• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk u vendos në punë për vite me radhë, si dështoi projekti i QSUNT për brakiterapinë

21:32 : 01/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Dy ditë më parë, QSUNT njoftoi vënien në punë të aparatit të Brakiterapisë në spitalin onlologjik. Një veprim që rikthen trajtimin e pacientëve me këtë metodë, pas një mungese të gjatë.

Gazetari Osman Stafa tregon se btakiterapia nuk ka funksionuar që prej vitit 2012 dhe për këtë arsye me qindra gra që kanë vuajtur nga kancerat gjinekologjikë kanë humbur një mundësi trajtimi.

Brakiterapia është një formë terapie me rrezatim, që përdoret për trajtimin e kancerit. Pajisja në fjalë funksionon përmes burimeve radioaktive, ku më së shumti përdoren iridiumi dhe kobalti. Në Shqipëri është përdorur më herët brakiterapia me iridium, që nuk ka funksionuar për disa vite me radhë për shkak të mungesës së burimit. Në këto kushte QSUNT ndryshoi strategjinë dhe për të rikthyer këtë shërbim u vendos që të sillte një burim të ri radioaktiv në Shqipëri, siç është cobalt 60.

Por në vend që gjërat të përmirësoheshin, këtu nisën disa problematika njëra pas tjetrës.

Fillimisht, Shqipëria importoi një burim cobalt-60, si pjesë e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Pasi burimi I kobaltit mbërriti në vendin tonë, u mendua që do të vendosej në pajsijen e vjetër të brakiterapisë dhe menjëherë do të niste puna për funksionimin e saj. Por nuk ndodhi kështu, sepse pasi burimi mbërriti në vendin tonë, nga QSUNT u zbulua se pajsija e vjetër e brakiterapisë nuk mund ta mbante burimin e kobaltit.

Lexo edhe:

“Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së”, raporti i KLSH: Në sistem u gjetën ilaçe të skaduara

Vetëm 57 psikiatër dhe spitale të mbipopulluara/ Gjendja alarmante e shërbimeve të shëndetit mendor

Burimi i kobaltit u vendos në dhomën e brakiterapisë, ku mbahej më përpara edhe aparatura që funksiononte me iridium. Por për shkak të rrezatimit që përçon, kobalti duhet të ruhet në kushte specifike, në një bunker antiatomik me mure betoni, diçka krejt e ndryshme nga një dhomë me mure të zakonshëm, aspak e përshtatshme, në të cilën u konstuatuan rrjedhje të rrezatimit.

Këtë gjë e konfirmoi për “Piranjat” edhe shefi i radioterapisë në spitalin Onkolgjik, Orges Spahiu. Madje ai u shpreh se derisa një ekspert i huaj provoi se pajisja e brakiterapisë përcillte rrezatim në dhomëm ku mbahej, askush nga QSUNT nuk ishte në dijeni.

“Më pas u mor vendimi nga drejtoria, që së bashku edhe me ekspertët që ky burim të kalojë në një bunker të posaçëm dhe me mbrojtjen e duhur në mënyrë që të bëhet funksional dhe të shërbente për trajtimin e pacientëve më tej”, tha Spahiu.

Në rastin më të mirë kjo do të ishte një mungesë informacioni nga QSUNT për trajtimin e sëmundjeve të kancerit me radioterapi. Sigurisht e patolerushme. Por në rastin më të keq, do të ishte një papërgjegjshmëri totale, që nëse nuk do të ishte një ekspert I huaj për të kontrolluar, pasojat në spitalin onkologjik për shkak të rrezatimit mund të ishin shumë të rënda.

Por skandali me brakiterapinë nuk përfundon këtu. Deri më sot nuk ka asnjë të dhënë të saktë se si kanë ardhur në Shqipëri burimi I kobaltit dhe pajsija e tij, a janë blerë me procedurë prokurimi nga vendi ynë apo janë donacion nga IAEA. Kur bëhet fjalë për këtë argument, QSUNT hesht, duke treguar mungesë transparence dhe duke ngritur dyshime të forta.

“Piranjat” kanë dërguar disa herë shkresa drejt këtij institucioni, ku kanë pyetur se cila është procedura e kontraktimit të aparaturës, nëse pajisja ka qenë donacion apo nëse jo, sa i ka kushtuar buxhetit të shtetit. Dhe përgjigja e vetme që kanë marrë është se kjo pajisje ka ardhur si pasojë e projekteve të përbashkëta që QSUNT ka me IAEA./ Syri Tv

Etiketa: Brakiterapiaprojektiqsuntqsut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së”, raporti i KLSH: Në sistem u gjetën ilaçe të skaduara

16:22 : 02/10/2025
AKTUALITET

Vetëm 57 psikiatër dhe spitale të mbipopulluara/ Gjendja alarmante e shërbimeve të shëndetit mendor

19:24 : 01/10/2025
AKTUALITET

QSUT do t’i jepet një oligarku me koncension? Lëvizje të dyshimta dhe skema korrupsioni në shëndetësi

14:52 : 01/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisë

22:54 : 26/09/2025
AKTUALITET

Dorëhiqet drejtori i QSUT, Florenc Spaho

15:06 : 23/09/2025
AKTUALITET

Ndërron jetë në QSUT e burgosura 33-vjeçare

08:24 : 23/09/2025
Para

“Sude me gjyslyke”, Qori - Ramës: I paedukatë, i fiksuar në mënyrë perverse

TË GJITHA

Gazetari italian publikon librin për mafien shqiptare dhe takimin misterioz në Aruba

11:54 : 08/10/2025

Itali/ Shqiptari kapet me 10 kg heroinë në makinë, e kishte fshehur në sediljen e fëmijës

11:48 : 08/10/2025

“Rrasja në lule të ballit”/ Këlliçi publikon videon, akuzon Ramën për gjuhë urrejtjeje që nxit dhunë

11:40 : 08/10/2025

Zhduket 15-vjeçarja në Tiranë, familja apelon për ndihmë

11:31 : 08/10/2025

Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja

11:21 : 08/10/2025

Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

11:19 : 08/10/2025

Sara Mile kritikon Taulant Ballën dhe Maznikun: Kanë qenë të përgjumur për Elbasanin

11:09 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com