• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bylykbashi: Durrësi, shtrat i nxehtë për krimin e organizuar

17:24 : 27/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht deputeti i qarkut Durrës për PD-në, Oerd Bylykbashi, shprehet se nuk ka shqiptar dhe agjenci ligjzbatuese shqiptare apo e huaj që nuk e di se çfarë shtrati i nxehtë për krimin e organizuar është qyteti i Durrësit.

Çështja lidhet me ngarkesën e madhe të kontejnerëve të mbushur me mbetje të rrezikshme ,që sipas burimeve do të mbërrijë në Durrës në orët e para të mëngjesit të nesërm.

Në këtë kontekst, Bylykbashi theksoi se informatat e para lidhur me ngarkesën ishin për sot, por që në mënyrë të papritur mbërritja është shtyrë për nesër. Ai nënvizoi se ky ndryshim i papritur ngjall dyshime, duke shtuar një tjetër pikëpyetje për mënyrën e menaxhimit të këtij rreziku të madh. Deklarata e tij përmend mungesën e plotë të transparencës që e ka shoqëruar të gjithë këtë proces, një mungesë e cila, sipas tij, përbën një problem të thellë dhe një shqetësim serioz për qytetarët.

Për të përforcuar qëndrimin e tij, Bylykbashi rikujtoi një paralajmërim që kishte bërë në parlament vite më parë, në vitin 2014-2015, ku e përshkroi Durrësin si kryeqytetin e krimit të organizuar. Sipas tij, situata e tanishme është një provë konkrete e përshkallëzimit të këtyre aktiviteteve kriminale dhe mungesës së përkushtimit të autoriteteve për të siguruar transparencë dhe për t’i informuar qytetarët për ngjarjet që kanë ndikim të madh në jetën e tyre.

Lexo edhe:

Ministrja virtuale, Alimehmeti: Nuk ka vlerë, është një koncept qesharak që na e imponon Rama

Godet fort Tërmet Peçi / Nuk ja miraton qeverinë Ramës

Ai theksoi  faktin se mbetjet që do të mbërrijnë në Durrës kanë qenë të refuzuara nga shtete të tjera, duke ngritur pyetje të rëndësishme për sigurinë dhe përkushtimin ndaj interesit publik.

“Ajo që dimë deri në këtë moment është që anija me këta konteinerë, që përmbajnë mbetje të rrezikshme dhe helme, vjen nesër në mëngjes.

Fillimisht, mbërritja ishte njoftuar të paktën nga informacionet fillestare për sot, por tashmë flitet se do të jetë nesër në mëngjes. Gjithsesi, kjo ndryshon paksa fatin e këtij rreziku të madh që po i afrohet qytetarëve të Durrësit dhe më gjerë.

Një nga problemet më të mëdha të kësaj çështjeje, kësaj afere të rëndë, është mungesa totale e transparencës. E gjitha ka nisur dhe është zhvilluar në mungesë transparence dhe në fshehtësi, që shqiptarët të mos dinin se diçka e tillë po ndodhte. Tani që po vjen, askush nuk e di me saktësi të plotë se çfarë lloj ngarkesash helmuese po vijnë në portin e Durrësit dhe çfarë fati do të kenë më pas. Rreziku që këto mbetje të largohen prej aty fshehurazi apo në çfarëdo forme tjetër është i lartë. Gjithashtu, ekziston mundësia që të shpikët një histori për të justifikuar groposjen e tyre diku, me pasoja të rënda.

Arsyeja pse shtete të tjera i kanë refuzuar këto mbetje duhet të shqetësojë çdo qytetar të Durrësit dhe të Shqipërisë, për shkak të fatkeqësisë së mundshme që këto mbetje të groposen në zonat përreth, duke helmuar tokën, ambientin, ajrin, ujin, etj., me pasoja të rënda.

Po të mos ishte Rrjeti i Bazelit, askush nuk do ta merrte vesh këtë situatë dhe do të përballeshim me një gjendje shqetësuese, ku shumë mund të ndodhte dhe askush të mos e merrte vesh.

E kam thënë diku rreth viteve 2014-2015 në parlament se Durrësi është kryeqyteti i krimit të organizuar. Në atë kohë, ministri Klosi, i deleguar për Durrësin nga Partia Socialiste, tha: “Po ç’është kjo?” Por sot e kemi provë. Nuk ka durrsak që nuk e di këtë, nuk ka shqiptar që nuk e ka marrë vesh, dhe nuk ka agjenci ligjzbatuese shqiptare apo e huaj që nuk e di se çfarë shtrati i nxehtë për krimin e organizuar është qyteti i Durrësit, dhe sidomos çfarë baseni peshkaqenësh të krimit të organizuar dhe të korrupsionit është porti i Durrësit.”– u shpreh Bylykbashi në Syri TV.

Etiketa: Edi Ramakrimi i organizuarOerd Bylykbashiporti i durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ministrja virtuale, Alimehmeti: Nuk ka vlerë, është një koncept qesharak që na e imponon Rama

21:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Godet fort Tërmet Peçi / Nuk ja miraton qeverinë Ramës

20:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Çollaku: Me paratë e drejtësisë janë bërë pallate, SPAK të nisë hetimet

19:35 : 15/09/2025
AKTUALITET

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

17:19 : 15/09/2025
AKTUALITET

Ministrja virtuale, ironia e Gjokutaj: Qeveria më e korruptuar del partizane e luftës ndaj korrupsionit!

16:04 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve, në “shënjestër” gjyqtari Boshku

14:57 : 15/09/2025
Para

Ndahet jeta nga ish-lojtari dhe trajneri vlonjat, Skënder Brahimaj

TË GJITHA

Temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për sot

07:59 : 16/09/2025

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com