• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmimet e referencës për ndërtimet në Tiranë, Kushtetuesja rrëzon padinë e Shoqatës së Ndërtuesve

16:32 : 06/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, pas shqyrtimit në themel .

“Ndërtuesit” kërkonin shfuqizimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave në vitin 2023, që përcaktonte çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për Bashkinë e Tiranës.

Shoqata e Ndërtuesve pretendonte se ky vendim i Qeverisë kishte masë të konsiderueshme dhe jopropocionale për vlerën e taksës së ndërtesës, që cënonte lirinë e veprimtarisë ekonomike, të drejtën e pronës private dhe parimin e sigurisë juridike.

Fillimisht Kushtetuesja e pranoi si të ligjshme padinë për shqyrtim në themel, duke konstatuar se kishin natyrë kushtetuese, por ditën e sotme ka vlerësuar pas shqyrtimit se ato ishin të pabazuara dhe nuk kishin të bënin me çështje thelbësore.

“Gjykata vë në dukje se formula e përllogaritjes së taksave e cila rezulton të jetë e parashikuar në ligjin për taksat vendore të vitit 2006, ndryshuar në vitin 2017 dhe e detajuar në VKM nr. 132/2018 nuk është objekt shqyrtimi në këtë gjykim kushtetues. Ndërkohë që kërkuesi nuk arriti të provonte dhe argumentonte as në kërkesën e tij fillestare dhe as gjatë gjykimit në seancën plenare, se pse çmimet e reja të referencës në vetvete cënojnë parimet kushtetuese të pretenduara prej saj”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Kushtetueses.

Lexo edhe:

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Përshëndes vendimin, akt i rëndësishëm

Votimi i dyshimtë! Naureda Llagami kërkon pezullimin e vendimit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

“Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkuese Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e pikës “a.2” të aneksit 1 dhe shkronjës “dh” të aneksit 2 të VKM-së nr. 457/2023 që përcakton çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për bashkinë Tiranë.

Kërkuesja ka pretenduar se parashikimet e mësipërme të cilat kanë rritur në masë të konsiderueshme dhe joproporcionale vlerën e taksës së ndërtesës cenon lirinë e veprimtarisë ekonomike, të drejtën e pronës private, parimin e sigurisë juridike, në kuptimin e fuqisë prapavepruese të aktit, parimin e barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit si dhe rezervën ligjore.

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot më 06.11.2024, vlerësoi se kërkuesja legjitimohet ratione personae për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues, pasi VKM-ja parashikon rregullime që zbatohen dhe prekin drejtpërdrejt ndërtuesit, që janë anëtarë të shoqatës.

Për sa i përket legjitimimit ratione materiae, Gjykata vlerësoi se pretendimet e paraqitura ishin me natyrë kushtetuese, prandaj i shqytoi ato në themel.

Në lidhje me pikën “a.2”, të aneksit 1 të VKM nr. 457/2023, Gjykata shqyrtoi fillimisht pretendimet për cenimin e parimit të sigurisë juridike dhe vërejti se argumentet e sjella nga kërkuesja në thelb nuk kishin të bënin me çmimet e referencës të parashikuara nga VKM-ja nr. 457/2023, objekt i gjykimit kushtetues, por me metodologjinë për përcaktimin e taksave të cilat kanë çmimin e references të ndërtesës, si element përbërës të formulës apo metologjisë së përllogaritjes së tyre.

Në këtë këndvështrim, Gjykata vë në dukje se formula e përllogaritjes së taksave e cila rezulton të jetë e parashikuar në ligjin për taksat vendore të vitit 2006, ndryshuar në vitin 2017 dhe e detajuar në VKM nr. 132/2018 nuk është objekt shqyrtimi në këtë gjykim kushtetues. Ndërkohë që kërkuesi nuk arriti të provonte dhe argumentonte as në kërkesën e tij fillestare dhe as gjatë gjykimit në seancën plenare, se pse çmimet e reja të referencës në vetvete cënojnë parimet kushtetuese të pretenduara prej saj.

Duke pasur parasysh se edhe për pretendimet e tjera për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit, kërkuesja ka paraqitur të njëtat argumente, të cilat në thelb nuk kishin të bënin me çmimin e referencës, por me metodologjinë për përcaktimin e taksave, Gjykata vlerësoi se këto pretendime nuk mund të merren në shqyrtim.

Në lidhje me shkronjën “dh” të aneksit 2 të VKM nr. 457/2023, Gjykata vlerësoi se nuk cenon parimin e sigurisë juridike në drejtim të paqartësisë së normës, pasi dispozita është e qartë në formulimin e saj, sepse i referehet normës 0,2 % indeksim për ndërtimet e reja, për ambiente jo -banimi, për një periudhë 5 – vjeçare në raport me ambientet e banimit.

Ndërsa në lidhje me pretendimin për cenimin e rezervës ligjore për shkak të mungesës së delegimit me ligj sipas nenit 118 të Kushtetutës, Gjykata vlerësoi se dispozita e kundërshtuar (shkronja “dh” e aneksit 2 të VKM nr. 457/2023) është nxjerrë në përputhje me delegimin ligjor të përcaktuar në nenin 21, pika 2 të ligjit për taksat vendore, i cili parashikon se metodologjia për përcaktimin e këtyre taksave do të bëhet nga Këshilli i Ministrave. Shkronja “dh” e aneksit 2 të VKM nr. 457/2023 është një dispozitë që rregullon metodologjinë e taksave për ndërtesën, prandaj edhe ky pretendim është i pabazuar.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi, njëzëri:

– Rrëzimin e kërkesës”.

Etiketa: cmimet e referencesGjykata Kushtetuesepadiarrëzonshoqata e ndertuesve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Përshëndes vendimin, akt i rëndësishëm

15:17 : 09/10/2025
AKTUALITET

Votimi i dyshimtë! Naureda Llagami kërkon pezullimin e vendimit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

20:03 : 03/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste

18:00 : 03/10/2025
AKTUALITET

Sokol Hazizaj: Dekreti i Begajt jokushtetues dhe kundër ligjit për vetëqeverisjen vendore

19:35 : 02/10/2025
AKTUALITET

Votimi i dyshimtë për Kushtetuesen/ Naureda Llagami kërkon dosjen në Gjykatën e Lartë

10:43 : 02/10/2025
AKTUALITET

Juristi Jordan Daci: Presidenti Begaj ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese

18:28 : 01/10/2025
Para

Ishin kthyer në makthin e banorëve në Toskana, e pësojnë keq dy shqiptarët

TË GJITHA

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025

U kapën me mallra kontrabandë drejt Kosovës, arrestohen dy persona në Morinë

16:19 : 09/10/2025

Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit! Roli i Amant Josifit, ish-ortakut të Olsi Ramës

16:01 : 09/10/2025

Serbia arreston një shqiptar me simbole të UÇK-së në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin

15:54 : 09/10/2025

260 gjyqtarë të Shqipërisë kërkojnë shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjykatësit Astrit Kalaja

15:47 : 09/10/2025

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

15:36 : 09/10/2025

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Begaj është i padenjë! S’duhet ta firmoste kurrë vendimin

15:31 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com