• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një 14-vjeçar u vra! Presidenti ia lë fajin shoqërisë, kryeministri teknologjisë

17:57 : 23/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SOCIALE

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani na tronditi të gjithëve si shoqëri. Të gjithë jemi të prekur thellë dhe po përpiqemi të reflektojmë mbi këtë ngjarje të rëndë. Të gjithë, thellë brenda vetes, si të mirët, ashtu edhe të ligët e kësaj shoqërie, na bashkon një gjë: askush prej nesh nuk dëshiron që kjo ngjarje të përsëritet.

Megjithatë, po të bëjmë një analizë të qetë dhe pa emocion, duhet të pranojmë një të vërtetë të dhimbshme: Martinin e vramë të gjithë ne, nga pak.

Martinin e vrau politika

Sistemi politik në Shqipëri ka shkëlqyer në prodhimin e një modeli politikani gdhë, arrogant, të dhunshëm, të korruptuar, shpesh të përfshirë në skandale të turpshme, i cili ka në prioritet interesat e ngushta personale: si të krijojë një karrierë dhe një jetë më të mirë për veten e tij, duke u pasuruar në kurriz të të tjerëve. Në shumicën e rasteve, politikanët tanë bëjnë “estradë” para popullit, ndërsa bëjnë marrëveshje nën rrogoz për interesa personale, pa mbajtur asnjë premtim elektoral. Ky model u është ofruar dhe vazhdon t’u ofrohet të rinjve, të rejave dhe të moshuarve shqiptarë, të cilët në shumicën e rasteve nuk shohin asnjë dobi nga përfshirja në sistemin politik ekzistues. Nëse vendosin të përfshihen, janë të detyruar të ndjekin këtë lloj shembulli, dhe faktet nuk tregojnë ndryshe.

Lexo edhe:

Vrasja e Altin Arapajt, avokati i autorit: Ishin miq dhe kishin konsumuar kokainë

Fama nuk mjafton/ Listat e hapura nuk ishin për artistët, Kllogjeri: Isha i bindur që nuk do fitoja!

Ka shumë të rinj të përfshirë në politikë që nuk ia kanë dalë, pasi janë thjesht shkrirë dhe i ka përpunuar sistemi ekzistues. Megjithëse të rinj në moshë, ata nuk dallojnë aspak nga të vjetrit. Politika shqiptare nuk po arrin të prodhojë një model politikani ndryshe, që frymëzon ndryshim dhe jep shpresë.

Rasti apo shansi për të treguar një lidership pozitiv nuk mungon në Shqipëri, pasi çdo ditë është një mundësi për të treguar se mund të bësh më të mirën në rrethanën që ndodhesh. Por nuk ndodh kështu, sepse kaherë kjo lloj sjelljeje nuk njihet nga politikanët tanë.

Ja tani, një djalosh 14-vjeçar u vra dhe kemi një President, i cili në fjalën e tij, mes të tjerash, duke larguar përgjegjësinë tha se “fajin e ka shoqëria.” Ndërkohë, kemi një kryeministër që largohet nga përgjegjësitë e tij politike dhe fokusohet vetëm te problemet që sjell teknologjia, duke menduar të bllokojë TikTok-un, qoftë pjesërisht, qoftë plotësisht. Kjo sjellje e udhëheqësve justifikon automatikisht mos-heqjen dorë nga pozicioni i ministres së Arsimit, pasi askush nuk ka faj për askënd, dhe faji është gjithmonë jetim.

Ndërkohë, shqiptarët janë të etur të shohin një politikan me integritet, të aftë që të frymëzojë dhe të udhëheqë, një lider që vendos prioritetet e shoqërisë mbi interesat personale. Një politikan i tillë do të krijonte politika që përmirësojnë ndjeshëm jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve, duke ndërtuar një mjedis ku fëmijë si Martini, jo thjesht të mos vriten, por të lulëzojnë dhe të zhvillohen plotësisht.

Sistemi i kalbur arsimor

Kam dëgjuar shumë komente në emisione të ndryshme gjatë këtyre ditëve: intelektualë dhe individë të ndryshëm të shoqërisë, të cilët, të frustruar dhe të dëshpëruar për të gjetur një zgjidhje për situatën, kanë identifikuar si shkak humbjen e autoritetit të mësuesit në krahasim me të kaluarën. Ata argumentojnë se toleranca dhe mungesa e një qasjeje autoritare ndaj nxënësve kanë sjellë pasoja negative.

Shumë diskutime dhe ide janë shtruar për mosfunkionimin e arsimit, por askënd nuk e kam dëgjuar të përmendë mungesën e edukimit emocional në sistemin arsimor, si për mësuesit, ashtu edhe për nxënësit dhe prindërit. Do të shtoja këtu edhe politikanët, të cilët shpesh janë shembulli më i keq i menaxhimit të emocioneve dhe etikës.

Shqipëria është pjesë e atyre vende tranzitore të rajonit, që nuk përfshijnë në kurrikulat e shkollave dhe institucioneve edukative edukimin emocional.

“Inteligjenca emocionale është aftësia për të njohur, kuptuar, menaxhuar dhe ndikuar te emocionet tona dhe emocionet e të tjerëve,” shkruan Daniel Goleman, autor i njohur në fushën e inteligjencës emocionale. Aristoteli ka thënë: “Të edukosh mendjen pa edukuar zemrën nuk është as edukim.”

Edukimi emocional, ose inteligjenca emocionale, siç quhet ndryshe, nënkupton mësimin e aftësive për të identifikuar, shprehur dhe menaxhuar emocionet. Në shkollat tona, në vend të kësaj, fokusi shpesh është vetëm në rezultatet akademike. Në një sistem ku konfliktet trajtohen si problem disiplinor dhe jo si mundësi për të mësuar, të rinjtë humbasin shansin për të kuptuar ndikimin e emocioneve në sjelljet e tyre.

Njohja dhe menaxhimi i emocioneve nuk është vetëm një aftësi individuale, por edhe një element i rëndësishëm për ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme. Përmirësimi i aftësive emocionale të të rinjve mund të ndihmojë në uljen e dhunës, përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale dhe krijimin e një kulture ku konflikti shihet si mundësi për zhvillim dhe jo si kërcënim.

Në përgjithësi, fëmijët nuk bëjnë atë që u thonë prindërit, mësuesit apo politikanët, por bëjnë atë që bëjnë të rriturit. Prandaj, ne të rriturit jemi pasqyra e drejtpërdrejtë e tyre, pasi fëmijët shpesh mësojnë duke imituar sjelljen e të rriturve. Nëse në familje ose në shkollë përplasjeve u jepet zgjidhje me dhunë verbale ose fizike, fëmijët përvetësojnë këto modele sjelljeje.

Në shumë raste, mësuesit dhe prindërit janë të papërgatitur për të udhëhequr me shembull ose për të ndërhyrë në mënyrë konstruktive kur shfaqen emocione të forta. Prandaj, trajnimi i mësuesve dhe prindërve është i domosdoshëm. Mësimi i komunikimit empatik dhe qasjeve paqësore për të zgjidhur konfliktet mund të krijojë një mjedis edukativ më të qëndrueshëm dhe mbështetës edhe për fëmijët e tyre.

Në shoqëri shumë të frustruara si kjo e jona, shprehja e emocioneve shihet shpesh si një shenjë dobësie. Kjo i bën të rinjtë të shtypin emocionet e tyre, duke mos mësuar si t’i trajtojnë. Ky proces çon në grumbullimin e frustrimeve dhe në shpërthime emocionale në situata tensionuese.

Prandaj, është e nevojshme krijimi i një kulture të hapur, ku të rinjtë inkurajohen të flasin për emocionet e tyre dhe të mësojnë teknika si frymëmarrja e kontrolluar, meditimi apo shkrimi i ditarëve për përpunimin e ndjenjave.

Edukimi emocional nuk është futur fare si koncept as në pjesën më të madhe të edukimit familjar në Shqipëri, dhe mungesa e tij ka sjellë si pasojë një politikëbërje të keqe, një individ në krizë dhe një shoqëri në krizë.

Pra, zgjidhja e kësaj krize është dhënia prioritet kryesor jo vetëm rezultateve akademike në shkolla, por edhe një emergjencë kombëtare përfshirjen e programeve të inteligjencës emocionale. Përfshirja e moduleve të trajnimit për menaxhimin e emocioneve dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve mund të ndihmojë nxënësit të zhvillojnë aftësi thelbësore për jetën.

Shoqëria, padija dhe unë

Martinini e vrau shoqëria, padituria dhe shumë faktorë të tjerë që rrënjën e kanë tek mungesa e edukimit emocional. Por ajo që dua të theksoj këtu është se Martinin e vrava edhe unë. Po, po, unë. Si pjesë e kësaj shoqërie, unë bëj pjesë në atë kategori individësh që kanë dëshirë dhe aftësi për të kontribuar për të mirën e vendit, por që ndihen të përjashtuar, të bllokuar nga sistemet e padrejta dhe të pavlerësuar, vetëm sepse nuk mund t’i përshtaten modeleve të imponuara politike dhe shoqërore.

Kategoria ku unë bëj pjesë përpiqet çdo ditë, lufton me gjithë fuqitë e veta, por zëri i saj mbytet nga britmat e një politike të kalbur dhe një sistemi të dështuar që as nuk dëgjon dhe as nuk vepron për të krijuar hapësira për ndryshim. Pafuqia jonë për të ndikuar në mënyrë të prekshme tek ky realitet më bën edhe mua fajtore, njësoj si çdo individ tjetër që nuk ka bërë sa duhet për të ndryshuar drejtimin e shoqërisë. Pafuqia jonë kolektive krijon një zinxhir pasojash, dhe në fund të këtij zinxhiri qëndron një tragjedi si ajo e Martinit.

Vrasja e Martinit nuk ishte vetëm një akt impulsiv, ishte një reflektim i mungesës së hapësirave për të diskutuar emocionet, për të kuptuar njëri-tjetrin, dhe për të zgjidhur konfliktet në mënyrë njerëzore. Një shoqëri që nuk mëson fëmijët të kuptojnë dhe të menaxhojnë emocionet e tyre krijon një vakuum, një hapësirë ku dhuna bëhet gjuhë dhe ku mllefi shpërthen në forma tragjike.

Unë besoj se çdo individ, përfshirë mua, ka një rol për të luajtur. Duke folur, duke vepruar, duke luftuar për një sistem ku edukimi emocional të mos jetë luks, por nevojë themelore. Duke krijuar hapësira ku të rinjtë mund të ndihen të dëgjuar, të kuptuar dhe të aftë për të përballuar sfidat e tyre. Pa këto hapa, çdo përpjekje tjetër është sipërfaqësore, dhe tragjedi si ajo e Martinit do të përsëriten.

Vërtet, Martinin e vrau dora e një djaloshi tjetër moshatar, por sikur ai të kishte njohur më mirë veten dhe emocionet e veta, ndoshta nuk do ta kishte vrarë Martinin për një “pse më pe shtrembër”.

/Aurora Velaj, BIRN

Etiketa: arsimiMartin Canipolitikeshkollevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Altin Arapajt, avokati i autorit: Ishin miq dhe kishin konsumuar kokainë

19:31 : 24/05/2025
AKTUALITET

Fama nuk mjafton/ Listat e hapura nuk ishin për artistët, Kllogjeri: Isha i bindur që nuk do fitoja!

20:00 : 23/05/2025
BOTA

Shokuese/ Nëna porosit vrasjen me pagesë të vajzës së saj 12-vjeçe, për shkak se “grindeshin”

18:39 : 23/05/2025
AKTUALITET

Franc Çopja i ofroi 5 mln euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua me “Akilin”

11:00 : 23/05/2025
AKTUALITET

Detajet e reja: Ilaria Sula u vra sepse zbuloi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj

09:42 : 23/05/2025
Në foto: Viktima, Altin Arapaj
AKTUALITET

Arrestohet autori i vrasjes së shqiptarit në Greqi. Gjendet edhe makina ku ndodhi krimi

08:59 : 23/05/2025
Para

Edhe pse e kishte denoncuar për dhunë, Drenusha pranon ish-burrin

TË GJITHA

Arminia Bielefeld dorëzohet në finale, Stuttgart fiton Kupën e Gjermanisë

22:01 : 24/05/2025

E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

21:51 : 24/05/2025

Klubi i Serie A nxirret në shitje pas 39 vitesh, amerikanët pranë firmës

21:40 : 24/05/2025

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë

21:24 : 24/05/2025

Leganes bie nga La Liga, Espanyoli i Kumbullës shpëton në javën e fundit

21:05 : 24/05/2025

VIDEO/ Flor Mumajesi i rikthehet muzikës, zbulon raportin me Brunon

20:58 : 24/05/2025

Kupa e Shqipërisë për vajza/ Apolonia fiton trofeun, mund në finale Egnatian

20:55 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com