Horoskopi, e hënë, 25 nëntor 2024
Dashi
Pak diplomaci më shumë nuk do ju bëjë keq sot si në planin familjar ashtu edhe në atë sentimental dhe profesional. Nëse keni një lidhje tregoni ato që ndieni dhe flisni për gjërat që ju shqetësojnë. Duke parë përpjekjet dhe dëshirën tuaj të mirë partneri mund të ndreqë gabimet dhe mund t’iu plotësojë dëshirat. Nëse jeni beqarët pranoni të dilni me dikë, por mos jepni menjëherë fjalën. Në punë do jeni shumë të saktë, të kujdesshëm dhe do i mbroni të drejtat tuaja. Askush nuk mundet dot t’iu shkelë sipër. Sektori i financave do përmirësohet jashtëzakonisht falë një shpërblimi që do merrni.
Demi
Sot do bëni ndryshime të njëpasnjëshme dhe do ndiheni shumë më të qetë nga më parë. Nëse keni një lidhje mund të vendoni edhe të ndaheni përfundimisht nëse keni pasur probleme shumë të mëdha. Sado e dhimbshme që të jetë do ndiheni më mirë. Ju beqarët nuk do keni shumë besim tek personat që do iu joshin dhe as keni për të hedhur hapa. Me miqtë keni për t’ia kaluar për mrekulli. Në punë do ju kërkohet të jepni maksimumin dhe do lodheni shumë. Tregohuni të vëmendshëm dhe mos lejoni padrejtësitë. Gjendja financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por për fat të mirë falë përkujdesit që keni treguar së fundi situata do mbetet e stabilizuar.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do i përkushtoheni jetës sentimentale dhe do bëni disa zgjedhje që mund t’iu ndryshojnë jetën. Për çdo paqartësi flisni hapur me atë që keni në krah dhe mos mendoni asnjëherë se ju jeni mbi të. Të meta keni të dyja palët, por lum ata që janë të ndërgjegjshëm për këtë gjë. Ju beqarët nuk do dini as vetë se çfarë doni të bëni dhe nuk keni për të hedhur hapa. Në punë do bëni mirë ta pranoni një propozim që do ju bëhet sepse keni për të përfituar më shumë nga sa e keni menduar. Nesër mundet edhe të rini këmbë mbi këmbë, pa u lodhur e duke fituar para. Financat tani për tani nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.
Gaforrja
Sot nuk do i keni idetë shumë të qarta dhe do ju duhet të bëni më shumë përpjekje për të ruajtur qëndrueshmërinë. Nëse keni bërë gabime dhe tashme i keni kuptuar, kërkoni sa më parë falje. Ju të dashuruarit flisni drejtpërdrejt me partnerin nëse doni t’i tejçoni mesazhe, jo të përdorni miqtë apo telefonat. Kujdes duhet të bëni edhe me xhelozinë e pajustifikuar. Nëse jeni beqarë nuk do arrini të merrni ftesa dhe vetë nuk do keni qejf të joshni. Në punë do vazhdoni do bëni gabime dhe nuk do i pranoni. Kjo mënyrë të sjelli do i ndërlikojë gjërat akoma më shumë. Buxheti nuk do jetë i qëndrueshëm kështu që prisni edhe pak për të blerë atë që doni.
Luani
Sot do jeni në humor të shkëlqyer, do qeshni gjithë kohës dhe do mundoheni të përçoni gëzim tek të gjithë. Nëse jeni në një lidhje shfrytëzojeni kohën e lirë për të qëndruar me partnerin sepse afrimiteti do ju ndihmojë të zgjidhni disa probleme dhe do ju shtojë emocionet. Ju beqarët do jeni një tërheqje shumë të madhe për një të afërt të miqve, por do keni turp që t’ia thoni. Në punë do jetë Marsi ai që do ju ndriçojë idetë dhe do ju shtyjë të hidhni hapat e duhura. Në çdo profesion do keni sukses. Financat nuk do jene as të shkëlqyera as të këqija. Vendosni pak disiplinë me shpenzimet sepse do ju bëjë mirë.
Virgjëresha
Mëngjesi nuk do fillojë shumë mirë sot, por me kalimin e orëve do ndërgjegjësoheni dhe do i ndreqni gabimet e bëra. Nëse keni një lidhje dhe e keni mërzitur pa të drejtë partnerin, do gjeni mënyra të veçanta për t’i kërkuar falje sa më parë. Mbase me fjalët nuk do jeni të mirë, ama me gjestet po. Ju beqarët nuk do e harroni dot një person që keni parë ditët e fundit dhe do kërkoni kudo për të. Në fakt, për të thënë të vërtetën, mundësitë për ta gjetur nuk do jenë shumë të mëdha. Në punë. Në shumë momente do jeni të shpërqendruar, megjithatë deri në mbrëmje do dini si të vendosni gjithçka në vijë, Gjendja e financave do mbetet e trazuar.
Peshorja
Do zgjoheni gjithë pozitivizëm sot dhe do mendoni t’i bëni gjërat ashtu si t’iu vijë. Nëse keni një lidhje do bini dakord me partnerin për ta marrë jetën me qetësi dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Do duroni edhe ndonjë ndryshim humori të atij që keni në krah dhe do hapni rrugë. Ju beqarët duhet të mendoni më shumë për të ardhmen dhe pse jo të pranoni edhe disa ftesa që iu japë bërë për njohje. Askush nuk do ju detyrojë për asgjë prandaj nuk keni çfarë të humbisni. Në punë do keni shumë bashkëpunëtorë dhe arritjet do jenë më të mëdha nga sa e kishit imagjinuar. Financat nuk do kenë përmirësime, por të paktën do merrni masa që të mbeten të stabilizuara.
Akrepi
Falë mbështetjes së yjeve sot do jeni shumë më të hapur dhe më të dashur me ata që ju rrethojnë. Do e keni të lehtë të dilni nga situatat delikate dhe mund të filloni edhe projekte të reja në fushat e tjera. Nëse keni një lidhje do e keni më të lehtë të flisni hapur për çështje delikate dhe më në fund do arrini t’i zgjidhni. Ju beqarët do jeni më të bindur se personat që keni takuar së fundmi ju përshtaten më mirë kështu që mund të hidhni hapa. Në punë do dini të hidhni hapat e duhura dhe nuk do dorëzoheni asnjëherë pavarësisht lodhjes dhe pengesave që do ju dalin. Sektori i financave do jetë shumë më i mirë se dje.
Shigjetari
Yjet do iu japin energjinë e duhur gjatë kësaj dite që ju të shkëlqeni sa më shumë. Financat do jenë edhe më të favorizuara. Gjendja do përmirësohet papritur dhe mezi do e besoni që do jeni në realitet. Nëse keni një lidhje do qëndroni më shumë kohë me partnerin, do e dashuroni atë pa dorashka dhe për gjithçka do bashkëpunoni fort. Edhe ju beqarët do jeni magnetikë dhe do tërhiqni cilindo person që i keni vënë syrin. Jeta profesionale nuk do jetë perfekte, por do lidhni kontakte me disa persona që shumë shpejt do ju ndihmojnë të arrini atë që keni ëndërruar.
Bricjapi
Prezenca e Marsit në qiellin tuaj mund t’iu bëjë goxha impulsivë sot. Mund të merrni edhe vendime të pamenduara mirë. Nëse keni një lidhje do e gënjeni për çdo gjë atë që keni në krah dhe kjo ka për ta tensionuar akoma edhe më shumë situatën. Ai që keni në krah nuk do ketë më besim tek ju dhe do e shohë me dyshim të ardhmen së bashku. Ju beqarët mund të pëlqeni një person dhe do bëni sakrifica vetëm për të arritur ta bërë për vete. Në punë nuk do koordinoheni si duhet me kolegët që keni në grup dhe nuk do ja dilni të arrini në kohë ato që iu janë kërkuar. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.
Ujori
Hëna do ju bëjë nostalgjikë gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini të realizoni të gjitha projektet që keni menduar. Nëse jeni në një lidhje nuk do e organizoni si duhet ditën dhe në disa momente do e lini pa dore partnerin. Ju beqarët ka rrezik të bëni disa gabime të cilat do kenë pasoja për të ardhmen dhe do ju lëndojnë mjaft. Në punë çdo detyrë do ju duket e vështirë dhe mezi do avanconi. Në disa momente do harxhoni kohë kot së koti duke u marrë me gjëra pa vlerë. Gjendja e financave do mbetet e mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të përfitoni për të shpenzuar shumë.
Peshqit
Mos u ndikoni aspak nga të tjerët gjatë kësaj dite dhe merrni vendimet që mendoni se janë të duhurat. Nëse keni një lidhje duhet të bëni pak më shumë përpjekje për të shmangur debatet. Përdoreni humorin që keni për të ndryshuar edhe ndonjë situatë të vështirë. Po e kaluat këtë ditë si duhet e ardhmja do jetë edhe më e mirë. Ju beqarët nuk duhet kurrsesi të bëni atë që do ju sugjerojnë miqtë. Po shkatërruar një lidhje nesër ka për t’iu ardhur edhe juve radha. Në punë ndryshoni disa gjëra që nuk ju pëlqejnë dhe flisni me shefat edhe për ndonjë kërkesë që keni. Kur të shpenzoni bëni llogari dhe mos e teproni.