• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lupa e SPAK-ut mbi aromën e tradhtisë

08:27 : 01/11/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Në luftën e pashoqe kundër krimit të organizuar, korrupsionit në nivele të larta dhe pandëshkueshmërisë SPAK-u, goditi fort, duke drejtuar lupën e tij hetimore ndaj një kërcënimi të përmasave të papara!

Nuk është fjala për rreziqet e ngrohjes globale, as për rrezikun e një lufte bërthamore, as për rrezikun e asteroidëve dhe as për rrezikun e Inteligjencës Artificiale.

Lupa e hetimit të prokurorëve të SPAK shkoi te Elda Hoti një deputete e opozitës që guxoi të fuste një shishe parfum në Parlament. Madje ajo arriti deri aty sa te sprucoi sallën me parfum.

Harrojini baronët e drogës që gdhendin inicialet e tyre në muret e qyteteve me plumba. Harrojini vrasësit e abuzuesit. Vendi merr frymë i lehtësuar, sepse një nga 20 prokurorët që ka SPAK-u e ka përqendruar vëmendjen te i vetmi fajtor: një deputete që guxoi të sillte një shishe të vogël 50 ml në Parlament, që i shkaktoi një bezdi disa ministrave që nuhatën për herë të parë aromën e parfumin.

Lexo edhe:

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

Harrojini krimet kibernetike. Rreziku kryesor është krimi aromatik.

Në vend që në zyrat e SPAK-ut të ushtojnë shuplakat e drejtësisë ndaj mafies aty gjendet kohë për të hetuar “erën e rrezikshme” të rebelimit parlamentar.

Ndoshta javën tjetër, prokurorët e SPAK do të kalojnë te hetimi i krimeve më të tmerrshme—flitet se një tjetër deputete e opozitës është kapur duke lënë një qeskë çaji në gotën e saj plot tre minuta.

Ndërsa bosët e krimit enden të lirë në makina që duken si arsenale në lëvizje, ndërsa dosjet e abuzimeve e bëjnë Malin e Dajtit të duket si kodër, prokuror të SPAK-ut kanë kohe të hetojnë krimin e rëndë ndaj produkteve të higjienës personale.

Mos e dhëntë Zoti që t’i kthejnë sytë te bisedat në Sky Ecc apo EncroChat, te minierat digjitale ku kriminelët e vërtetë diskutojnë hapur për vrasjet, zgjedhjet, biznesin dhe politikën. Por kush ka kohë për këto gjëra kur një shishe parfumi shqetëson shumicën në Parlament?

Por, çdokush mund të fle i qetë sonte sepse jo vetëm është zbuluar aroma e parfumit, por edhe aroma e partisë.

Le të shpresojmë që SPAK-u të kujtojë se paguhet jo për të humbur kohë me gjëra qesharake, por të merret me kriminelët e vërtetë që po e trajtojnë vendin si kënd lojrash në pronën që u ka lënë baba.

Deri më tani SPAK është përmbytur me denoncime të rëndësishme dhe të pa rëndësishme. Mirë është të mos mbytet në një shishe parfumi…

Etiketa: aromaaromatizuesElda HotiLupalutfi dervishiparfumispaktradhtisë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025
AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

18:59 : 14/11/2025
Para

Parashikimi i motit për sot, sa pritet të shkojnë temperaturat

TË GJITHA

Shqipëri-Angli/ Thyhet mbrojtja kuqezi, Harry Kane zhbllokon shifrat (Video)

19:35 : 16/11/2025

Qipro akuzon Turqinë për shkeljen e hapësirës së saj ajrore

19:21 : 16/11/2025

Ushtarët izraelitë qëllojnë mbi paqeruajtësit e OKB-së në Liban

19:07 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Strakosha shpëton portën kuqezi, pjesa e parë mbyllet pa gola

18:53 : 16/11/2025

Përkeqësimi i motit/ Kapiteneria e Vlorës ndalon daljen në det të mjeteve të vogla

18:40 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Një dëmtim ndryshon planet e Silvinjos, titullari largohet nga fusha (Video)

18:34 : 16/11/2025

Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte forca dhe epiqendra e tij!

18:25 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com