• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Deklaratat e Lu për SPAK, kujt po i justifikohet ambasadori amerikan?

18:51 : 01/05/2018
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al
Televizioni kombëtar Top Channel ka pyetur të martën Ambasadorin Amerikan, Donald Lu, lidhur me vonesën e krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Si pasojë e vonesës në krijimin e KLP-së, nuk është krijuar ende as prokuroria speciale antikorrupsion, SPAK.

Diplomati amerikan, në vijim të qëndrimeve të tij periodike, ka evidentuar si shkakun kryesor opozitën e djathtë, e cila ankimoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vetingut. Donald Lu e konsideroi si “sfidë të humbur” ankimin e opozitës. Si shkak të dytë për vonesën, ai rendit gjetja e kandidatëve të përshtatshëm nga radhët e juristëve jashtë sistemit të drejtësisë, të cilët do të aplikonin për këto struktura.

Pas këtij qëndrimi të diplomatit amerikan ngrihen disa pikëpyetje:
Së pari, për një televizion kombëtar si Top Channel duhet të pyesë ambasadorin amerikan për disa teknikalitete, të cilat tashmë publiku është në dijeni? Për më tepër, ambasadori Lu nuk është jurist që të ketë tagrin e përgjigjeve ligjore mbi çështjet që është pyetur. Natyrisht, ai ka dhënë suportin e tij për realizimin e Reformës në Drejtësi. Por mbështetja e tij ka qenë politike dhe Reforma është hartuar nga ekspertë, përfshirë edhe ata amerikanë të OPDAT-it amerikan

Së dyti, përse e kishte të nevojshme ambasadori që të ri-etiketonte opozitën si përgjegjëse për vonesën në Reformën në Drejtësi? Partia Demokratike ka shfrytëzuar mekanizmat e nevojshëm ligjorë për të shprehur kundërshtitë e saj lidhur me disa aspekte të antikushtetuetshmërisë së ligjit të Vetingut. Ankimi i Partisë Demokratike nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese dhe ligji nisi zbatimin siç ishte miratuar nga maxhoranca parlamentare. Por, i gjithë ky proces nuk mund të konsiderohet pengesë. Është një e drejtë kushtetuese, e cila u shfrytëzua nga opozita, si një grup i rëndësishëm interesi.

Së treti, përse u zgjodh kjo kohë që të pyetej ambasadori amerikan, kur krijimi i KLGJ dhe KLP nuk është më emergjente se sa bllokimi total i dy gjykatave më të rëndësishme-Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë?
Në median kryesore shqiptare tashmë është qartësuar idea se ambasadori Lu, më shumë se sa u përgjigjet pyetjeve të medias, kërkon prej tyre që të “përgatisin pyetjet” dhe më pas ai të përgjigjet. Pra, është një strategji tashmë e dukshme që ai zgjedh të përcjellë mesazhet e tij në një moment të caktuar dhe këtë e kamuflon sikur iu përgjigjet interesit mediatik.

Lexo edhe:

Vritet me armë ish-zyrtari në Greqi

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

Donald Lu zgjodhi të flasë në një kohë kur opinion publik shqiptar është tërësisht i përqëndruar tek mënyra se si do të votojë Këshilli Europian lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Këto kohë, kryeministri Edi Rama është në vështirësi të mëdha, sidomos për të bindur skeptikët gjermanë, francezë dhe hollandezë se qeveria e tij ka ndërmarrë reforma që forcojnë demokracinë shqiptare. Autoritetet e vendeve kryesore të Bashkimit Europian janë shumë dyshues mbi vërtetësinë e deklaratave të Ramës.

Deputetë të rëndësishëm gjermanë kanë ngritur dyshime thelbësore mbi vullnetin e Edi Ramës për të forcuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Dhe, në këtë situatë, shfaqet papritur Donald Lu dhe etiketon si përgjegjëse për vonesën në implementimin e saj….opozitën. njëlloj si Edi Rama.

Së fundmi, pikëpyetja kryesore është; kujt po i justifikohet ambasadori Lu për këto vonesa?
Diplomati amerikan është shfaqur si “kumbari” i Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Ai u përfshi në një përplasje të hapur me opozitën shqiptare, e cila konstatoi se varianti i Edi Ramës do të bllokonte tërësisht sistemin dhe krijonte kushtet që drejtësia të ishte në duart e kryeministrit dhe maxhorancës socialiste.

Shqetësimet e opozitës së djathtë sot po konfirmohen. Institucionet më të larta të drejtësisë ose janë në kolaps të plotë, ose nuk janë krijuar ende. Një system i ndërlikuar ligjesh dhe rregullash ka shkaktuar amulli në mënyrën e funksionimit të gjykatave dhe prokurorisë.

“Kumbari” i Reformës, Donald Lu, në përfundim të mandatit të tij në Shqipëri, nuk do të kishte dashur që fati i produktit të mbështetur prej tij të ishte një fiasko. Pra, ai sot mund të konsiderohet si bashkë-përgjegjës me Edi Ramën për bllokimin aktual të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ky rezultat negativ, me shumë mundësi, do ta shoqërojë në vijim të karrierës së tij. Ndaj, Donald Lu kërkon një fajtor- të cilin e gjen tek opozita e djathtë, edhe pse kjo e fundit, për shkak të numrave, nuk ka pasur asnjë mundësi kushtetuese për të ndikuar në Reformën në Drejtësi.

Lajme të lidhura

RAJONI

Vritet me armë ish-zyrtari në Greqi

08:41 : 18/06/2025
BOTA

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

08:32 : 18/06/2025
BOTA

Goditen bazat bërthamore e raketore iraniane, Teherani shënjestron me raketa hipersonike

08:28 : 18/06/2025
BOTA

Gjermania: Një në katër emigrantë do të largohet

08:25 : 18/06/2025
SHOW BIZ

Eliona Pitarka bëhet sërish nënë, gjininë e zbuloi përmes postimit prekës

08:23 : 18/06/2025
BOTA

Fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi përgënjeshtron lajmin e vdekjes së saj: Hera e dytë që vdes

08:22 : 18/06/2025
Para

Pesë zakonet që të zgjasin jetën me më shumë se një dekadë

TË GJITHA

Vritet me armë ish-zyrtari në Greqi

08:41 : 18/06/2025

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

08:32 : 18/06/2025

Goditen bazat bërthamore e raketore iraniane, Teherani shënjestron me raketa hipersonike

08:28 : 18/06/2025

Gjermania: Një në katër emigrantë do të largohet

08:25 : 18/06/2025

Eliona Pitarka bëhet sërish nënë, gjininë e zbuloi përmes postimit prekës

08:23 : 18/06/2025

Fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi përgënjeshtron lajmin e vdekjes së saj: Hera e dytë që vdes

08:22 : 18/06/2025

Rinumërimi i votave/ Sot hapen kutitë e Tiranës, procesi do të shtrihet për rreth 1 muaj

08:16 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com