrestuar edhe për një çështje tjetër.

Hetimi për për këtë grup krimial të organizuar udhëhiqet nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Altin Dumani.

Deri tani dihet se në pranga ka rënë ish- gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, ndërsa është kontrolluar banesa e ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit Zihni Shahu, ish-gjytarit Taulant Tafa, si edhe e dy ish-prokurorëve të Elbasanit. “Arrest shtëpie’ është firmosur edhe për avokaten e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqiri. Gazetari Artan Hoxha akuzohet për pjesëmarje në organizatë kriminale, ndërsa gazetari Elton Qyno nën akuzë për korrupsion pasiv në sektorin privat.

Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës. Operacioni po organizohet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SkyECC, ku ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në një bisedë për zbutjen e një mase sigurimi personal. Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.

Lexo edhe:

Kërkoi lirinë, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon dorëheqjen nga çështja e Metës, kreu i GJKKO-së refuzon

Në kuadër të këtij operacioni janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Tirane. Operacioni është ende në zhvillim e sipër. Dyshohet si të përfshirë në trafik drogë dhe ngjarje kriminale. Operacioni po ekzekutohet nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me atë të Tiranës.

Më tej GJKKO thekson se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

“Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e  organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

Arrest me burg –  18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi –  1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore –  2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

  • SPAK godet grupin kriminal të Suel Çelës, kush ishte “trurit financiar” që u prangos në Milano 

Nga 18 urdhërarreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive “Viola Green” dhe “Wonder Green”. Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë.

Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grup të fuqishëm me bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

Ndërkohë Suel Çela një prej emrave më të njohur të botës së krimit, i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë.

Në bazat dhe bizneset e të shumëkërkuarit në Elbasan është ushtruar kontroll ku janë martrë dokumenta dhe prova të tjera.

Goditja e organizatës kriminale ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEcc, si dhe provave të tjera të sjella nga autoritetet belge, të cilat kanë hetuar prej vitesh në trafikun e kokainës dhe pastrimit të parave.

Etiketa: gazetareGJKKOgrupkriminalMarsel alias Bujar Shegamasa arresti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi lirinë, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

16:28 : 19/09/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon dorëheqjen nga çështja e Metës, kreu i GJKKO-së refuzon

15:49 : 19/09/2025
AKTUALITET

‘Safe Journalists’ dhe organizatat partnere kundër kufizimeve për gazetarët në Kuvend/ LETËR Peleshit

11:10 : 19/09/2025
AKTUALITET

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën

16:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për dosjen “Sterilizimi” në GJKKO

15:09 : 17/09/2025
AKTUALITET

Kufizimi i gazetarëve në Kuvend, Zhupa: E papranueshme, minon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar

13:54 : 17/09/2025
Para

Donald Trump largon transgjinorët nga ushtria amerikane

TË GJITHA

Trafik a*mësh nga Shqipëria drejt Anglisë, dy persona në pranga dhe një në kërkim

12:19 : 21/09/2025

V*asja e turkut në Itali, zbulohet identiteti i shqiptarit që ek*ekutoi biznesmenin

12:08 : 21/09/2025

EMRI/ Ju gjet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Konispol

11:47 : 21/09/2025

Elia Zaharia flet për ndarjen nga Princ Leka: Jeta të ngre dhe të rrëzon

11:32 : 21/09/2025

P*ostitucioni në Fier, tutorët shfrytëzonin vajzat me probleme ekonomike

11:13 : 21/09/2025

“Astiri pa shkolla dhe kopshte publike”, Xhixho: Fëmijët detyrohen të mësojnë larg shtëpisë

10:55 : 21/09/2025

Dosja “Ahmetaj-Fezollari”/ Transferta 3 mln euro Tiranë-Vjenë, po hetohet për pastrim parash

10:45 : 21/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com