• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për grupin e Laert Haxhiut, dërgohet kërkesa pë gjykim në GJKKO/ Akuzat

15:28 : 11/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

SPAK ka mbyllur hetimet për grupin e Laert Haxhiut dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO për 9 të pandehur të cilët janë: Lulzim Spahija (Arapi), Artan (Marjus) Tafani, Ligor Romacka, Bledar Berberi, Erisiano Abedini, Bujar Abedini, Mariglen Topuzi, Idriz Manej dhe Enriko Xhahysa.

Ky grup i strukturuar kriminal, me në krye Lart Haxhiun, akuzohet se ka kryer veprat penale:

– “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Arian Aliço, ngjarje e ndodhur më datë 05.04.2021 në  Lushnjë;

– “shkatërrimi i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasve, Besnik Çoku dhe Erion Çoku, ngjarje e ndodhur më datë 29.05.2021, ora 02:15, lagjia “Gafurr Muço”, – pallati Nr.4, Lushnjë;

– “vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur më datë 01.06.2021, ora 21.15, në Tepelenë;

– “vrasje me paramendim” e ndodhur më datë 02.06.2021, me viktimë Fridman Xhaferraj, trupi i të cilit u gjet i pajetë më datë 13.06.2021, tek rezervuari i Gjançit, në Korçë;

– “vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Alban Semaku (Elton Mermali), ngjarje e ndodhur në lagjen Çezme, Peqin, më datë 17.10.2021;

– “vrasje për gjakmarrje” me viktimë Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021;

– “vjedhje me armë” e automjetit të Gëzim Çepele, më datë 27.01.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë karburant-bar-restorant Palmanova,Tiranë;

– “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të Kujtim Meta, e kryer për interes, e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnje;

– “shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bashkim Rajku e Rigels Rajku (Noizy),  ngjarje e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës;

– “shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më datë 01.11.2022, në  Lushnje;

– “shkatërrim i pronës me eksploziv” sërish në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku, ngjarje e ndodhur më datë 31.12.2022, në  Lushnje;

– “vjedhje me armë” e automjetit në pronësi të Marjus Zejneli, e ndodhur më datë 22.02.2023, në Sallmone, Shijak (Durrës);

– “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të Genci Hidës në Lushnjë, në periudhën prill-maj 2023;

– “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në mjedise të hapura për publikun;

– “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’në sasi të mëdha;

Krahas pjesëtarëve të grupit kriminal të përshkruar më sipër, hetimi ka provuar përfshirjen në kryerjen e krimeve edhe të të pandehurve si më poshtë:

Bujar Abedini, akuzohet për veprën penale “përkrahja e autorit të krimit”, e ndodhur më datë 01.06.2021, rreth orës 21:15, në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Çajup Selimi;

Mariglen Topuzi, akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e kryer në dëm të Fridman Xhaferraj, më datë 02.06.2021, trupi i të cilit u gjet më pas (datë 13.06.2021) tek rezervuari i Gjançit;

Idriz Manej akuzohet për veprën penale “moskallëzimi i krimit’’, i vrasjes së Fridman Xhaferaj, ndodhur më datë 02.06.2021 në Korçë, trupi i të cilit u nxor pas disa ditësh nga rezervuari i Gjançit;

Enriko Xhahysa, akuzohet si bashkëpunëtor me Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Laert Haxhiu etj. persona të paidentifikuar, në vrasjen për gjakmarrje në dëm të Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021;

Bledar Berberi akuzohet dhe për “mbajtje pa leje e ofrim për shitje të armëve e municionit’’, para ngjarjes së datë 27.12.2021, në Gjocaj, Peqin, ku u vra Albi (Dijonist) Bashaliu;

Artan (Marjus) Tafani akuzohet për kryerjen i vetëm të veprave penale “vjedhje me armë” e pikës së këmbimit valutor, në pronësi të Shezai Çobo, në rrugën Tom Plezha, Astir, Tiranë, më datë 24.06.2023 dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”, në mjedise të hapura për publikun, në rastin arrestimit të Artan (Marjus) Tafani, më datë 24.09.2023, tek Hotel “Rio”, në autostradën Lushnje-Fier, lagjia Saver.

Në njoftimin zyrtar të SPAK bëhet e ditur se “është dokumentuar që aktiviteti kriminal i këtij grupimi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur dhe arrestohet në Greqi, drejtuesi dhe organizatori i këtij grupimi kriminal, Laert Haxhiu – personi ndaj të cilit vijojnë hetimet, pas ekstradimit të tij nga Greqia. 

Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupimi kriminal,  ku bënin pjesë edhe të akuzuarit; Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini, e filloi ndërmarrjen e akteve kriminale ndaj jetës, shëndetit dhe pronës së viktimave të krimeve, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, të ndodhur vite më parë dhe pas arrestimit lidhjeve të tij të ngushta shoqërore, shtetasve Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili. I drejtuar dhe e organizuar nga Laert Haxhiu, grupimi i tij kriminal ndërmori akte konkrete kriminale për vrasjen e personave, të cilët i mendonte si pjesëtarë të grupimit kriminal të Aldo Bares, për të cilët besonte se kishin qenë të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij. 

Aktet kriminale të këtij grupimi të strukturuar nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve të supozuar, por dhe shkatërrimin e pronës së tyre si dhe akte vjedhjeje të pronës me përdorim të armëve. 

Përveç vrasjeve të Çajup Selimit e Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera të lartpërmendura janë organizuar, shtyrë dhe ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive”.

Etiketa: grup i strukturuar kriminalkrimlaert haxhiuspakvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026
AKTUALITET

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026
Para

Liga e Kombeve/ Tre mungesa për Shqipërinë, dilema për një lojtar

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom