• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emigrantët/ Meloni s’po ia del. Si ra “kështjella prej rëre” 800 mln euro me Edi Ramën

11:03 : 27/10/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pas dështimit të një jave më parë, tashmë zbatimi i paktit të shumëdiskutuar Rama-Meloni për “depozitimin” e emigrantëve nga vendet e treta në Shqipëri duket se do të shtyhet në pafundësi dhe, me shumë mundësi, edhe mund të rrëzohet pa nisur mirë.

Të premten e kaluar (18 Tetor 2024), gjykata e emigracionit në Romë urdhëroi autoritetet italiane që të dërgonin në Itali 12 emigrantët e parë të dorëzuar në qendrën rezidenciale të Gjadrit, në vendin tonë.

Sipas trupës gjykuese, me dërgimin në Shqipëri të emigrantëve të paligjshëm të kapur në det, qeveria dhe mekanizmat e saj u kishin privuar të drejtën emigrantëve të paligjshëm nga Egjipti dhe Bangladeshi, për të marrë trajtimin ligjor dhe sipas Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Vendimi i gjykatës së emigracionit ishte një goditje shumë e rëndë për qeverinë e Xhorxhia Melonit, e cila u vendos në krye të një operacioni qindra-milionë euro për të “depozituar” një pjesë të emigrantëve në Shqipëri.

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Kush e normalizon regjimin Rama

Nga ana tjetër, ai vendim gjyqësor goditi edhe qasjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili, për të fituar disa pikë politike në arenën ndërkombëtare, u bë pjesë e një pakti tejet problematik.

Pas vendimit të gjykatës, Meloni premtoi një reagim të shpejtë dhe të ashpër, me qëllim që të rikthente në zbatim Paktin Itali-Shqipëri për emigrantët.

Pas tri ditë e tri netë të gjata, qeveria arriti të krijonte vetëm një draft-ligj, në bazë të të cilit zvogëlohet numri i atyre që quhen “vende të sigurta” nga vijnë emigrantët, si edhe për t’u hequr të drejtën gjyqtarëve që të kundërshtojnë dërgimin e tyre në qendra azili jashtë Italisë, si, në rastin konkret, në Shqipëri.

Por, siç raportojnë mediat italiane këtë javë, vrulli i Melonit u shua shumë shpejt, pasi kuadri ligjor dhe ai politik duket se nuk janë në krahun e saj. Më së pari, kryeministrja italiane dhe qeveria e saj duhet të bindin Presidentin e Republikës, Serxhio Matarela, për ndryshime ligjore.

Kreu i shtetit italian nuk ka dhënë asnjë shenjë që do të mbështesë planin gjysmak të Melonit, duke tentuar të shmangë një krizë të thellë politike në vendin fqinj.

Çfarë e solli krizën?

Një udhëzim i përbashkët ndër-ministror në Itali ka hartuar një listë vendesh “të sigurta”, nga të cilët nuk mund të pranohen emigrantë të paligjshëm dhe ata duhet të rikthehen në vendet e tyre. Në këtë “listë të sigurt” prej 22 vendesh bëjnë pjesë edhe Egjipti dhe Bangladeshi.

Në mesjavën e kaluar, Guardia di Finanzia kapi një dyzinë klandestinësh në det, nga Egjipti dhe Bangladeshi, dhe i dërgoi në kampin e Gjadrit në Shqipëri, duke shënuar edhe pikën fillestare të zbatimit të Paktit Rama-Meloni.

Tre ditë më pas, Gjykata e Emigracionit në Romë urdhëroi që 12 emigrantët të dërgoheshin në Itali, dhe nga aty të ndiqnin procedurat e kërkesës për azil.

Gjykata e Emigracionit u mbështet në një vendim të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, të marrë në fillim të Tetorit 2024, në të cilin thuhej se “vend i sigurt” konsiderohet ai që është i tillë në të gjithë pjesët e tij.

Për rastin e Egjiptit dhe Bangladeshit, gjykata italiane e Emigracionit konstatoi se është “vend i pasigurt” në disa pjesë të tij” dhe për këtë arsye, klandestinët e “depozituar” në Shqipëri duhet të dërgoheshin në Itali për të ndjekur procedurat e rregullta për azilin.

Shpërbërja e paktit Meloni-Rama

Pas këtij vendimi, kryeministrja e djathtë italiane, Xhorxhia Meloni, shpërtheu kundër gjyqësorit, duke e konsideruar trupën e gjyqtarëve si “paragjykues” dhe “të nxitur nga politikanët e majtë në opozitë”.

Ajo premtoi reagim të rrufeshëm, por gjërat nuk duket se janë aq të thjeshta.

E gjithë “furtuna” e ngritur prej saj, të paktën deri më tani, është nxjerrja nga lista e vendeve të sigurta të Egjiptit dhe Bangladeshit, si një masë në zbatim të vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, si edhe hartimin e një draft-ligji, në bazë të të cilit lista e “vendeve të sigurta” nga ku nuk pranohen klandëstinë nuk do të jetë më një vendim ndërministor, por një ligj (normë e parë).

Në këtë mënyrë, gjyqtarët nuk do të kenë mundësi që ta intepretojnë apo të kundërshtojnë, por vetëm ta zbatojnë ligjin.

Meloni ka numrat në parlamentin italian për ta miratuar këtë draft-ligj. Por, siç citohet në pjesën më të madhe të medias italiane, ai ligj i pritshëm do të ketë shumë të vështirë të kalojë filtrin e presidentit Matarela.

Ndaj, siç analizohet në median italiane, Meloni, me shumë mundësi, do të presë zhvillimet në zyrat e Bashkimit Europian, ku pritet të shqyrtohet një strategji e përbashkët kundër emigracionit klandestin, para se të ri-aktivizojë Paktin Itali-Shqipëri.

Zëdhënësja e Komisionit të Emigracionit në Bashkimin Europian, Anitta Hipper, tha së fundmi se “për momentin nuk ka lista të përbashkëta të BE-së për vende të treta të sigurta, por “pritet dhe do ta bëjmë, zbatimi i Paktit të ri për azilin dhe imigracionin”.

Brukseli ende nuk ka dhënë një datë ose kohë të përafërt se kur do të marrë në shqyrtim Paktin e Ri për Azilin dhe Emigracionin.

Deri në atë moment, Meloni, si edhe “vëllai i saj i vogël”, Rama, do të rrinë me sytë nga Brukseli, ndërkohë që po shijojnë shijen e hidhur të një Marrëveshjeje tejet të kontestuar.

Etiketa: 800 milion euroEdi RamaemigrantetGerogia Melonikështjella prej rërerefugjatet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
Para

U dëmtua ndaj Elbasanit, titullari i Skënderbeut humbet sfidën ndaj Partizanit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com