• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Deputetit ukrainas të Zelenskyt i zbulohen prona në Dubai

09:15 : 14/11/2024
në BOTA

Një hulumtim nga Radio Evropa e Lirë ka zbuluar se anëtarët e familjes së një ligjvënësi ukrainas nga partia e presidentit Volodymyr Zelensky, Shërbëtorët e Popullit, ka prona në Dubai në vlerë mbi 1 milion dollarë. Kjo shifër është shumë më e lartë se të hyrat e tij zyrtare.

REL-i kishte zbuluar edhe më herët prona të fshehta në Dubai të pjesëtarëve të familjeve të 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë ukrainas.

Zbulimi më i fundit ka të bëjë me vajzën dhe nipin e Hennaiy Kasai, i cili është anëtar i Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin e Ukrainës.

Këto të dhëna vijnë nga rrjedhja e regjistrave të ndryshme shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ato u siguruan dhe u verifikuan nga Skemat, njësiti hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, në bashkëpunim me Projektin për Raportimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (OCCRP).

Sipas këtyre regjistrave, familja Kasai ka në pronësi katër banesa në kompleksin banesor premium, të cilat i blenë mes viteve 2022 dhe 2023.

Lexo edhe:

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

“Të **** racën”/ Video shokuese në Tiranë, i riu dhunon një vajzë

Në prill 2022, Polina Kasai, asokohe 22-vjeçare, e bleu një banesë dydhomëshe në kompleksin banesor Dubai Gate 2, për një çmim prej 310.000 dollarësh.

Muajin e njëjtë, Oleksandr Kasai, 25 vjeç, e bleu një banesë në kompleksin banesor Studio One, për 202.500 dollarë. Ai i bleu edhe dy prona të tjera, për gati 330.000 dollarë në gusht 2022 dhe për 24.000 dollarë në shkurt 2023.

Sipas profilit të saj në një uebsajt për shërbime të pavarura, Polina Kasai i fitonte mes 6 dhe 40 dollarë për projekt si menaxhere e përmbajtjes më 2019. Sipas llogarisë së saj në Facebook, ajo është tani menaxhere e lartë e përmbajtjes për misionin vullnetar mjekësor izraelito-ukrainas, FRIDA Ukraine.

Skemat mësuan nga burime brenda regjistrit të të hyrave të saj personale se gjatë tri vjetëve të fundit, Polina Kasai ka të hyra zyrtare prej 70.000 dollarësh.

Polina Kasai e mbylli telefonin kur u pyet për patundshmërinë e saj në Dubai.

Ligjvënësi Hennadiy Kasai dhe bashkëshortja e tij, sipas deklarimit të aseteve zyrtare nga ai, në tri vjetët e fundit i fituan 60.000 euro, shumicën e tyre nga paga e tij në Parlament.

As nipi i tij, Oleksandr, nuk iu përgjigj kërkesës sonë për burimin e të hollave të tij.

Ai ishte lojtar profesionist i hendbollit, me interesa biznesi në dy kompani ukrainase: 7 për qind aksione në një kompani ukrainase të quajtur MS AVIA-GRADE dhe 10 për qind në një agjenci marketingu që operonte me humbje, të quajtur Borscht. Asnjëra nga këto nuk do të mund të siguronte të ardhura të mjaftueshme për t’ia mundësuar atij blerjen e pronave.

Hennadiy Kasai dhe vajza e tij, Polina

Oleksandri gjithashtu kishte interes biznesi në Turqi, ku e kishte në pronësi të përbashkët një kompani të quajtur Vector Avia, e cila kishte marrë një kontratë prej 27 milionë dollarësh nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës për uniforma ushtarake.

Sipas Shërbimit të Sigurisë së Shtetit të Ukrainës (SBU), i cili kreu një hetim penal për këtë çështje, veshjet që Vector Avia dërgoi në Ukrainë ishin me cilësi të papërshtatshme dhe i kushtuan Ministrisë trefishin e çmimit të shënuar në deklaratat doganore turke.

Komisioni i përkohshëm parlamentar hetues për sigurinë ekonomike, duke hetuar blerjet e bëra nga Ministria e Mbrojtjes për blerjen e rrobave nga ushtria turke.

Organet ligjore lëshuan njoftime për dyshime ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, duke thënë se ata kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe me kompaninë Vector Avia për të shpërdoruar 27 milionë dollarë fonde publike. Megjithatë, vetëm njëri nga bashkëpronarët e Vector Avia u akuzua dhe ai nuk është nipi i deputetit.

Oleksandr Kasai u largua nga kompania para se të ngriheshin akuzat.

Programi Skemat i kërkoi SBU-së të shpjegonte pse, nga dy personat që kishin në bashkëpronësoni komapninë Vector Avia në kohën e marrëveshjes, ata akuzuan vetëm njërin – Roman Pletnev, i cili një shtetas ukrainas gjithashtu.

SBU-ja nuk iu përgjigj kësaj pyetjeje.

Pletnev iku nga Ukraina dhe shkoi në Turqi në vitin 2022. Ish-partneri i tij i biznesit dhe nipi i deputetit, Oleksandr Kasai, gjithashtu duket se është larguar nga Ukraina.

Sipas informacioneve që Skemat mori nga burime me qasje në të dhënat nga pikëkalimet kufitare, Oleksandri u largua nga Ukraina në maj të vitit 2023 dhe nuk është kthyer prej atëherë. Me disa përjashtime, burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60-vjeçare e kanë të ndaluar të largohen nga Ukraina për shkak të pushtimit të plotë nga Rusia.

Në një përgjigje me shkrim për pyetjet e gazetarëve, Hennadiy Kasai tha se vajza dhe nipi i tij janë të rritur, të pavarur financiarisht dhe jetojnë veçmas.

Ai nuk mundi të shpjegonte origjinën e 1 milion dollarëve të shpenzuara për pasuri të paluajtshme në Dubai. Kasai gjithashtu mohoi çdo përfshirje në kontratën e prokurimit ushtarak të kompanisë së nipit të tij.

/REL

Etiketa: DubaifamiljaHennaiy KasainipipronaVajza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Të **** racën”/ Video shokuese në Tiranë, i riu dhunon një vajzë

18:02 : 01/06/2026
AKTUALITET

Skandal pronësie, 20 m² “zhduken” në letra, pakti i vjetër fut fqinjët në sherr

21:11 : 28/05/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Fshiheshin në Dubai, arrestohen 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK-u. Ja për çfarë akuzohen

16:17 : 25/05/2026
AKTUALITET

Rënie e nxënësve, universitetet mbahen nga vajzat, alarmi i ri i arsimit në Shqipëri

13:06 : 22/05/2026
AKTUALITET

Pastrim parash në prona e mallra luksi! Ish-zyrtari merr ‘dhuratë’ 140 mijë €, 18-vjeçarja me vilë 1.5 mln €

15:30 : 18/05/2026
Para

Si e sheh botën Marco Rubio, i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të Shtetit?

TË GJITHA

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom