Shqipëri-Ukrainë në Stadiumin Kombëtar, një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit

Lexo edhe:

Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në Ligën e Kombeve këtë mbrëmje, në përballjen ndaj Ukrainës.

Para këtij takimi, në “Stadiumin Kombëtar” do të mbahet një minutë heshtje, për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili u vra të hënën e 18 nëntorit nga një bashkëmoshatar i tij me thikë pranë shkollës ‘Fan Noli’.

I mituri ka qenë pjesë e ekipeve të moshave për Partizanin, Tiranën, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Dinamos U-15.

Edhe bota e futbollit në Shqipëri është tronditur me këtë ngjarje të rëndë teksa klubet e Dinamos dhe Tiranës kanë reaguar në rrjetet sociale duke i shprehur ngushëllimet familjes së adoleshentit.

Lajme të lidhura

Para