• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit/ Autori e mbajti thikën edhe gjatë orëve të mësimit

10:22 : 23/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Mario Përlleshaj, minoreni 14 vjeç, nxënësi i shkollës “Fan Noli”, që akuzohet si autor i vrasjes së Martin Canit, u la në ‘burg pa afat’.

Masa iu mor paraditen e djeshme në spital privat, ku thuhet se kurohet për shkak të një plage që ka në dorë dhe që nuk dihet ende se në çfarë rrethanash e ka marrë.

Mbrojtësi i tij ligjor, Ardian Leka, kërkoi masë më të butë për shkak të gjendjes psikologjike në të cilën ndodhet, por gjyqtarja nuk pranoi të zbusë masën.

Sërish minoreni i dyshuar si autor ka refuzuar të flasë. Ai “fsheh” gjithë ngjarjen pas fjalisë: “Nuk mbaj gjë mend”, – ndërkohë që prokuroria dhe policia kanë ende të pazbardhur të gjitha rrethanat e krimit të rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik. Ai refuzon të tregojë se ku e ka hedhur armën e krimit, se ku i ka çuar sendet personale, se kush kanë qenë personat që e kanë ndihmuar, se përse ka bërë sherr me Martinin, se sa ditë kishte sherri mes tyre.

Policia ende nuk ka asnjë prej këtyre detajesh të hedhur në letër, ndërkohë që vetëm ditën e djeshme është shkuar në vendin e ngjarjes për të marrë pamjet filmike të atij momenti horror.

Lexo edhe:

“E lidhëm me litar”/ Vrasja e Fridman Xhaferrajt, Tafani: Si e vrau Laert Haxhiu shokun

Vrasja e anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, arrestohen dy nga 5 personat e përfshirë në atentat

Prokuroria pretendon se ka pyetur mësuesit, oficeren e sigurisë, psikologen e shkollës, mësuesen kujdestare, por në fakt, një material audio i shpërndarë ditën e djeshme nga kreu i opozitës, Sali Berisha, dëshmon që nxënësit kanë marrë urdhër të mos flasin me asnjë gazetar. Po ashtu nuk u lejohet as mësuesve të prononcohen për gjithçka dinë, ndërsa në audion e publikuar në një mbledhje mësues-prind dalin në dritë detaje rrëqethëse, ku djali i akuzuar si autor ka pasur thikën në klasë.

Kanë qenë në dijeni nxënësit, të cilët kanë treguar te familjarët e tyre detaje që policia dhe prokuroria ende nuk i kanë përcjellë as në shkresat për referim të veprës penale. Në mbledhjen e zhvilluar në shkollë, prindërit kanë akuzuar drejtoreshën e shkollës, mësuesen kujdestare, oficeren e sigurisë si dhe psikologen, ndonëse audioja e publikuar nuk paraqet se kur ka ndodhur mbledhja në shkollën e masakrës.

Grupi hetimor që po punon për të zbardhur ngjarjen e ndodhur 5 ditë më parë po kërkon ende të gjejë sendet personale të të miturit, autor i dyshuar i krimit. Sipas të dhënave, policia dhe prokuroria nuk kishin në dorë asnjë provë konkrete që e lidh këtë të mitur me ngjarjen, kur nuk ishin gjetur ende arma e krimit, telefoni i të miturit dhe çanta e tij. Mbrëmë një kalimtar rasti, i gjeti çantën dhe thikën në afërsi të ATSH-së.

Hetimet janë përqendruar tashmë për të zbuluar se cilët ishin personat që e morën 14-vjeçarin pas ngjarjes ku mbeti i plagosur edhe vetë në parakrah dhe e çuan drejt spitalit. Burimet thonë se fillimisht 14-vjeçari i dyshuar iku me vrap drejt Pazarit të Ri dhe aty persona ende të paidentifikuar e morën në makinë dhe e dërguan në një spital privat jo shumë larg vendit të ngjarjes. Aty është mjekuar provizorisht, e më pas, të njëjtët persona e kanë transportuar po me automjet privat drejt spitalit ku qëndron edhe sot. Në këtë itinerar, nga njëri spital në tjetrin, i mituri dyshohet të ketë bërë fotot në makinë, me personat që e kanë shoqëruar, ku shfaq dorën grusht.

Të njëjtët persona që grupi hetimor po kërkon t’i zbulojë, mendohet të kenë fshehur çantën e shkollës së të miturit të dyshuar, thikën e krimit dhe telefonin celular të tij, raporton Gazeta Shqiptare.

Etiketa: krimMartin CanishkolleThikavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E lidhëm me litar”/ Vrasja e Fridman Xhaferrajt, Tafani: Si e vrau Laert Haxhiu shokun

15:25 : 04/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, arrestohen dy nga 5 personat e përfshirë në atentat

10:22 : 04/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Procesi zgjedhor i manipuluar, nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare

10:02 : 04/06/2025
AKTUALITET

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025
AKTUALITET

Kontrabanda në Dogana/ Prokuroria fal Gent Gazhelin sa herë që vartësit i kapen në vjedhje

15:25 : 02/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit/ 5 të mitur thirren për të dëshmuar në Gjykatë, autori mohon akuzat

14:06 : 02/06/2025
Para

Vrasja e Martinit/ Prindërit kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut: Të hënën, protestë në orën 17:00

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com