• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Informaliteti nuk luftohet me aksione

08:17 : 16/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Që kur erdhi në pushtet në vitin 2013, qeveria i bëri rutinë aksionet. I pari ishte ai në luftën kundër informalitetit, që u nis me bujë e “shfaqje”, duke shënjestruar biznesin e vogël.

Ndonëse qëllimi i qeverisë në luftën ndaj informalitetit u vlerësua i drejtë, debatet ishin të shumta mbi mënyrën si u zhvillua ai, duke krijuar pothuajse një ambient terrori, si thirrjet se kjo është luftë, apo përqendrimin fillimisht te bizneset e vogla, shumëfishimin e gjobave e deri te kërcënimet për burg për shkelësit.

Në atë kohë u miratuan dhjetëfishimi i gjobës për mosdeklarim punonjësish dhe mosdeklarimin e pagës reale në 500 mijë lekë, apo dhe konfiskim deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime fiskale. E gjithë kjo situatë krijoi ngarkesë negative në ekonomi. Situata arriti deri aty sa shifrat treguan që në shtator 2015 u frenuan konsumi dhe investimet.

Përfundimi?! Aksioni dështoi me aq sukses, saqë informaliteti jo vetëm që nuk u luftua, por qeveria, e “trembur” nga imazhi i keq që krijoi, jo vetëm që u tërhoq nga supergjobat, por vendosi të hiqte fare taksat te biznesi i vogël.

Kjo heqje e taksave për biznesin e vogël më pas u kthye në një rreth vicioz, teksa u nxit shmangia e profesioneve të lira, që shfrytëzuan shtigjet ligjore që u krijuan në diferencën e taksimit mes sipërmarrjeve të vogla dhe individëve me paga relativisht të larta.

Lexo edhe:

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

Sërish nisën aksionet, që zgjatën për disa vjet, me përpjekje të shumta nga paralajmërimet e deri te ndryshimet ligjore, deri në dështimin e radhës, kur ndryshimet në ligjin për profesionet e lira u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese.

Aksioni ka rifilluar, këtë herë në tregun e punës dhe kjo nuk është hera e parë. Nuk ka asnjë dyshim që në këtë segment, informaliteti është shumë i lartë. Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, për shumë vite, kanë ngecur në rreth 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), sa gjysma e mesatares rajonale, ndërkohë që në shtetet e zhvilluara të Europës, ky tregues është mbi 13%.

Aksioni më i fundit filloi me paralajmërime ndaj subjekteve dhe pastaj me veprime e kontrolle, ndonëse kërcënimet sërish nuk kanë munguar “për masa të rënda administrative dhe me gjasa, edhe penale”.

Kjo po ndodh në një kohë që qeveria e di këtë fenomen dhe e ka toleruar prej vitesh dhe tashmë thjesht duket se po e shfrytëzon për të mbuluar “hallin” e pensionistëve, të cilët po ankohen për nivelet e ulëta, duke e hequr përgjegjësinë nga vetja dhe duke ua faturuar mungesën e parave për pensione atyre që nuk e deklarojnë pagën reale.

Por a luftohet informaliteti me aksione? Përvoja dhe përpjekjet e deritanishme kanë treguar që jo.

Të “djegur” nga gabimet e së kaluarës, tashmë qeveria shqiptare duhet ta kishte nxjerrë mësimin se informaliteti luftohet duke krijuar një ambient të përshtatshëm për të bërë biznes, pa ndryshime të përvitshme fiskale dhe që nxit konkurrencën e drejtë, me sistem të thjeshtë tatimor e taksa të ulëta, që stimulojnë pagesat dhe duke hequr të gjitha shtigjet ligjore që rrjedhin nga diferencimet dhe gropat në sistemin tatimor.

Për sa kohë që, tatimi mbi pagat mbi 200 mijë lekë do të jetë 23%, do të ketë gjithnjë tentativë për të kaluar në një regjim tjetër tatimor, ku paguhet më pak. Askush nuk është në gjendje të thotë sot se sa të ardhura ka humbur buxheti i shtetit nga shtigjet fiskale që mundësoi për kalimin e individëve nga të punësuar në të vetëpunësuar, me taksa pothuajse zero.

Edhe më e rëndësishme është që taksapaguesve duhet t’u kthehet besimi se taksat e tyre në përgjithësi nuk shpërdorohen.

Çfarë motivimi ka një punonjës për t’i bërë “presion” punëdhënësit për kontributet, kur e di fare mirë që me pensionin që do të marrë nuk do të arrijë të sigurojë minimumin jetik, apo kur të ketë një problem shëndetësor do të jetë i detyruar që të paguajë nga xhepi përballë një të ardhmeje të pasigurt. Instinktivisht, ai do të zgjedhë të marrë më shumë para sot.

Mbi të gjitha, sa kohë shohim që të korruptuarit, edhe kur futen në burg, apo dënohen, nuk ngarkohen me detyrimin për të paguar borxhin tatimor si për sigurimet dhe për të ardhurat e padeklaruara (pavarësisht burimit), kjo është nxitja më e madhe për informalitet.

Informaliteti nuk luftohet me aksione e kërcënime për ndjekje penale, por me plane veprimi afatgjata, thjeshtëzim të sistemit tatimor, lehtësim të barrës fiskale e përdorim të përgjegjshëm të parave të taksapaguesve.

Përndryshe, çdo nismë afatshkurtër do të jetë e destinuar të dështojë, siç ka ndodhur deri më sot. Apo do të përfundojë me ironinë më të madhe, ku kërcënohen qytetarët me burg, sepse nuk paguajnë dritat, ndërkohë që institucionet shtetërore janë vetë debitorët më të mëdhenj!

/Monitor

Etiketa: aksioneinformalitetiNuk luftohetplanqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

16:49 : 23/05/2025
AKTUALITET

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

09:17 : 23/05/2025
AKTUALITET

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, “Visi i Pojës” do ishte duke pirë verë me Edi Ramën

13:19 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Auto-Moto Park-u” në Elbasan/ Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve, sa është vlera totale

21:49 : 21/05/2025
AKTUALITET

E PLOTË/ Nga “Dubai im” te Visi Pojës, SPAK zbardh trafikun dhe pastrimin e parave në biznese, emrat e të arrestuarve

13:03 : 21/05/2025
Para

Zhduket një grua/ Familja e tmerruar: E mori një fierak me taksi, ka lënë vajzën 10 vjeçe

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 24 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 23/05/2025

Certifikimi i rezultatit të 11 Majit, PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion provat!

23:12 : 23/05/2025

Cagliari nuk e ndal dot, Napoli shpallet kampion i Seria A për këtë sezon

22:59 : 23/05/2025

Tregoni kujdes me këto ushqime, përkeqësojnë dhimbjet e kokës

22:55 : 23/05/2025

Mark Zuckerberg shpall fundin e celularëve, do të zëvendësohen nga një pajisje e re

22:49 : 23/05/2025

Filmoi të moshuarit në momente intime/ Vihet nën hetim e mitura në Korçë, e pësojnë edhe pleqtë

22:47 : 23/05/2025
Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK.	/r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC

22:42 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com