• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Konjufca: Bashkimi Evropian nuk mund t’i imponojë Kosovës një projekt statut për Asociacionin

08:21 : 29/10/2024
në RAJONI

Kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca tha të hënën se hartimi i një projekt statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian ndërsa kritikoi bllokun për qasje jo të drejtë dhe diskriminuese ndaj Kosovës.

“Kështu që me ja imponu Kosovës në këtë mënyrë, me than ky është dokumenti edhe vetëm ky 20 faqesh dhe nuk ka tjetër dhe vetëm ky duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, unë mendoj jo që nuk është fer ndaj Kosovës por mendoj që është një qasje shumë diskriminuese e Bashkimit Evropian i cili Kosovën e trajton si një joshtet”, tha zoti Konjufca.

Tetorin e vitit të kaluar zyrtarët më të lartë evropianë i kërkuan Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe i dorëzuan një projekt statut për të, ndërsa Serbisë përmbushjen e pjesëve të marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto’ të Kosovës, sipas marrëveshjes së arritur mes palëve në Bruksel dhe në Ohër.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në atë kohë tha se ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin për Asociacionin i cili parasheh që Gjykata Kushtetuese të jap vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe sipas tij është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës kushtetuese të vendit.

Por, që nga ajo kohë nuk ka pasur lëvizje ndërsa Kosova dhe Serbia kanë akuzuar njëra tjetrën për mospërmbushje të marrëveshjes.

Lexo edhe:

Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO)

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tha javën e kaluar pas një vizite në Prishtinë dhe Beograd se pret nga Kosova që ta dërgojë projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa theksoi se ky mekanizëm nuk krijon një qeverisje apo një shtresë tjetër të pushtetit.

Zoti Konjufca tha se Kosova e ka pranuar projekt statutin për shqyrtim ndërsa theksoi se do të ngulë këmbë për të drejtën e saj që të propozojë vet një projekt statut për Asociacionin.

“Nuk mundet Bashkimi Evropian të të vendos para aktit të kryer, duke thënë këtë e kemi shkruar ne dhe këtë shpalle e dërgoje sepse ky është versioni i Kosovës. Nuk është ky versioni i Kosovës, ai është versioni i BE-së. Versioni i BE-së mund jetë konsultativ të cilin ne e marrim, në të cilën ne mund ta marrim klauzola të caktuara që janë për neve të arsyeshme por jo me thanë se ky është 100 për qind dhe nuk mundesh as një për qind me ndryshu sepse atëherë i bjen merre ose leje kjo praktikë. Unë jam kundër kësaj dhe do ta quaja këtë qasje diskriminuese të BE-së dhe mohim të shtetësisë së Kosovës”, tha zoti Konjufca.

Partitë opozitare kritikuan ndërkaq qasjen e pushtetit dhe për ndryshim të mendimeve kundruall propozimit të Bashkimit Evropian për themelimin e Asociacionit.

“Nëse zoti Konjufca do të thoshte kjo është e papranueshme, nuk pranoj me komentu fare draftin a është në përputhje apo jo me Kushtetutën, se nuk mundet me ju imponu shtetit të Kosovës një dokument i tillë por në atë kohë ka folur me terma afirmativ dhe e ka quajtur dokument të rëndësishëm dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe sot e pamë Glaukun tjetër. Pra këta janë joserioz dhe nuk janë qëndrime të një burrështetasi me qëndrime shtetërore, kjo është një situatë e mjerueshme”, tha shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

“Kosova duhet t’i zbatojë obligimet e veta por duhet t’i zbatojë duke garantuar që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ose opinioni i saj mbi parimet për statutin të zbatohet, duke ruajtur integritetin territorial të Kosovës dhe duke ruajtur karakterin unitar të shtetit të Kosovës. Pra ne i kemi tregu kriteret dhe e kemi këshillu se si me zgjidh çështjen”, tha shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se marrëveshja për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar është ligjërisht e detyrueshme. Sipas tyre normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është në qendër të angazhimit evropian rreth Ballkanit Perëndimor dhe se përparimi në zbatimin e marrëveshjes është i lidhur ngushtë me përparimin e të dyja palëve në proceset integruese./VOA

Etiketa: asociacioniGlauk KonjufcakosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO)

19:24 : 24/07/2025
RAJONI

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

11:56 : 24/07/2025
BOTA

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

10:56 : 24/07/2025
Lajmet e Dites

Kosovë/ PDK dhe AAK: Kërkesa e Osmanit për Kushtetuesen i jep kohë Vetëvendosjes

12:02 : 23/07/2025
RAJONI

Policia e Kosovës gjen raketahedhëse në Mitrovicë të Veriut, prodhim serb

18:36 : 21/07/2025
RAJONI

Kurti: Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për arritjen ose jo të një marrëveshjeje për institucionet

16:16 : 21/07/2025
Para

1,1 miliardë euro për kontrata e reja PPP që do të nisin në vitin 2025

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com